-
VIDEO
Pse po dalin të dhënat personale të shqiptareve? A po synohet destabiliteti?
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 24 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga sa paguhen personazhet VIP të skenës e televizionit te miliarderët që ndjekin Berishën e deri tek rrjedhje apo vjedhje.
-
VIDEO
‘Sëmurte vajzën e vogël,që të takonte të dashurin’/Shokon vjehrri me akuzat
Një 63-nga Berati vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të denoncuar ish-nusen e familjes Rebiona Canko. Mbesa 6-vjeçare është kthyer në një mollë sherri pas ndarjes së prindërve dhe largimit nga banesa të nënës së saj. Shkëlqim Xherimeja vjen të rrëfejë këtë histori pasi prej 2019 rrezikon të humbasi mbesën e tij. Gjithçka nisi kur vajza e vogël u sëmur 4 vite me parë. Familja Xherimeja akuzon nënën e të miturës se jo vetëm që nuk u kujdes kur e bija ishte në spital, por e braktisi atë për të dashurin në Itali, ku jetojne ende dhe sot. Cifti u divorcuan, në vitin 2019, ndërsa me vendim Gjykata vajza i kaloi në kujdestari babait. E ëma u rikthye në Shqipëri në janar të vitit 2019 dhe kërkoi të takonte vajzën e saj. Ish-bashkëshorti Grabon Xherimeja pranoi, por në vendin e takimit 26-vjeçarja u paraqit me të dashurin e saj dhe shumë persona të tjerë të rrezikshëm, të cilët morën me forcë të miturën. Një ditë më pas familja Xherimeja bëri kallëzim në polici për “rrëmbim”, por tërhoqin denoncimin pasi Rebiona e ktheu të bijën në shtëpi. 33-vjeçari ende edhe sot ndihet i kërcënuar nga ish-bashkëshortja, e cila kërkon të marrë me çdo kusht vajzën 6-vjeçare. Ish-nusja ka lënë të hapur në familjen Xherimeja një tjetër problem me zyrën e përmbarimit, pas marrjes së një kredie të pashlyer.
-
VIDEO
Rama për skandalin e pagave, eksperti i IT në Report Tv: Konferencë qesharake nga ana teknike! Një krim shtetëror, frikë se çfarë mund të nxjerrin në vazhdim
I ftuar në Report tv për të folur rreth skandalit të publikimit të pagave dhe konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama gjatë mesditës së sotme, ekspertin IT Besmir Semanaj tha se ajo ishte qesharake nga ana teknike dhe se ka frikë se ka akoma të dhëna të tjera që mund të publikohen në vazhdim.
-
VIDEO
Publikimi i pagave/ Softa: Skandal i përmasave të mëdha, do ketë efekte sociale! Zhilla: Qytetarët do të jenë më të shantazhueshëm! Të merren masa që të parandalohen dëmet ekonomike
Pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Për ekspertin e kriminlasitikës Fatjon Softa ky është një skandal i përmasave të mëdha dhe se do të ketë efekte të sociale
-
VIDEO
Festat po afrojnë, specialistja ju tregon si të dekoroni shtëpinë dhe tryezën për fundvit
Festat e fundvitit po afrojnë dhe shumë prej vajzave dhe zonjave pyesin për trendet e ngjyrave dhe objekteve që po përdoren më shumë në arredimin e shtëpise dhe të tryezes. Duke qenë se festat e fundvitit janë momentet më të bukura që mbledhin familjarët dhe miqtë në shtëpi e rreth një tryeze, kënaqësia për të dekoruar shtëpinë sa më bukur dhe për të konsumuar një drek apo një dark rreth një tryeze të dekoruar sa më mirë, shton dëshirën tek gjithsecili për të krijuar një ambient sa më festiv.
Interior designer Anila Hetoja në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv tregoi të gjitha detajet që duhet të dini për të krijuar ambientin sa më festiv për familjen tuaj.
-
VIDEO
Festivalet e Jazz-it në Shqipëri, rikthejnë muzikën e munguar
Në një ntervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv instrumentisti Sokol Sejdo tregoi për rikthimin e festivaleve të Jazz-it në Shqipëri, një zhaner mjaft I bukur I muzikës që I ka munguar prej një kohe të gjatë publikut shqiptar.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Bakllava role me fistik
Bakllava role me fistik dhe kakao
Përbërësit:
1 pako peta
150 gr gjalpë
250 gr fistik të grirë
100 gr kakao
Për sherbetin:
2 gota sheqer
1 gotë ujë
2 gota qumësht
Vanilje
Përgatitja:
Petën e lyejmë me gjalpë të shkrirë dhe e pudrosim me kakao dhe fistikët e bluar. E mbledhim role me ndihmën e një okllaie, e shtypim nga skajet derisa të formohen pala dhe rrudha si të dredhanikut. I rradhisim në tavë dhe i lyejmë me gjalpin e mbetur. I vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë për 40 minuta derisa të marrin ngjyrë.
Ziejmë sherbetin per rreth 2 minuta dhe e lemë të ftohet. Më pas shtojmë qumështin e ftohtë së bashku me vaniljen.
Sapo të dalin bakllavatë nga furra të ngrohta i sherbetosim me sherbetin e ftohtë (mirë është që bakllavatë t’i presim para se t’i vendosim në pjekje).
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Antipastë festive/kurora e krishtlindjes
Antipastë festive / kurora e krishtlindjes
Përbërësit:
1 gjoks pule
Mustardë
Keçap
Hudhër
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Arra të grira
Patate
Majonezë
2-3 lgj ujë
3 vezë të ziera
1-2 karrota të ziera
150 gr djathë kaçkavall
4 kastraveca turshi
Kopër të grirë
Djathë tosti
Spec i kuq
Shegë
Përgatitja:
Marinojmë gjoksin e pulës me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër të grirë, mustardë dhe keçap. E vendosim në një letër pjekje më pas e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë të piqet për 40 minuta. Më pas gjoksin e pjekur të pulës e presim në kubikë të vegjël.
Në një pjatancë vendosim një formë rethore në qendër. Në anësore vendosim një shtresë me copëzat e pulës, një shtresë me arra të grira, një shtresë me patate të ziera të grira në rende. I ngjeshim me një lugë.
Marrim majonezën dhe e hollojmë me 2-3 lugë ujë të vakët. E punojmë pak dhe e hedhim si shtresë sipër duke i dhënë formën e kurorës. Vezët e ziera i presim në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë me shtresat e tjera të antipastës. Grijmë karrotat në rende dhe vendosim përsëri salcën e majonezës. Kastravecin turshi e vendosim të prerë në feta të holla si dhe djathë kaçkavall të grirë në rende. Vendosim përsëri pak salcë të holluar dhe e vendosim antipastën në frigorifer për rreth 30 minuta.
Në fund para se t’a servirim e dekorojmë me shegë, shirita speci të kuq, kopër dhe djathin e tostit të cilin e kemi prerë në forma yjesh.
-
VIDEO
Afati 100 ditor për ristrukturimin e PS, Rama analizë me Gjiknurin! Takimi një ditë pas mbledhjes prej 6 orësh me kabinetin qeveritar
Pas takimit prej 6 orësh dje me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama po vazhdon analizën sot me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin. Takimi po zhvillohet në 'Vila 30', në ish-Bllok. Kujtojmë se Rama kishte lënë një afat prej 100 ditësh edhe për ristrukturimin e PS, ndërsa po ditën e sotme do të zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë, ku do të prezantohet platforma e re për "Konsultimin e madh Kombëtar".
Kujtojmë se kjo platformë është prezantuar nga kreu i qeverisë para formimit të qeveris së re, e cila synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve.
-
VIDEO
Skadal/ Dalin sheshit pagat e shiqptarëve
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga megaskandali me pagat milionat që fitojnë VIP-at dhe zyrtarët më të lartë te burri i sekretares personale të Berishës do gjykojë përplasjen në PD e deri tek çfarë di arkivisti?