• VIDEO

    Sa të rrezikshëm janë antibiotikët tek fëmijët, pediatria apel për prindërit

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, pediatria Sonila Biba këshilloi prindërit për rastet kur duhet dhe nuk duhet përdorur antibiotiku tek fëmijët. 

  • VIDEO

    Si të dallojmë sjelljen e fëmijës nëse është abuzuar seksualisht me të?

    Në një intervistë në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, psikologia Arjana Muça tregoi gjithcka që duhet të dini në lidhje me profilin klinik të një pedofili. Kush janë mekanizmat me të cilat ata mbrojnë dhe justifikojnë krimet e tyre ? Cfarë ndodh në mendjen e një pedofili?  Dhe si duhen trajtuar raste të tilla në shoqëri?

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supa e pulës me e veçantë dhe më e shijshme/ Sallatë me patate dhe lakër

    MINI PIZZA ME QOFTE

    Përbërësit

    330 gr miell

    200 ml qumësht

    2 lgj vaj ulliri

    ½ lugë kafeje kripë

    pak sheqer

    maja birre

    400 gr mish i grirë

    2 qepë

    kripë

    piper i zi

    piper i kuq

    Përgatitja:

    Hedhim tek qumështi kripën, sheqerin, vajin dhe majanë e birrës. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin gradualisht. E punojmë brumin dhe e lemë të vijë për 30 minuta.

    Tek mishi i grirë shtojmë qepën, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E punojmë brumin e qofteve dhe e vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta.

    Më pas marrim brumin dhe e ndajmë në toptha të vegjël. I vendosim në një tepsi dhe i lemë sërish të pushojnë. Pas pak secilës ndarje i bejme nga një gropë të vogël në mes ku vendosim nga një qofte. Rrahim një vezë dhe lyejme me furçë mini pizat e krijuara. I spërkasim në fund me djathë kaçkavall të grirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

    SUPË PULE

    Përbërësit:

    gjoks pule

    karrotë

    selino

    qepë

    miell

    qumësht

    gjalpë

    kripë

    piper i zi

    piper i kuq

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë pulën së bashku me perimet. Më pas lëngun e përftuar e kullojmë.

    Në një tenxhere kaurdisim gjalpin me miellin për të krijuar beshamelin. Shtojmë buljonin  (e përftuar nga pula dhe perimet) si dhe gjoksin e pulës të cilin e kemi bërë fije fije. Hedhim dhe pak qumësht dhe e lemë supën të marrë valë.

    Aromatizojmë pak vajin e ullirit me piper të kuq dhe e shtojmë tek supa në momentin që e servirim.

    SALLATË ME PATATE DHE LAKËR TË KUQE

    Përgatitja:

    3 patate të mëdha

    ½ lakër të kuqe

    1 karrotë

    1 tufë majdanoz

    2 qepë të njoma

    1 limon (lëngu)

    1 lgj mustardë

    2-3 lgj vaj ulliri

    kripë

    piper i zi

    piper i kuq

    Përbërësit:

    Ziejmë patatet në ujë të vluar me kripë. I lemë patatet të ftohen dhe më pas i presim në kubikë dhe i vendosim në një sallatiere ku shtojmë qepët e njoma të prera në rondele, lakrën e kuqe të prerë mesatarisht, karrotën dhe majdnozin e freskët.

    Trazojmë në një enë vajin e ullirit me mustardë, lëng limoni, kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe marinojmë sallatën.

     

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Pica të vogla me qofte

    MINI PIZZA ME QOFTE

    Përbërësit

    330 gr miell

    200 ml qumësht

    2 lgj vaj ulliri

    ½ lugë kafeje kripë

    pak sheqer

    maja birre

    400 gr mish i grirë

    2 qepë

    kripë

    piper i zi

    piper i kuq

    Përgatitja:

    Hedhim tek qumështi kripën, sheqerin, vajin dhe majanë e birrës. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin gradualisht. E punojmë brumin dhe e lemë të vijë për 30 minuta.

    Tek mishi i grirë shtojmë qepën, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E punojmë brumin e qofteve dhe e vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta.

    Më pas marrim brumin dhe e ndajmë në toptha të vegjël. I vendosim në një tepsi dhe i lemë sërish të pushojnë. Pas pak secilës ndarje i bejme nga një gropë të vogël në mes ku vendosim nga një qofte. Rrahim një vezë dhe lyejme me furçë mini pizat e krijuara. I spërkasim në fund me djathë kaçkavall të grirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 10 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha dorëzon sot 4200 firma për thirrjen e Kuvendit të PD te foltorja dhe kundërfoltorja e deri tek titulli punë portierësh.

  • VIDEO

    ‘Lufta’ brenda PD-së/ Starova: Gabimi i fundit i Bashës është mos dhënia e dorëheqjes! Muça: Kryedemokrati ka mbështetje të madhe nga SHBA! Meçaj: Koha e të dyve ka përfunduar

    TIRANË- “Berisha-Basha, koha e kujt ka përfunduar”...ishte tema e trajtuar sot në ‘Repolitix’, ku pati debate mes të ftuarve në Report Tv. Analisti Arben Meçaj, koha e të dyve ka përfunduar e në luftën mes 2 figurave kryesore të opozitës, ajo që po humbet është Partia Demokratike.

    “Koha e Berishës ka përfunduar që 2013, edhe Bashës ka kohë që i ka ikur koha, se është produkt i Berishës, s’mund të bënte më shumë se ai, në këtë betejë natyrisht që Basha do ikë, jam i sigurt se shumë nga grupi do lënë Bashën dhe do shkojnë te Berisha, Basha nuk ofron më se nuk ka shitur, një shitës që ka marrë me diçka për të shitur, do i heqin qiranë  dhe Basha do ikë, PD po kthehet në kohën e Berishës të ikur, në këtë luftë po humbet PD dhe ky është shqetësimi”, tha Meçaj në ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga.

  • VIDEO

    Pas tre vitesh ’Pa Gjurmë’ e gjen, flet 21-vjeçarja: Mezi prita të mbushja 18 vjeç, për t’u arratisur nga babai’! Shokohet i ati: Vajzën ma kanë trafikuar (VIDEO)

    Një ditë pasi babai i saj Gazmir Dani e kërkoi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV një telefonatë që mbërriti gjatë transmetimit live tregoi për një vendndodhje të munshme të 21-vjeçares në Itali. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, përgjatë 24 orëve në vijim u arrit që stafi të siguronte një foto të Leonorës, si dukej ajo pas 3 viteve nga zhdukja e saj. Me një imazh krejt ndryshe nga një vajzë brune me kaçurrela, ajo kishte ndryshuar look-un ndërsa ishte shndërruar në bjonde. Fotoja që ’Pa Gjurmë’ publikoi në emision shokoi jo pak të atin, të cilit iu deshën pak sekonda për të njohur vajzën e tij, e cila u zhduk në moshën 18-vjeçare. Madje i ati reagoi ashpër, duke i qëndruar të njëjtit dyshim të tij se Leonora është e trafikuar dhe se ’mbahet peng’.

     
  • VIDEO

    Hidhet nga ura ish e trafikuara, kërkoi prindërit në program: Më pranoni, jam bija juaj

    Kjo ka qenë intervista e fundit dhënë për një media shqiptare, nga 46-vjeçarja Adelina Sejdini, e cila bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion. Adela vendosi t’i jap fund jetës duke u hedhur nga ura, në një mbikalim hekurudhor në Itali. Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe dhe për herë të parë foli edhe në një media shqiptare, në emisionin ’Pa Gjurmë’ Report TV puntatën e 16 qershorit të vitit 2019. Falë denoncimit të saj, 40 persona u arrestuan dhe 80 të tjerë u raportuan, ku të gjithë i përkisnin mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë. Në intervistën e dhënë për emisionin ’Pa Gjurmë’ një ish-punonjëse seksi e lindur në Durrës, Adelina shokoi live, ndërsa pati guximin të denonconte shfrytëzuesit e saj. Por në intervistën e fundit të dhënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, ajo kërkoi për herë të dytë të bënte një tjetër apel publik, për familjen e saj, e cila e kishte mohuar për 25 vite me radhë dhe ndaj Adelina e konsideronte veten te humbur. Në një rrëfim rrëqethës ajo foli edhe për sëmundjen nga e cila ishte diagnostikuar prej kohësh, ndërsa kurohej me tumor në spitalin në San Matteo. Ajo deklaroi se nuk kthehej kurrë më në Shqipërisë nga frika se mund ta vrisnin. Në shkrimet e publikuara nga mediat italiane për shqiptaren që pati një fund tragjik, dhe një jetë të vështirë mes tortura thuhet se Adelina nuk donte më shtetësinë shqiptare, vendin të cilin e la në vitin 1996 dhe familja gjithashtu e mohoi. Ajo nuk kishte askënd në vendin ku i lind, ndërsa kërkonte me ngul nënshtetësinë italiane. Ajo e kishte paralajmëruar vdekjen e saj, ndërsa për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes. Por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda. Me urdhër të autoriteteve, pasi u pranua në Kapitele, ajo do të duhej të kthehej në Pavia, ku po trajtohej dhe kishte përfunduar gjithashtu në terapi intensive. Por Adelina Sejdini nga Roma nuk u kthye më.... dhe të shtunën e kaluar u hodh nga një mbikalim hekurudhor duke i dhënë fund jetës së saj të pazakontë.

  • VIDEO

    'Mezi prita të arratisesha nga babai,jam në Itali’/Flet e humbura,shokohet i ati

    Merr fund saga e zhdukjes së 21-vjeçares nga fshati Tapizë e Krujës. Leonora Dani gjendet pas tre viteve, ndërsa u zhduk nga Kamza mëngjesin e 16 korrikut të vitit 2018 pasi u nis për në punë. Një ditë pasi babai i saj Gazmir Dani e kërkoi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV një telefonatë që mbërriti gjatë transmetimit live tregoi për një vendndodhje të munshme të 21-vjeçares në Itali. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, përgjatë 24 orëve në vijim u arrit që stafi të siguronte një foto të Leonorës, si dukej ajo pas 3 viteve nga zhdukja e saj. Me një imazh krejt ndryshe nga një vajzë brune me kaçurrela, ajo kishte ndryshuar look-un ndërsa ishte shndërruar në bjonde. Fotoja që ’Pa Gjurmë’ publikoi në emision shokoi jo pak të atin, të cilit iu deshën pak sekonda për të njohur vajzën e tij, e cila u zhduk në moshën 18-vjeçare. Madje i ati reagoi ashpër, duke i qëndruar të njëjtit dyshim të tij se Leonora është e trafikuar dhe se ’mbahet peng’ Po, vajza ime është kjo, por s’bën as një lek si njeri, si qenka katandisur. Ajo ka kaluar tmerre, e kuptoj nga ndjenjat e mia si baba dhe për këtë jam shqetësuar shumë. Që kur ka ikur nuk kam vënë gjumë në sy. Normal, “jeta luksoze” në Itali e ka ndryshuar shumë. ’Pa Gjurmë’ arriti të sigurojë dhe një numër telefoni të Eleonorës, e cila hodhi poshtë akuzat e ngritura nga babai duke lënë në pikëpyetje arsyen pse nuk donte të kishte kontakte më me të. Ajo i tha gazetares Odeta Dume në një lidhje me skype se ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk ishte e humbur. Madje duke shtuar se e kishte planikuar arratisjen e saj, në pritje pwr të mbushur moshën 18-vjeçare. E reja nga Fushë Kruja la të kuptohej se konfliktet me babain pas divorcit të prindërve, në vitin 2010 kanë qenë tepër të rënda. Aq sa ajo ka vendosur të mos flasë më për këto çeshtje. Odeta Dume: Përshëndetje! Leonora Dani: Përshëndetje! Odeta Dume: Je mirë me shëndet ? Leonora Dani: Jam shumë mirë, si jeni ju? Odeta Dume: Tani e dashur Leonora, që të flasim si dy vajza të rritura, se ti je vetëm 21 vjeçe. Babai juaj ka qenë në studion time te emisioni “Pa Gjurmë” dhe të ka denoncuar të humbur, pasi ai ka tre vite që nuk flet me ju. Ka bërë dhe një denoncim tani, në polici për humbjen tënde. Policia ka mundur të zbulojë nga sistemi TIMS hyrjet dhe daljet dhe ti jeton në Itali aktualisht. Leonora Dani: Po Odeta Dume: Ti je 21 vjeçe, je e rritur dhe vendos vetë për fatin tënd. Unë nuk i di marrëdhëniet e tua me babain Leonora Dani: Tani, ti po më sheh. Dukem mirë apo jo ? Odeta Dume: E dashur Leonora, babai juaj mendon që ju ndoshta për shkak të moshës mund të jeni trafikuar në Itali, jeta juaj mund të jetë në rrezik Leonora Dani: Unë jam shumë mirë, çfarë pata për t’ju thënë jua thashë. Unë kam zgjedhur jetën time, si çdo kush ka të drejtë të bëj jetën e vet. Nuk kam bërë asnjë krim. Për çfarë më bëjnë denoncim, se nuk e kuptoj ? Unë kam ikur për një arsye, se nuk kam ikur kot dhe nuk dua të ke të bëj më me këtë. Nuk dua të dalin më muhabete në emrin tim. Unë juve si gazetar mund t’jua vërtetoj, nëse ju doni Odeta Dume: Leonora më duket e habitshme, me babain s’dua të flas, me nënën s’kam kontakte... Leonora Dani: Ata të dy kanë zgjedhur jetën e vet, ashtu edhe unë zgjodha timen. Ata nuk po i shqetëson njeri, nuk po u sulet njeri nga mbrapa, I kam lënë të qetë dhe unë dua të jem e qetë, moj zonjë. Odeta Dume: Unë e kuptoj, por këtë histori e mbyll ti e dashur Leonorë, që do marrësh guximin dhe këtë gjë ta thuash, pse ke frikë të flasësh me babain ? Leonora Dani: Zemra e fëmijes, të paktën zemra ime nuk e bën kurrë të denoncojë as bab as nënë, e para, por kjo paska qenë gabim. Unë me atë njeri nuk dua të kem të bëj, nuk është se kam frikë. Nuk dua të kem të bëj zero. Siç nuk kam pas dashur këto 3 vjet dhe nuk dua të kem të bëj. Odeta Dume: Çfarë ka ndodhur mes teje dhe babait, pse ti nuk do më për gjithë jetën të flasësh me babain dhe vendose, mezi prite të mbushje 18 vjeçe dhe të largoheshe nga Shqipëria ? Çfarë ka ndodhur në atë familje ? Leonora Dani: Çfarë ka ndodhur në atë familje, unë jam askushi për ta thënë këtë dhe nuk kam ndërmend të flas më për këtë gjë. 21-vjeçarja hedh poshtë akuzat e një ditë më parë të të atit. Divorci i prindërve, pas tradhëtisë bashkëshortore të nënës Yllka Shabani, arratisja e nënës me një shtetas grek, organizimi i një atentati ndaj ish-bashkëshortit, si dhe tentativa për t’i dhënë për birësim fëmijët shkaktuan jo pak trauma u artikuluan në studio nga babai. Ndaj ai drejtoi gishtin tek ish-bashkëshortja, ajo e cila sipas tij ishte shkaktarja e zhdukjes të së bijës. Por kjo e fundit në reagimin e saj rrëfeu një tjetër variant të historisë.

  • VIDEO

    Gjendet 21-vjeçarja e humbur, refuzon të lidhet me familjes

    Merr fund saga e zhdukjes së 21-vjeçares nga fshati Tapizë e Krujës. Leonora Dani gjendet pas tre viteve, ndërsa u zhduk nga Kamza mëngjesin e 16 korrikut të vitit 2018 pasi u nis për në punë. Një ditë pasi babai i saj Gazmir Dani e kërkoi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV një telefonatë që mbërriti gjatë transmetimit live tregoi për një vendndodhje të munshme të 21-vjeçares në Itali. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, përgjatë 24 orëve në vijim u arrit që stafi të siguronte një foto të Leonorës, si dukej ajo pas 3 viteve nga zhdukja e saj. Me një imazh krejt ndryshe nga një vajzë brune me kaçurrela, ajo kishte ndryshuar look-un ndërsa ishte shndërruar në bjonde. Fotoja që ’Pa Gjurmë’ publikoi në emision shokoi jo pak të atin, të cilit iu deshën pak sekonda për të njohur vajzën e tij, e cila u zhduk në moshën 18-vjeçare. Madje i ati reagoi ashpër, duke i qëndruar të njëjtit dyshim të tij se Leonora është e trafikuar dhe se ’mbahet peng’ Po, vajza ime është kjo, por s’bën as një lek si njeri, si qenka katandisur. Ajo ka kaluar tmerre, e kuptoj nga ndjenjat e mia si baba dhe për këtë jam shqetësuar shumë. Që kur ka ikur nuk kam vënë gjumë në sy. Normal, “jeta luksoze” në Itali e ka ndryshuar shumë. ’Pa Gjurmë’ arriti të sigurojë dhe një numër telefoni të Eleonorës, e cila hodhi poshtë akuzat e ngritura nga babai duke lënë në pikëpyetje arsyen pse nuk donte të kishte kontakte më me të. Ajo i tha gazetares Odeta Dume në një lidhje me skype se ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk ishte e humbur. Madje duke shtuar se e kishte planikuar arratisjen e saj, në pritje pwr të mbushur moshën 18-vjeçare. E reja nga Fushë Kruja la të kuptohej se konfliktet me babain pas divorcit të prindërve, në vitin 2010 kanë qenë tepër të rënda. Aq sa ajo ka vendosur të mos flasë më për këto çeshtje.

  • VIDEO

    ‘Pija çdo ditë 2 shishe alkool, doja të vdisja’ biznesmeni rrëfen momentet e tij të vështira dhe luftën me depresionin

    Në një rrëfim për emisionin ‘Rreze Dielli’ tregon momentet e tij të vështira, luftën e gjatë me sëmundjen dhe tentativën për vetvrasje përmes alkoolit. 

    Rrija në Barcelonë dhe mbaj mend se për më shumë së 2 javë nuk haja bukë, pija vetëm alkool. Pija alkool që të vdisja, nuk e doja më veten.

  • VIDEO

    Historia e pazakontë e biznesmenit vlonjat: Si mposhta depresionin dhe shpëtova nga vetvrasja

    Tani më kemi dëgjuar dhe lexuar se si sporti ndikon  pozitivisht në shëndetin fizik dhe atë mendor. Aktiviteti fizik ka një rol të madh dhe në shëndetin mendor dhe në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit. Pikërisht kjo është edhe historia frymëzuese e Pirro Xhakës. 60- vjecarit nga vlora i cili arriti të mposhte vitet e gjata të depresionit vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Në një rrëfim për emisionin ‘Rreze Dielli’ tregon momentet e tij të vështira, tentativën për vetvrasje, luftën e gjatë me sëmundjen dhe alkoolin  dhe se si i shpëtoi vdekjes duke u frymëzuar nga një marins amerikan që te përmirësonte shëndetin përmes sportit. Prandaj sot ka një thirrje për të rinjtë dhe të moshuarit, që ta bëjnë sportin pjesë të jetës së tyre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv