• VIDEO

    Si të shpëtoni nga tensioni I lartë? Ylli Merja tregon ‘’ minutën e artë”

    Në rubrikën e përjavshme ‘’ Bima dhe shëndeti”” në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ mjeku popullor Ylli Merja tregoi mënyrat se si mund të shpëtoni nga tensioni I lartë.

  • VIDEO

    Dora njerëzore ‘zhvesh’ malin, gurët bien në shtëpi, banorët e Shëngjinit frikë nga rrëshqitja e tyre

    Shtëpitë janë të ndërtuara shumë pranë malit, e qytetarët e Shëngjinit jetojnë me frikën se masivë shkëmbor do tu bien mbi banesa. Duke bërë fajtorë dorën njerëzore që ka prerë pemët e kanë ndërtuar në mal, banorët bëjnë apel që shteti të ndërhyjë për të shmangur ndonjë tragjedi.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supë e mëndafshtë me speca të kuq

    Supë e mëndafshtë me speca të kuq 

    Përbërësit:

    1 kg speca të kuq

    1 qepë

    2 thelpinj hudhër

    1 lç piper

    1 patate

    4 lgj vaj ulliri

    1 lç koncentrat

    lëng pule ose buljon perimesh

    majdanoz

    kos për servirje

    Përgatitja:

    Vendosim specat e kuq të spërkatur me pak kripë në furrë për 30 minuta në 180 gradë. Pasi specat të jenë pjekur i vendosim në ujë ose celefon që të zbuten dhe të largojmë lehtësisht lëkurën. Më pas i pastrojmë nga farat dhe i presim hollë. 

    Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën, hudhrën, pataten dhe specat. Shtojmë buljonin dhe e lemë supën të ziejë për 30 minuta. Nga fundi shtojmë 1 lugë çaji koncentrat, më pas e vendosim supën në blender dhe e kthejmë në krem. E servirim me majdanoz të grirë imët dhe me nga një lugë kos. 

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Ëmbëlsirë role me krem djathi

    Ëmbëlsirë role me krem djathi   

    Përbërësit:

    2 lgj kakao ose 3 lgj çokollatë e bluar

    300 gr biskota

    2 banane

    qumësht i kondensuar

    maskarpone

    4 mandarina

    3 kivi

    Fruta pylli

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim në blender biskotat dhe i thërrmojmë. Më pas shtojmë bananet dhe kakaon dhe masën e përgatitur e punojmë si brumë dhe e hapim mbi një letër pjekje me duar ose okllai. Përziejmë kremin e djathit me qumështin e kondensuar. Shtojmë mbi petën e hapur të biskotave kremin dhe frutat e copëtuara. E mbledhim role dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 15-20 minuta.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Tavë patate për festa

    Tavë patate për festa

    Përbërësit:

    9 patate

    70 gr miell

    1 lgj rigon

    1 lgj qepë e grirë

    1 lgj hudhër e grirë

    500 gr sallam miks

    250 gr mocarela ose miks djathrash

    1 spec i kuq

    1 spec jeshil

    3 vezë

    1 pako fryrës

    kripë, piper

    Përgatitja:

    Lyejmë një formë në pjesën e poshtme dhe anësore me pak yndyrë. Më pas vendosim një letër pjekje.

    Grijmë patatet në rende dhe më pas i shtrydhim mirë për të larguar ujin e patateve. Shtojmë tek patatet qepën e grirë, hudhrën e grirë, miellin, djathin e grirë,  kripën, piperin dhe rigonin. E ndajmë masën në 1/3. Tek pjesa më e madhe shtojmë disa lloje sallami të prerë në kubikë të vegjël, specin e kuq dhe jeshil gjithashtu në kubikë dhe vezët. E vendosim të gjithë këtë masë në tavë dhe më pas vendosim pjesën tjetër të patateve që ndamë. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të piqet për rreth 1 orë e 30 minuta.

  • VIDEO

    Për disa nisin problemet financiare, parashikimi javor i horoskopit nga Jorgo Pulla

    Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 27 dhjetor deri në 31 dhjetor) për të gjitha shenjat.

  • VIDEO

    Përkeqësimi i motit në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

    Përkeqësimi i motit në Vlorë ka detyruar kapitenerinë që të ndalojë daljen në det të mjeteve të vogla lundruese, deri më datë 28 dhjetor. Ky njoftim nuk vlen për tragetet.

    "Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 26-27.12.2021 në drejtimin  Jug-JugLindje  në  forcën  4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit  të  Vlorës dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

  • VIDEO

    Dalja e përroit të Sopotit nga shtrati, banorët e lagjes Lënxat në Lazarat prej dy ditësh të bllokuar! Probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Gjirokastrës

    Reshjet e shiut që kanë kapluar Gjirokastrën, kanë bërë që prej dy ditësh banorët e lagjes Lënxat në Lazat të qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e fshatit.

  • VIDEO

    Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari në Peqin! Dyshohet për hakmarrje, vëllai në burg pasi në qershor vrau 44-vjeçarin pas sherrit për gërvishtjen e makinës

    Një 35-vjeçar është ekzekutuar në rrugë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:40, teksa mësohet se viktima është identifikuar si Albi Bashaliu.  Vetë viktima Albi Bashaliu ishte arrestuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 27 dhjetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Baze sulmon Berishën duke i thënë nekrofil te e vërteta e fabulës së marrëveshjes Basha-Rama e deri tek a zgjidhet me këshillim popullor?

  • VIDEO

    Njihuni me jetën, sfidat dhe rolet e Ilir Jaçellarit

    Gëzuar krishtlindjet, gëzuar vitin e Ri! Me këtë urim për ju nga stafi I televizionit ReportTv dhe emisioni Veri Jug vijmë në të djelat festive të fundvitit. Sot, sjellim për ju një personazh të rrallë, një artist në fushën e kinematografisë. Quhet Ilir Jaçellari, e nisi jetën si emigrant në Romë dhe ka realizuar mbi 50 role në filma të drejtuar nga regjisorë të mëdhenj si Daniele Vicari në filmat Horizonti I ngjarjeve dhe Aligatori. Me regjisorin Gabriele Muçino në filmin A casa tuti bene. Me regjisorin Ridlei Scott, krahas aktorit të famshëm Germano Gentile, me regjisor Hleb Papu, etj, etj. Intervistën ekskluzive për gazetarin Agim Pipa, aktori I madh Jaçellari e dha në skenën e amfiteatrit në Parkun pranë Liqenit Artificial. Njihuni me jetën, sfidat dhe rolet e Ilir Jaçellarit.

  • VIDEO

    Rolet dhe regjisorët e filmave të Ilir Jacellarit

    Në intervistën për gazetarin Agim Pipa, aktori VIP Ilir Jacellari rrëfen ditët e xhirimeve në filmat e realizuar nga regjisoret e medhenj Daniele Vicari, Gabrielle Mucinno, Hleb Papu, Ridley Scott etj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv