• VIDEO

    Përplasjet në PD, Kulluri: Të zhvillohen zgjedhje të reja! Në grupin e Rithemelimit janë bërë bashkë ato që vodhën vota për të bërë Bashën kryetar

    Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është në llogore shumë të forta. Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kullurin, një zgjidhje mes palëve do të ishte zhvillimi i zgjedhjeve në të reja  brenda strukturave të Partisë Demokratike, duke filluar nga seksioni më i vogël deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

  • VIDEO

    Gëzuar me “Rreze Dielli”

    “Rreze Dielli” do t’i ngrohë dhe do t'i bëjë më të bukura mëngjeset tuaja festive. Më 31 dhjetor deri në 2 janar do të jemi bashkë me të ftuar special të cilët do t’ju argëtojnë e do t’ju mbajnë mbërthyer pranë ekranit të Report Tv.

    Vitin e ri do ta presim me Osman dhe Evis Mulën, Arvin Kitën, Gjergj Lekën dhe Edlira Çepanin, ku bashkë me ta do të degustojmë antipastat e shijshme dhe plot receta festive  të gatuara nga zonja Albana.

    Interpretimet e mrekullueshme të fëmijëve të talentuar do t’i japin hare ditës  suaj ndërsa grupi ‘Miqtë e të shtunës’ do t’ju shoqërojnë me tingujt e veçantë të  serenatave korçare.

    Publicistja Raina Kovaçi dhe tenori Edmond Tullumani hapin dyert e shtëpisë së tyre në këto ditë festash për të festuar fillimin e një tjetër viti me të gjithë miqtë e Report Tv. ‘’ Rreze Dielli” ju uron Gëzuar Festat!

  • VIDEO

    I shpërthen në dorë një sasi lënde plasëse, humb jetën 27-vjeçari në Cërrik

    Një 27-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Cërrik, pasi i ka shpërthyer në dorë një sasi lënde plasëse.

    Ngjarja u regjistrua rreth orës 12: 30 në vendin e quajtur kryqëzimi i Fermës, teksa sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale. Nuk bëhet me dije lënda plasëse që i riu me inicialet E. R. kishte në dorë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Kadaif me arra

    Kadaif me arra

    Përbërësit:

    500 gr kadaif

    125 gr gjalpë

     1 gotë ujë

    arra të thërrmuara

    Për sherbetin

     3 gota ujë

     3 gota sheqer

     lëng limon

    Përgatitja:

    Hapim kadaifin në një tepsi dhe e spërkasim me gjalp të shkrirë dhe pak ujë. E punojmë sërisht derisa të mos  ketë toptha të vegjël.

    Vendosim në tepsi një shtresë kadaif, më pas një shtresë arra dhe sërish një shtresë kadaif.

    Kështu veprojmë derisa të mbushet tava. E vendosim kadafin të piqet në furrë të parangrohur derisa të marrë ngjyrë të artë.

    Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi kadaifi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe më pas e shërbetosim me shërbet të nxehtë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Patate të aromatizuara në furrë

    Patate të aromatizuara në furrë

    Përbërësit:

    1 kg patate të vogla

    1/2 lgj gjalpë

    1 lgj vaj ulliri

    1 kokë hudhër

    kripë, piper i zi

     piper i kuq djegës

     rozmarinë

    Përgatitja:

    Patatet i ziejmë për 15-20 minuta në ujë të nxehtë me kripë, shtojmë rozmarinë, fara speci djegës dhe vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në një tavë të nxehtë. I shtypim patatet shumë pak me fundin e një gote ose me dorë. Vendosim kokën e hudhrës dhe në fund I lyejmë patatet me pak gjalpë dhe vaj. I vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë celsius për 20 minuta.

  • VIDEO

    Kombinimi i verës me gatimet festive

    Someleria Entela cenko solli disa sygjerime në emisionin ‘’Rreze Dielli” për kombinimin e verës me gatimet festive.

  • VIDEO

    Studentja e mjekësisë që zbuloi pasionin e bizhuterive me rezinë

    Viktoria Spaho është studente e mjekësisë me një pasion të veçantë për krijimin e bizhuterive me rezinë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi për pasionin  e saj dhe realizmin e këtyre bizhuterive.

  • VIDEO

    Si të dekorojmë tavolinën e fundvitit me lule natyrale

    Dekorimi I tryezës së fundvitit është ndër më kryesoret për të gjitha amvisat. Në një intervistë në emsionin “Rreze Dielli” ju sjellim disa sygjerime se si të krijoni një kompozim të këndshëm për tryezen tuaj me lule natyrale.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Kofshë derri role në salcë mjalti

    Kofshë derri role në salcë mjalti

    Përbërësit:

    1-2 kg kofshë derri

     50 ml vaj ulliri

     4 lgj gjalpë

     8 thelpinj hudhër

     100 gr mustardë

     kripë, piper

     rozmarinë, trumzë

    Për salcën:

    250 gr sheqer kaf

     250 gr mjaltë

     1 lgj erëza miks

    Përgatitja:

    Fillimisht ngrohim furrën në 180 gradë. E spërkasim mirë mishin me kripë dhe e lyejm me vaj ulliri. Në një tigan vendosim rolen që të marrë ngjyrë nga të gjitha anët. Vendosim në tryezen e punës një letër alumini dhe sipër letrës së aluminit vendosim një letër pjekje. Vendosim një shtrat me bimë aromatike (trumzë, rozmarinë) dhe rolen e tiganisur.

    Në të njëjtin tigan ku përgatitem rolen e mishit vendosim thelpinjtë e hudhrës së bashku me gjalpin. I kaurdisim për 1 minutë dhe të gjithë masën e hedhim mbi rolen. E mbështjellim me letrën e pjekjes si karamele dhe e vendosim në furrë në zgarë qe të mos ngjitet. E pjekim për 2 orë e 30 minuta.

    Sa mishi të piqet ngadalë përgatisim salcën shoqëruese. Vendosim në një tenxhere të vogël sheqerin kafë, mjaltin dhe erëzat. I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë. Pasi të kenë kaluar rreth 2 orë nga pjekja e mishit, e nxjerrim nga furra, hapim letrën e pjekjes dhe e lyejmë mishin mirë me mustardë pikante dhe në fund shtojmë salcën e karamelizuar duke e vendosur pjesë- pjesë (cdo 5 minuta). E vendosim rolen përsëri në furrë dhe për 30 minuta të tjera.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 dhjetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga dorëheqja e Ruçit te rikthimi i zhurmshëm i Berishës në politikë ngjarjet që shënjuan 2021 te Basha zbret në bazë e deri tek një vit i pazakontë.

  • VIDEO

    2021, viti që ndau Bashën me Berishën, por ç’do të ndodhë me PD-në?

  • VIDEO

    Xhemollari në ‘Studio Live’: Në treg ka ende lodra të pasigurta për fëmijët, 3500 të bllokuara në 2021! Janë tre elementë kryesorë, ja si mund t’i dalloni

    E ftuar në studio ishte inspektorja Ilda Xhemollari nga Inspektorati Shtëtëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT). Ajo deklaroi se në treg ka ende lodra të pasigurta për fëmijët, por përqindja më e madhe e tyre janë të sigurta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv