• VIDEO

    Vokshi: Basha të mos fshihet pas SHBA-ve! Dëshira e tij, uzurpimi i strukturave të PD!

    Deputetja Albana Vokshi tha këtë të premte se kriza e brendshme në PD erdhi si pasojë e vendimit të Lulzim Bashës në shkelje të statutit për të përjashtuar Sali Berishën. Ajo u shpreh se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA. Vokshi shtoi se sa i përket zgjedhjeve në LDG, ato janë ezauruar në çdo degë dhe prezent ka qenë vetë Gazment Bardhi.

    “Zoti Basha ka thënë se vendimi ka qenë personali i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon. Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi present. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD. Tani është sovrani, anëtarë, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë” – tha Vokshi.

  • VIDEO

    Albana Vokshi në Report TV: Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve! Basha të mos fshihet pas amerikanëve, hesht për masakrën elektorale

    Edhe pse Berisha ka qenë një prej artikuluesve të parë, me këmbëngulje të idesë së lënies së mandateve të deputetëve nga PD, edhe pse perceptohet si njeriu që e shtyu Lulzim Bashën për ta marrë këtë vendim, së fundmi ka artikuluar përmes bashkëpunëtorëve të tij se ka qenë kundër. 

    E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, deputetja Albana Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë plotësisht dakord për djegien e mandateve.

  • VIDEO

    Letër bashkëshortit, Nora Malaj ‘Je burri që të gjitha gratë do e ëndërronin’

    Pas 36 vitesh martesë, Nora Malaj në përvjetorin e martesës I ka kushtuar një letër tepër të veçantë bashkëshortit të saj.

  • VIDEO

    Nora Malaj: Çfarë më tha vjehrra në kafen e parë si nuse

    Marrëdhëniet e krijuara mes nuseve dhe vjehrra ndër dekada paragjykohen dhe shpesh thuhet se nuk funksionojnë. Kemi të bëjmë me ndërlidhjen midis dy njerëzve të dnryshëm, të botëkuptimeve të ndryshme, por ky nuk ka qenë rasti I pedagoges Nora Malaj, e cila në në intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv ka rrëfyer se në fakt për të, marrëdhënia nuse- vjehërr ka funksionuar shumë mirë.

    “Ne të dyja I përkisnim një sfere tjetër në të jetuarit dhe në të kuptuarit dhe nuk patëm nevojë të vinim as llokumet dhe as kulacin sepse jetuam bashkë deri sa vdekja atë e ndau nga unë. Gjithë jetën kemi pasur në marrëdhënie jo vjehrrë e nuse por një marrëdhënie nënë e bijë’ tha ajo.

    Ndërsa ka rrëfyer për dasmën e saj, ajo ka treguar edhe për një bisedë me vjehrrën e cila ka ndikuar dhe ndihmuar që të krijojnë një marrdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën në vitet e gjata që kanë jetuar sëbashku.

    “Kur ime vjehrrë më ka takuar dhe kemi marrë një ëmbëlsirë të dyja dhe u ulëm bashkë dhe vjehrra ime më thotë ‘ Dua të të bëj një bisedë’ vjehrra ime e mbaruar në Moskë, një nga personalitet e fushës së ekonomisë dhe kuptohet që kishte të tjera tradita me një kulturë shumë të madhe. Më thotë ‘ cdo gjë që do të ndodhi  në shtëpinë tonë varet nga ne të dyja. Si mendon ti që ne të rrijmë si nuse dhe vjehrrë apo si vajzë dhe bijë. Unë mendoj I thash që varet në dorën tuaj si do ta zgjidhni. Nëse do jemi si vjehrrë e nuse kam përshtypje që do fitoj unë dhe ju nuk do ndjeheni mirë. Por nëse do jemi si nënë e bijë, cdo gjë do e keni ju, sepse cdo gjë që ju do më thoni, nëna bijën sido që të jetë e shikon me këtë sy. Dhe që nga ai moment unë vjehrrës sime I thirra mami dhe më erdhi shumë natyrshëm që ti thërrisja mami. Dhe koha tregoi që jetova më shumë me të sesa me mamanë time” u shpreh ajo.

  • VIDEO

    Shpulla dhëndrit dhe emrat poshtë këpucës së nuses, traditat e dasmave tona

    Shumë tradita të dasmës shqiptare kohët e fundit janë harruar. Ato ndryshojnë nga rajoni në rajon mirëpo në përgjithësi kanë të njëjtën zanafillë. Mënyra se si dasma festohej para 50 vitesh ndryshon nga metodat e sotme. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ pedagogia Nora Malaj rrëfeu më tepër për dasmën e saj, të realizuar 36-vite më parë. 

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Receta më e shpejtë e mbushjes së specave

    Receta më e shpejtë e mbushjes së specave

    Përbërësit:

    Speca për mbushje

    800 mish të grirë

    100 gr oriz

    2 qepë

    1 lugë ajkë

    1 vezë

    1 domate

    Gjalpë

    Majdanoz / koper

    Piper i zi, piper i kuq

    Vegetë

    Kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë specat nga bishti dhe farat. Vendosim orizin të ziejë në ujë të vluar për 10 minuta, më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe e kullojmë.

    Në yndyrë të nxehtë kaurdisim qepën të grirë imët derisa të zverdhet, më pas hedhim kripë, piper të zi, piper të kuq, mishin e grirë, orizin gjysmë të zier, majdanozin e grirë imët dhe një vezë të rrahur me pak ajkë. E trazojmë mirë masën me të cilën mbushim specat. Specat i mbyllim me domate të prera në feta. Hedhim në tavën me speca te mbushur një gotë ujë (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe një vegetë). E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 220 gradë derisa të

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Petulla me gjizë që nuk thithin vaj

    PETULLA ME GJIZË

    Përbërësit:

    400-450 gr miell

    10 gr fryrës / maja

    2 kokrra vezë

    200 ml qumësht

    2 lugë gjelle gjizë

    1 lugë kafeje kripë

    50 gr djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Në qumështin e temperaturës së ambjentit shtojmë vezët, gjizën, kripën dhe fryrësin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe shtojmë miellin gradualisht duke e përzier. Në fund shtojmë djathin kaçkavall të grirë në rende. E punojmë mirë brumin derisa të mos ngjitet në duar. E ndajmë në pjesë, secilën pjesë e hapim si një petë duke e ndarë në forma. I skuqim petullat e përgatitura në tigan me vaj jo të bollshëm.

  • VIDEO

    Si të përgatisim llokume me arra vetë në shtëpi

    Blogerja shqiptare  e cila prej vitesh jeton në Turqi, sjell për emisioninn ‘Rreze Dielli’ në Report Tv recetën e llokumeve me arra, të cilat mund t’i përgatisni edhe vet në shtëpi.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 12 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga enigma e kutive në zyrën e Palokës te edhe Meta non grata e deri tek Reja provokon anglezët.

  • VIDEO

    Kush do ta fitojë në fund PD-në, Basha apo Berisha?

    Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD dhe luftën mes Berishës dhe Bashës për fatin e Kuvendit të paralajmëruar nga ish-kryeministri. Kush do ta fitojë në fund PD-në, Basha apo Berisha? Të ftuar Roland Bejko, Gent Malko, Fabian Topollaj dhe Flogert Muça.

  • VIDEO

    Bejko zbulon në 'Repolitix' 'paktin' e Bashës me SHBA që të 'shpëtonte' Berishën: S'i dhimbset PD, i ka bërë 'puç'! Kërkon të marrë partinë që nëse SPAK e arreston ta quajë 'sulm politik'

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka artikuluar shkurt e qartë, atë që sipas tij është qëllimi kryesor i Sali Berishës, motivet pse do Partinë Demokratike në një kohë që është shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja duke shkuar deri aty sa e ka konsideruar një "puç" prej se cilit e humbur del vetë partia.

  • VIDEO

    I komunikon ndarjen live,përlotet 26-vjeçarja: Edhe vajzën e braktise?!

    Donika Alla nga Gramshi është nëna e një vajze 6-vjeçare, e cila ka mbetur pa mbështetje, pasi djali me të cilin ajo u martua në vitin 2015 ka braktisur gruan dhe vajzën e vogël.Arjol Alla ka jetuar në Greqi ndërsa la në shtëpinë e prindërve bashkëshorten e tij. Me shpresën se do të bashkohej një ditë Donika pranon të bashkëjetojë për katër vite me ta, duke e bërë rrugën e Greqisë vajtje-ardhje. Largësia mes çiftit po kthehej në makthin e ditëve për Donikën, e cila shumë shpejt do të bëhej nënë e një vajze. Sa herëi kërkonte bashkimin në shtetin grek, bashkëshortie largonte me preteksin se nuk kishte mundësi t’i mbante. Debatet mes ciftit me kalimin ekohës shtoheshin, derisa në shkurt të vitit 2021 Arjoli në distancëi pohon Donikës se ishte e lirë të vazhdonte jetën e saj dhe se lidhjesmes tyre i kishte ardhur fundi. Kjo marrëdhënie tensionuar e prindërve ka shkaktuar jo pak probleme psikologjike edhe tek vajza e vogël, e cila nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me të atin. Ndaj shqetësimi më i madh kësaj nëne është pikërisht e bija. Për Donikën nuk kishte më kuptim të qëndronte më në Lushnje, ndaj ajovendosi të marr të bijën dhe të largohet përfundimisht nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit. Sot, nënë e bij jetojnë në qytetin e Durrësit në një banesë me qira. Me paratë që Arjoli sillte për vajzën, ajo mundohej të shtyente muajin, por tashmë ai nuk i përgjigjet më për detyrimet e tij dhe kështu kjo 26-vjecare rrezikon të mbetet në mes të katër rrugëve. E pamundur për të punuar për shkak të problemeve shëndetësore që i janëshfaqur,i është drejtuar emisionit 'Pa Gjurmë', nga ku bën apel për ndihmë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv