Kapedan Baçi dhe peshkatarët e Radhimës

17 Korrik 2022, 14:41

Kapedan Baçi, peshkatari i vjetër në Radhimë të Vlorës është personazhi më i ri i emisioneve Veri Jug në stinën e nxehtë të verës. Historia e jetës së një njeriu që u lidh me detin kur ishte shumë i ri, pas kthimit nga studimet në Itali. Familja e madhe e peshkatarëve në një qendër peshkimi, ku punojnë 30 burra nga Radhima. Kapedan Baçi ka ngritur në mjediset pranë qendrës “Oriku” edhe një muze në natyrë, me objekte të nxjera nga thellësia e detit: spiranca të lashta anijesh, bova të vjetra deti si satelitë të vegjël, dhe në fund, një skafandër polumbarësh në një prej tryezave të qendrës. Ndiqni reportazhin “Kapedan Baçi dhe peshkatarët e Radhimës”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.