-
VIDEO
Zahiretë e dimrit/ Reçel me petale trëndafili dhe ullinj të konservuar me kripë të trashë
Zonja Albana sjell versionin më të shpejtë dhe të thjeshtë të zahireve, këtë episode sjell recelin me shije te vecante nga petalet e trendafilit dhe ullinj te konservuar me kripë të trashë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Pure patate me spinaq dhe koper
PURE PATATE ME SPINAQ DHE KOPER
Përbërësit:
6 patate mesatare
200 gr spinaq
200 ml qumësht
2 lgj gjalpë
100 gr djathë kaçkavall
½ tufë koper
kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë patatet dhe i presim në kubikë të mëdhenj. I vendosim në tenxhere me uje që të ziejnë. Më pas i shtypim me pirun. shtojmë kripë, piper, qumësht dhe pak spinaq të zjerë, i cili do t’i japë një ngjyrë të bukur puresë. Vazhdojmë punimin e patateve dhe përbërësve të tjerë derisa të marrin formën e puresë. Në fund shtojmë gjalpë dhe djathë kaçkavall dhe e servirim me koper të freskët.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Paçe me bisht lope
PAÇE JAHNI ME BISHT LOPE
Përbërësit:
1 ose 2 bishta lope
3-4 lgj vaj ulliri
1 qepë e grirë hollë
500 ml verë e bardhë
1 kg domate
3 degë selino
3 karafila
2 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
fara speci djegës
kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht presim në copa pjesët e bishtit. Në një tigan të madh ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin për 8-10 minuta derisa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë qepën, vazhdojmë kaurdisjen dhe më pas e shuajmë me verë dhe e lemë të gatuhet për rreth 15 minuta në zjarr të mesëm.
Shtojmë më pas domatet, hudhrën, dafinën, karafilin, specin djegës, kripë dhe piper. E lemë të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 3 orë. Nga fundi i procesit të zierjes shtojmë një salcë të përgatitur me selino e cila do të trashë gatimin. Në një tenxhere vendosim degët e selinosë të prera për së gjati dhe i lemë të ziejnë në temperaturë të ulët për 4-5 minuta. Këtë masë e shtojmë tek mishi i zjerë dhe përzierjen e bëjmë jo me lugë por duke rrotulluar paksa tenxheren.
Ky gatim serviret me pure patate, oriz, bollgur ose kus kus.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 9 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Basha debat me Ramën për eurobondin te po, fola me Shkëlzen Berishën kur ndodhi Gërdeci e deri tek kriminalizimi i elitës.
-
VIDEO
Satber Maka: Më ndanë për së gjalli nga djali 8 vjeç
Viti 1982 ishte vit vendimtar për jetën e Satber Makës dhe gjithë familjes së saj. Çdo ditë i bënin presion që të divorcohej nga i shoqi Sulejmani, i cili dikur, kishte kryer 10 vite burg, në një kohë kur ata as nuk njiheshin. Satberi kishte rezistuar. Nuk u ishte nënshtruar presioneve për divorc. Në zyrat e regjimit e kishte kuptuar se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e mbase edhe djalin 8 vjeç ishte mohimi dhe braktisja e të shoqit. Nëse do ta bënte këtë do ti shpëtonte internimit, nëse jo, vendi ishte paracaktuar. Në Baltas të Fierit. Satberi do të përfundonte pikërisht atje. Por hakmarrja ndaj saj nuk do të ndalej me kaq, sepse asaj do t;ia merrnin edhe djalin 8 vjeç e do e conin në Ballsh që të punonte me të dënuar të tjerë. Por si do ta përballonte ajo ndarjen nga djali. Po djali si do të jetonte i vetëm larg nënës?
-
VIDEO
Buxheti, FRPD me Bashën apo Berishën dhe kriza në Maqedoni
11 dhjetori duket se është një ditë që do të përcaktojë fatin e të gjithë demokratëve, e në këtë vorbull përplasjesh është futur edhe FRPD-ja. Edhe këta të fundit presin pikërisht atë se çfarë do të ndodhë me Kuvendin Kombëtarë të partisë, për të hapur garën për kryetarin dhe strukturat e reja të Forumit Rinor, pasi vendimin e Lulzim Bashës, e quajnë nul. Analisti Fejzi Hajdari, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, ka komentuar mbi situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Hajdari thotë se kryeministri Zoran Zaev po luan cirk, pasi ai nuk e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ashtu siç paralajmëroi pas disfatës që partia e tij, LSDM pësoi në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Me 74 vota pro dhe 49 kundër, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi aktin normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2021, një nga pikat e të cilit, dalja nëtregjet ndërkombëtare, për marrjen e një eurobondi prej 700 milionë eurosh
Analisti Fejzi Hajdari, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, ka komentuar mbi situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Hajdari thotë se kryeministri Zoran Zaev po luan cirk, pasi ai nuk e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ashtu siç paralajmëroi pas disfatës që partia e tij, LSDM pësoi në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Basha hapi garën për FRPD/ Sekretari i Përgjithshëm i Forumit te ‘5 pyetjet’: S’ka zgjedhje para 11 dhjetorit! Në 25 prill presionoheshin numëruesit pse Këlliçi po merrte më shumë vota se kryetari
11 dhjetori duket se është një ditë që do të përcaktojë fatin e të gjithë demokratëve, e në këtë vorbull përplasjesh është futur edhe FRPD-ja. Edhe këta të fundit presin pikërisht atë se çfarë do të ndodhë me Kuvendin Kombëtarë të partisë, për të hapur garën për kryetarin dhe strukturat e reja të Forumit Rinor, pasi vendimin e Lulzim Bashës, e quajnë nul.
-
VIDEO
Ndryshimet në buxhetin 2021, ish-drejtoresha e Tatimeve, Shehaj në Report Tv: Kemi një qeveri që po rrit borxhin! Nuk ka investime, bëhen shpenzime për të paguar koncesionet
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj thotë se qeveria me aktin normativ të mirauar sot për ndryshimin e buxhetit, po rrit borxhin. E ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Shehaj tha se pavarësisht se qeveria po rrit shpenzimet, asnjë investim nuk është parë deri tani, duke shtuar se paratë shkojnë për të paguar koncesionet
-
VIDEO
"Kafja e gabuar e Gjekmarkajt"
-
VIDEO
‘Iku me të dashurin,fëmijët i la në jetimore’/Babait i zhduket sërish vajza nga Kamëza
Leonora Dani 21-vjeçarja nga fshati Tapizë e Krujës e cila rezulton e humbur prej tre vitesh, është një tjetër rast që denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga babai Gazmir Dani. E reja u nis drejt Kamzës, mëngjesin e 16 korrikut 2018, ku prej një viti punonte në një fasoneri, por nuk u kthye më. Ajo vendos të braktisë edhe djalin me të cilin ishte e fejuar prej 6 muajsh. Mesa dukej 21-vjeçarja e kishte planifikuar mirë largimin e saj pa kthim, ndërsa me vete kishte marrë edhe pasaportën, gjë e cila ngriti dyshimet se e reja mund të kishte kaluar kufirin. Ky fakt u zbulua një muaj më pas nga vetë Leonora, e cila pasi kontakton me hallën e saj, nëpërmjet rrjeteve sociale zbulon vendndodhjrn e saj në Itali. Babai ngre dyshimet se vajza kanë rënë pre e trafikimit dhe nga studio e emisionit kërkon të mësojë ku ndodhet e bija.
-
VIDEO
Largohet 21-vjeçarja,babai:Ish-gruaja tentoi të më vriste,zhduku edhe vajzën
Leonora Dani 21-vjeçarja nga fshati Tapizë e Krujës e cila rezulton e humbur prej tre vitesh, është një tjetër rast që denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga babai Gazmir Dani. E reja u nis drejt Kamzës, mëngjesin e 16 korrikut 2018, ku prej një viti punonte në një fasoneri, por nuk u kthye më. Ajo vendos të braktisë edhe djalin me të cilin ishte e fejuar prej 6 muajsh. Mesa dukej 21-vjeçarja e kishte planifikuar mirë largimin e saj pa kthim, ndërsa me vete kishte marrë edhe pasaportën, gjë e cila ngriti dyshimet se e reja mund të kishte kaluar kufirin. Ky fakt u zbulua një muaj më pas nga vetë Leonora, e cila pasi kontakton me hallën e saj, nëpërmjet rrjeteve sociale zbulon vendndodhjrn e saj në Itali. Babai ngre dyshimet se vajza kanë rënë pre e trafikimit dhe nga studio e emisionit kërkon të mësojë ku ndodhet e bija. E përcolla dhe e pashë kur mori urbanin e Fushëkrujës. Kur erdhi ora 15:00 fillova të shqetësohesha, pasi ajo nuk po kthehej në të njëjtën orar që vinte gjithnjë. Diçka dyshova, por mendova se mund të kishte humbur autobusin. Kur u errësua aty i humba shpresat. E mora në telefon, por i dilte i fikur. Kisha me të një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo kërkoi vetë të punonte dhe e kisha dritën e syve. Vajzën e kisha fejuar në moshën 18 vjeçe dhe ajo e mori me dëshirën e saj. 6 muaj pas fejesës ajo më zhduket. Kishin ca acarime të vogla, dhe kohët e fundit rrinte pak si e mërzitur. Por mua nuk më tha asgjë. I ka shkruar motrës sime dhe hallës së vet përmes internetit një muaj pasi u largua, se ndodhej në Itali, por i kërkon të mos i tregonte askujt për bisedën që po bënin bashkë. Vajza i kishte dërguar edhe disa foto të një djali me të cilin ishte larguar, përson të cilin ne nuk e njihnim. Motra ime i kërkon një adresë, ndërsa ajo nuk kishte pranuar duke i mbyllur bisedën. Me largimin e vajzës, babai zbulon të tjera probleme që lanë gjurmë tek e bija, ndërsa zhdukjen e saj e lidh me disa rrethana, që ndikuan në jetën e saj. Kishte pak kohë kur u nda nga i fejuari i parë. Kjo ishte fejesa e dytë që pati. Herën e parë u fejua me shkuesi në moshën 17-vjeçare. Djali jetonte në Itali dhe atje shkoi për të jetuar, por vajzës nuk i pëlqeu asgjë atje ku qëndroi për një muaj ku kishte tentuar edhe vetëvrasje. E linte vetëm në makinë dhe ai largohej, ndërsa vajza mëson se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ne dyshojmë se këto fejesa u prishën nga nëna e saj. Unë dyshoj se ajo ka kontaktuar me nënën e saj e cila i braktisi në Athinë. Divorci i prindërve, pas tradhëtisë bashkëshortore të nënës Yllka Shabani ndikoi jo pak tek Leonora asokohe 10 vjeçe dhe tek vëllai i saj më i vogël. Arratisja e nënës me një shtetas grek, organizimi i një atentati ndaj ish-bashkëshortit, si dhe tentativa për t’i dhënë për birësim fëmijët shkaktuan jo pak trauma. Ndaj babai drejton gishtin tek ish-bashkëshortja, ajo e cila sipas tij është është shkaktarja e zhdukjes të së bijës. Me veprimet që ajo bëri në Greqi e ka kaluar të qënurit një kriminele. Nëna është ngatërrestare e gjithë këtyre muhabeteve. Prova dhe fakte nuk kam, por ajo ka ndikuar për keq. Pas divorcit mr të, kujdestarinë e fëmijëve e mora unë. Ish-gruaja ime e kërcënonte në fillim vajzën në telefon. Ajo e deshi kujdestarinë e fëmijëve, por nuk kishte kushte për t’i mbajtur, pasi atë e përzunë edhe prindërit e saj. Ajo nuk pati kontakte kurrë me fëmijët. Fëmijët kanë pësuar një traumë nga nëna e tyre. Në vitin 2010 i mora në Greqi, ndërkohë që ish-gruaja kishte kërkuar divorcin, por unë mendova ta provoja sërish për hir të fëmijëve. Pasi nisi punë atje ajo më tradhtoi me pronarin grek. Atë e kuptuan dhe fëmijët, ndërsa ajo kishte planifikuar një plan me këtë shtetas grek. Ndërsa organizon arratisjen nga shtëpia, duke mashtruar se unë e dhunoja dhe isha i alkoolizuar. Unë çdo veprim e bëra nga pikëpamja ligjore, ndërsa ajo provokonte sherr në familje, aq sa më detyroi ta qëlloja, ndërsa unë i kërkova të ikte nga shtëpia. Ajo iku me pronarin dhe mori me vete edhe fëmijët, ndërsa vajza që sot kam të humbur ishte 10 vjeçe asokohe. Madje shkoi edhe më keq kur ish-gruaja tentoi të më vriste, ndërsa kishte organizuar atentat ndaj meje. Ajo i mori fëmijët dhe i dorëzoi në një jetimore dhe në mënyrë private kërkoi t’i linte për birësim, në bashkëpunim me grekun, që unë të mos dija as vendndodhjen e tyre. I dëshpëruar dhe pa asnjë informacion për të bijën Gazmir Dani i drejtohet me një mesazh prekës: I bëj thirrjë si baba i dashur që kam qenë me të, ajo e di shumë mirë sa kam vuajtur unë dhe ajo bashkë me mua të më japi një shenjë jete. Unë kam sërish të njëjtin numër, të ma kontaktojë. Të mos ketë asnjë lloj frike, unë jam jetën për të është vajza ime biologjike. Nëse lidhja e saj është serioze të vazhdojë jetën e saj. Të paktën të marr vesh ku jeton dhe me kë, unë e tërheq denoncimin që kam bërë në polici. Frika ime është se atë e kanë trafikuar.