• VIDEO

    Shkon të takojë shokun në Durrës, zhduket i riu pukjan Nail Arifa

    Nail Arifaj është një 43-vjecar me origjinë nga Puka, i cili rezulton i zhdukur për familjarët. Familja Arifaj ishin zhvendosur që heret në Tiranë. Ishte data 24 tetor i vitit 1999 kur Naili udhëton drejt Durrësit tek tezja e tij për të blerë një pajisje për makinën. Ai e kalon natën atje ndërsa të nesërmen niset për në Tiranë. Ai përshëndetet me tezen dhe djali i saj Gëzim Ahmetaj e përcjell deri tek autobuzat. Pasi ndahen askush nuk do ta mendonte se ai do të ishte kontakti i fundit me Nail Arifajn, pasi që nga ai moment askush nuk ka mundur të mësojë asgjë për fatin e 43-vjeçarit. Të merakosur familjarët kanë bërë denoncim në polici, por pa asnjë rezultat. Ai gjithmonë kishte shprehur dëshirën në familje, ndaj dyshimet e familjes dhe shpresa e vetme është se Arifi mund të ketë ndërtuar një familje në një shtet tjetër. Familjarët i drejtohen emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë me shpresën se një dritë jeshile do të ndizet.

  • VIDEO

    Vdekja e elektricistit në punë, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH në Memaliaj

    Drejtuesi i punimeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Memaliaj, Altin Zhupa, është vënë në pranga ditën e sotme, i akuzuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë pasi elektricisti Agron Manaj humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

  • VIDEO

    Banorët e Postribës në protestë, bllokojnë rrugën: Uji që na vjen në çezma s’është as për bagëtinë! Detyrohemi ta blemë! Administratori: Problem sa herë ka shi

    SHKODËR- Banorët e 5 fshatrave të njësisë administrative Postribë kanë protestuar duke bllokuar rrugën pranë Urës së Mesit. Shkak i protestës është bërë uji i pijshëm i cili është tej mase i ndotur. Ato paguajnë rregullisht ujin e pijshëm, por nga ana tjetër detyrohen të paguajnë çdo ditë duke blerë ujin për konsum se ai që u vjen në çezma është i pistë. Banorët fajësojnë një kompani private e cila po zhvillon një gurore duke bërë ndërhyrje sipas tyre në burimet e ujit.

     
  • VIDEO

    Emigrantët vijnë në Shqipëri për të festuar ndërrimin e viteve, fluks në Portin e Vlorës

    Edhe pse situata nga pandemia në shtetin fqinjë nuk është e mirë, emigrantët shprehen se kanë mall për familjarët e tyre, ndërsa ka dhe nga ata që kanë me shume se dy vite që nuk kanë qenë në Shqipëri për shkak të pandemisë.

  • VIDEO

    Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, arrestohen djali i xhaxhait dhe fqinji i tij! Ndihmuan autorin dhe tentuan të fshihnin ngjarjen

    Të qënit një gjak nuk e ka ndaluar djalin e xhaxhait të Albi Bashaliut që të ndihmonte në ekzekutimin e tij. Veiz Bashaliu, 41 vjeç u arrestua sot bashke me fqinjin e tij, Mikel Xhaja 30 vjeç, të cilët akuzohen se ndihmuan autorët në ekzekutimin e 32-vjeçarit Bashaliu.

    Sipas Policisë, Bashaliu dhe Xhaja kanë tentuar të fshehin rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar policinë për t’u informuar për krimin, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Ëmbëlsirë pa sheqer, pa vezë

    ËMBËLSIRË PA SHEQER, PA VEZË

    Përbërësit:

    4 fç miell

    2 portokalle (lëkurë + lëng)

    ½ lugë kafeje sodë buke

    3 lgj konjak / uzo / raki

    ½ fç ujë

    ¼ fç vaj

    1 fç arra të thërrmuara

    Për sherbetin:

    1 ½ fç mjaltë

    ½ fç ujë

    ½ lgj kanellë

    ½ lk karafil

    Përgatitja:

    Në një tas të madh bashkojmë fillimisht produktet e lëngshme: lëngun e portokallit, ujin, vajin, konjakun (uzon ose rakinë) dhe sodën. Tek mielli vendosim lëkurën e grirë të portokallit. Marrim dy masat dhe i përziejmë. E punojmë me duar derisa të realizohet një brumë i plotë dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.

    Marrim një pjesë brumi e punojmë duke i shtuar pak miell. E hapim që të bëhet petë e hollë. E presim në shirita të hollë dhe secilit shirit i japim forma të ndryshme.

    Në një tigan të thellë hedhim vaj dhe pasi të nxehet shumë vendosim format e petëve dhe i skuqim. 

    Përgatisim sherbetin dhe e hedhim tek petët (sherbeti i ngrohtë – petët e ftohta ose anasjelltas). Në fund e spërkasim ëmbëlsirën me arra të thërrmuara.

  • VIDEO

    Viti i ngjarjeve të bujshme, horoskopi i 2022 sipas astrologut Jorgo Pulla

    ‘’Viti karrierës dhe i ngjarjve të bujshme politike’’ kështu shprehet astrologu Jorgo Pulla për vitin 2022, ndërsa bën një parashikim të detajuar për secilën shenjë të horoskopit.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Rizoto me shegë

    Rizoto me shegë

    Përbërësit:

    1 qepë

    1 lgj vaj ulliri

    1 lgj gjalpë

    2 fç oriz

    4 ½ fç buljon perimesh

    ½ fç lëng shege

    ½ fç verë e kuqe

    1 majë luge spec djegës

    1 lgj djathë grana

    Përgatitja:

    Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me pak vaj dhe gjalpë qepën e grirë imët. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë kuardisjen për pak minuta. Më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë kokrrat e shegës si dhe buljonin e perimeve të cilin e hedhim në mënyrë graduale duke e përzier herë pas herë. Në fund shtojmë specin djegës dhe djathin kackavall të grirë.

    E servirim rizoton të ngrohtë dekoruar me kokrra shege.

  • VIDEO

    Bamir Topi, viti politik 2021

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 29 dhjetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga lista e re me pronarët që marrin tapinë dhe ata që kompensohen te rikthimi i dy "gjeneralëve të ushtrisë së vdekur" e deri tek Oliveri e ka mbushur kupën.

  • VIDEO

    'Metamorfoza politike e Berishës', Topi në Report Tv: Pasi u shpall 'non grata' dhe pa që kishte mbështetës pa se mund të munde Bashën

    Bamir Topi në Report Tv tha se Berisha ka pësuar një metamorfozë të dukshme në politik pasi u shpall "non grata".

    "Ka një metamorfozë të dukshme në sjelljen politike të Berishës, i pari erdhi pasi u shpall non-grata. Ai bënte sikur nuk kuptonte arsyet e vendimit. Pastaj filloi të shikojë me sytë e tij që një pjesë e mbështetësve ishin me të. Në momentin e parë ishte në mbrojtje, hap pas hapi, filloi të krijonte forca, kur e pa që ekipi i tij e kalonte mesin e fushës dhe po shkonte në fushën kundërshtare, pa që mund të shënonte gol. ", tha Topi.

  • VIDEO

    Skandali i pagave/ Ekspertët në Report Tv: Muça: Ka nisur sabotazhi në punë, punonjësit presion për rritjen e pagave! Pashaj: Pres në 2022 që të bëhet rritja më e madhe e pagave! Didanaj: Tregoi hapur evazionin fiskal

    Efektet negative dhe ato pozitive që do vijnë pas publikimit të pagave ishte fokusi i diskutimit ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Publikimi i mbi 694 mijë pagave të punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, sipas ekspertëve do të kenë një ndikim të madh social në vend.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv