• VIDEO

    Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni

    Ky është mesazhi që aktori I madh Ilir Jacellari sjell në intervistën e dhënë ekskluzivisht për emisionin Veri Jug.

  • VIDEO

    Jeta e Ilir Jacellarit, aktorit VIP të 50 filmave

    Historia e jetës së artistit të arteve të bukura, aktorit, piktorit dhe fotografit Ilir Jacellari, qe e nisi jetën në Itali si emigrant dhe sot është ndër artistët e njohur të kinematografisë italiane.

  • VIDEO

    Ekskluzive, aktori i ‘La Casa De Papel’ flet shqip në emisionin ‘N’kohë’: Të dua Shqipëri! Rrëfimi i yllit të Netflix, për prapaskenat e serialit më të ndjekur në botë

    Nga detajet e prapaskenave te audienca globale, rrëfehet për herë parë aktori i “La Casa De Papel”, Luka Peros në emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv.

    Peros, i cili luan personazhin “Marsella” te seriali më hit i momentit “La Casa De Papel”,  ka provuar të flasië shqip. ”Të dua Shqipëri “ ka thënë ai gjatë intervistës me gazetarin Ermal Qori.

  • VIDEO

    'Marseja' e 'La Casa de Papel' rrëfehet sot në 'N’kohë' në Report Tv, nga prapaskenat e serialit hit te mesazhi për shqiptarët

    Nga detajet e prapaskenave te audienca globale, rrëfehet për herë parë  aktori i 'La Casa de Papel', Luka Peros në Report Tv.

  • VIDEO

    Berisha afat Bashës për të lënë zyrën, Hoxha në 'Kontrast': Në PD s'duhet të diskutohet me ultimatume! Në 5 janar s'do ndodh asgjë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i ftuar sot në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, tha se nuk e konsideron aspak komode që në një parti si PD të diskutohet për ultimatume, brava e dyer.

  • VIDEO

    Çfarë rrezikon më shumë 'privatësinëe' e shqiptarëve? PD në gjykatë?

    Në një lidhje në Skype, Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi, duke folur në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, u shpreh se kanë nisur hetimet në lidhje me të dhënat personale të publikuara më herët.

  • VIDEO

    Situata në PD, Dash Sula propozon zgjidhjen: Të mblidhemi e të mbyllemi brenda selisë, si kardinalët kur zgjedhin Papën deri kur të dalë tymi i bardhë

    Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është e trishtueshme. Kështu tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv deputeti i PD-së Dash Sula, i cili përsëriti që të gjithë demokratët të bëhen bashkë dhe të gjendet mundësia që palët të ulen, pasi ky konflikt po i sjellë dëm opozitës në tërësi. Si zgjidhje për përplasjen, Dashnor Sula propozon që të gjithë bashkë, ato që janë rreshtuar me Berishën dhe ato me Bashën, të mblidhen brenda selisë së PD-së për disa ditë, siç mblidhen kardinalët kur zgjidhet Papa në Vatikan dhe t’i jepet fund krizës.

     
  • VIDEO

    Në prag të Krishtlindjes, Pastori Akil Pano mesazh të ndjerë për të gjithë besimtarët

    Në prag të Krishtlindjes, pastori Akil Pano ishte I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv bashkë me bashkëshorten e tij Lindita Pano, të cilët në vigjilje të kësaj Krishtlindje vendosën të rrëfejnë për këtë ditë të rëndësishme në religjonin e tyre. Ndërsa në fund të bisedës pastori dha edhe një mesazh vërtet të ndjerë për të gjithë besimtarët që most ë humbasin besimin tek zoti:

    Mesazhi ynë është që mos u ndjeni vetëm realiteti I padukshëm I zotit na mbështjellë, zoti është shumë më pranë sesa ne kemi menduar ndonjëherë dhe në këtë vrapimin tonë që hera-herës kërkojmë të vrapojmë , vrapojmë nga dhimbja, nga vuajtja, nga frika, vrapojmë mbase edhe nga Shqipëria, fatkeqësisht në 30 vite tranzicion nuk ishim në gjendje të ndërtonim një vend që do t’I mbante bashkëkombasit brenda pasi ndërtuam një shoqëri egoiste. Mos vraponi nga zoti  por vraponi drejt tij. Pra, mund të vrapojmë prej shumë gjërave por shkoni tek zoti, ejani tek zoti me një zemër besimi. ai ju do dhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët ‘Gëzuar Krishtlindjen’ dhe Vitin e Ri” u shpreh ai gjatë fjalës së tij në intervistën e realizuar në “Rreze Dielli” me moderatoren Androniki Kolka.

  • VIDEO

    Historia e dashurisë midis Pastorit dhe inxhinieres, një rrëfim i veçantë

    Të gjithë e kanë ndjekur pastorin Akil Pano në shumë programe të ndryshme televizive,  por pakkush e di se përtej citimeve bilblike apo këshillave të një pastori, Akili jeton një jetë të lumtur familjare. Në një intervistë në emsionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ku ishte i ftuar sëbashku me Linditën, për të folur për këtë ditë të veçantë të religjonit të tyre, ata u ndalën edhe tek martesa  më shumë se 20 vjeçare. Pasi sot ishte një ditë e veçantë për çiftin Pano, sepse përpos Krishtlindjes përkonte edhe me propozimin e martesës së tij për bashkëshorten Linditën. I pyetur për këtë ai rrëfeu historinë e veçantë të dashurisë midis tyre:  

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallatë ruse me panxhar

    Sallatë ruse me panxhar

    Përbërësit:

    ½ kg patate

    2-3 karrota

    1 panxhar të vogël

    4 kastraveca turshi

    50 gr bizele

    50 gr fasule

    1 vezë e zier

    150 gr djathë kaçkavall

    100 gr proshutë

    6 lgj majonezë

    1 lgj uthull

    Kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim perimet të ziejnë dhe më pas i lemë të ftohen dhe i presim në kubikë të vegjël. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas ku kemi vendosur majonezën. Shtojmë kripë dhe pak uthull dhe i trazojmë mirë.

     

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Fileto gici me mjaltë dhe fistik

    Fileto gici me mjaltë dhe fistic

    Përbërësit:

    600 gr fileto gici

    2 lgj mjaltë

    1 lç soja

    Lëngu i 1 limoni

    Fara speci djegës

    Fistik i grirë

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim fileton në racione dhe e vendosim të ziejë për pak minuta në ujë me kripë. Përziejmë mjaltin me sojën, lëngun e limonit, farat e specit djegës dhe piperin. Me këtë masë lyejmë filetot, i spërkasim me fistik dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë të lartë për 10 minuta.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Keku i krishtlindjes me fruta të thata

    Keku me rrush të thatë i krishtlindjes

    Përbërësit:

    500 gr miell që fryhet
    4-5 kokrra vezë
    240 gr gjalpë i shkrirë

    500 gr fruta të thata si rrush, kajsi, boronicë, kumbulla
    50 gr fistik të grirë
    100 gr sheqer i bardhë

    100 gr sheqer pluhur
    1 lugë kanellë
    ½ lugë sodë buke
    1 bustinë vanilje me rum
    1 gotë lëng portokalli
    1 gotë lëng limoni
    Përgatitja:

    Tresim në një tigan gjalpin dhe vendosim frutat e thata me sheqerin e bardhë dhe lëngun e portokallit. I lemë të ziejnë për 4-5 minuta. E kalojmë masën në një tas të madh dhe e lemë të ftohet në temperaturë ambienti.

    Pasi masa të jetë ftohur hedhim në të miellin, sodën e bukës, sheqerin pluhur, kanellën, lëngun e limonit, vaniljen. Rrahim vezët mirë dhe i hedhim tek masa e brumit. I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një brumë i butë.

    Brumin e vendosim në një formë keku të lyer me gjalpë.  Mbi të shtojmë fistikët dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.  

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv