-
VIDEO
‘Nëna birësuse më vdiq,unë gabova në jetë’/35-vjecari jetim fle në një parking
Ditën kur u lind më 27 prill 1986, u braktis nga prindërit biologjikë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, e fatmirësisht u birësua kur ishte 1 vjeç nga një çift i mrekullueshëm, të cilët do t’i dhuronin atij dashurinë e madhe prindërore, pasi ata vetë nuk mund të kishin fëmijë. Në adoleshencë Aleksandri mësoi të vërtetën se Xhem e Fatime Coka nga Kukësi, nuk ishin prindërit biologjikë, por ata birësues. Sot në moshën 35-vjeçare kërkon të dijë rrënjët e tij, gjakun e tij, pasi prindërit që e kanë rritur nuk jetojnë më. Kur mësoi të vërtetën e shokuese ai e përjetoi shumë keq, nuk e besonte diçka të tillë dhe për shumë kohë e mbajti përbrenda, deri kur gjeti guximin të komunikonte me zonjën Fatime. Ajo deri ditën që ndërroi jetë nuk ia tha të vërtetën, nga frika se mos e humbiste djalin e saj të vetëm, por i la një amanet. Aleksandri pas vdekjes së nënës së tij biologjike kaloi një periudhë të vështirë në jetën e tij. Edhe pse kishte njerëz të afërt në qytetin e Kukësit, mendoi të largohej jashtë-shtetit. Shiti shtëpinë që i kishin lënë prindërit dhe tentoi të shkonte ilegalisht në Angli, por u mashtrua nga disa persona dhe humbi shumë para. Nga trishtimi i madh tentoi edhe vetëvrasjen. Tani ai punon natën në një kompani. Atje edhe fle deri ditën tjetër, ndërsa mbështetje të madhe ka familjen e dajës. Kohën e vret duke menduar papushim për prindërit biologjikë. Aleksandri i ndihmuar edhe nga daja tij ka bërë përpjekje, por ka mësuar vetëm emrat e prindërve biologjikë dhe origjinën e tyre. E vetmja dëshirë e madhe e Aleksandrit është të njohë se kush është nëna dhe babai që e kanë sjellë në jetë, me shpresën e madhe që janë gjallë dhe se mund të bashkohen pas kaq shumë vitesh.
-
VIDEO
Debati në 'Report Tv'/ Aksidenti tragjik te '21 Dhjetori', taksisti: Ai që e shkaktoi, vrasës! Eksperti: Policia të shtojë masat, të rinjtë ecin në mënyrë agresive në rrugë! Guri: Ora policore është harruar
Aksidenti tragjik që u regjistrua mëngjesin e sotëm te kryqëzimi i '21 Dhjetorit' në Tiranë, ku humbën jetën dy persona, Luan Cenollari, 58 vjeç, dhe 69-vjeçari Ali Bejo, shokoi jo pak opinion publik, duke treguar qartësisht se shoferët e 'fortë' në vend lëvizin në rrugë të dehur, duke mos respektuar rregullat e qarkullimit e as orën policore. Emirjan Doko ishte i dehur në timon, po ecte me shpejtësi dhe as nuk ndaloi në semafor, në momentin që përplasi automjetin që drejtohej nga Cenollari.
E pikërisht kjo ka qenë edhe tema e debatit sot në 'Report Tv'. Eksperti i sigurisë rrugore, Ismail Qibini e konsideroi aksidentin të frikshëm që nuk duhej të ndodhte në një zonë të banuar. Ai kërkoi që Policia Rrugore të shtojë masat ndëshkuese ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit. Po ashtu ai theksoi se të rinjtë janë ata që shkelin më shumë rregullat duke qarkulluar në rrugë me agresivitet e duke u kthyer në burim aksidenti.
-
VIDEO
Dy motra në të njëjtën sipërmarrje , tregojnë ‘sekretet’ si të zhvillojmë një biznes familjar
Rolina Naco dhe Viktoria Naco, janë dy motra të cilat ndajnë ndajne te njejtin pasion per dietologjine. Dy profesioniste të vërteta të njohura mjaft në publik për këshillat e tyre dhe recetat fantastike per një shendet sa me te mire. Gjithashtu sipërmarrëse dhe biznesmene, të cilat prej vitesh kanë krijuar emrin e tyre në treg.
Që në pikënisje ato e kishin idenë të qartë, dëshironin që të krijonin një klinikë e cila fokus kryesor do të kishte diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve me mbi peshën dhe mënyrën e të ushyqerit.
Gjithmonë pranë klienteve të tyre, me deshiren për të ndryshuar mënyrën e jetesës dhe edukuar pacientet.
Por në cdo biznes nuk mungojnë veshtirësitë dhe sfidat, për të qenë lider në treg, Rolina dhe Viktoria në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ rrëfejnë rrugëtimin e tyre drejt botës së biznesit, krijimit të klinikave dhe këshilla për të rinjtë që ndodhen mes dilemave dhe sfidave për të krijuar biznesin e tyre.
Viktoria nga ana tjetër dëshironte të zgjeronte kliniken edhe në qytetet e tjera te vendit, ajo rrëfen gjithcka per sfidat dhe zgjerimin e nje biznesi:
Dy motra në të njëjtin profesion dhe në të njëjtin biznes që ndajnë pasionin, veshtireiste dhe dilemat se bashku, tregojne per risite dhe sfidat e nje biznesi familjare.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Gjelle me mish viçi dhe perime
Gjellë me mish dhe perime
Përbërësit:
1 kg mish viçi,
1 qepë, 1 karrotë,
1 degë selino,
7 domate të vogla,
1 patate, 2 speca,
1 gotë ujë,
1 tufë majdanoz,
vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja:
Marrim një tigan me vaj ku vendosim mishin e prerë në kubikë , presim qepën e hollë, e shtojmë sipër mishit, më pas shtojmënjë presh jo mestaar ( I madh) I karrotë . Mbas zierjes jo të plotë shtojmë domatinat kripë dhe piper. Shtojmë 1 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë avash. Shtojmë disa patate të vogla, speca dy njgyrësh të prerë në mes dhe selino. Në fund të zierjes shtojmë majdanoz dhe pak vaj ulliri.
-
VIDEO
Raporti: Ja cilat janë zonat më të ndotura në Tiranë
Cilat janë zonat më të ndotura në kryeqytet? Dhe cilat janë qytetet më cilësinë më të ndotur të ajrit në Shqipëri? Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” në Report Tv, dr.ekzekutive e MILIEUKONTAKT tregon më tepër për vëzhgimet që ata kanë kryer.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Petë misri me presh, tipike tradicionale
Petë misri me presh
Përbërësit:
6 presh,
1 lgj vaj ulliri
kripë piper
Për brumin:
1 kg miell misri
1 lugë maja buke
1 gotë vaj
3 gota dhallë
kripë
Përgatitja:
Presim preshët pasi I kemi larë, I vendosim në një tigan me pak vaj.
Në një tas shtojmë miellin e misrit, vaj, kripën, ujin, dhallën. I përziejmë mirë derisa të jenë të njëtrajtshme. Në një tepsi të lyer me vaj shtojmë masën e miellit të misrit, sipër shtojmë masën e preshive, lugë-lugë. Sipër shtresës së preshëve shtojmë miell misri përsiper. Me lugët shtojmë dhallën dhe vaj, e pjekim 220 gradë Celsius për 30 minuta. Në fund gjalp të shkrirë për spërkatje.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 11 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga prapaskenat për mbledhjen e Kuvendit të PD te Yuri Kim thotë se pas Berishës do shpallen "non grata" persona të tjerë e deri tek kur nderohen luftënxitësit.
-
VIDEO
Berisha dorëzon firmat për Kuvendin, “kryqëzohet”nga SHBA
Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD pas dorëzimit të firmave nga Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së Bardhi tha se Berisha nuk mblodhi dot firmat dhe se po luan bllofin. SHBA doli përsëri hapur kundër Berishës dhe përpjekjes së tij për marrjen e drejtimit të PD. Të ftuar Azgan Haklaj, Fatos Klosi, Plator Nesturi dhe Altin Gjeta.
-
VIDEO
Ish-deputeti i PD-së në Repolitix, Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni! Klosi: Ish-kryeministri faktor pengues për Rajonin
Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj thotë se në 2017 ka pasur një skenar për të vrarë Lulzim Bashën dhe Sali Berisha ka qenë në dijeni. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, duke u ndalur dhe tek zhvillimet në vendet e Rajonit në atë kohë dhe destabilizimin në politikat në shtetet fqinje, Haklaj risolli në vëmendje se në kohën e çadrës ka pasur skenar për vrasjen e Bashës. Haklaj tha se ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile në vend. Ndërsa sa i takon 'Foltores' së Berishës, Haklaj thotë se ai po mbledh gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon.
-
VIDEO
Ish-deputeti i PD-së në Repolitix: Berisha duhet t'i dorëzonte firmat tek Gazment Bardhi, i futën në kasafortë që të shtojnë numrin! Kuvendi se shkarkon dot Bashën
Sali Berisha nuk ka arritur që të mbledh dot firmat e 1/4 se delegatëve të Partisë Demokratike. Në këtë përfundim del ish-deputeti i PD-së dhe ish kryetari i PD-së për Tropojën Azgan Haklaj, i cili tha në emisionin Repolitix në Report Tv, se ai mund të ketë mbledhur vetëm firma anëtarësh, por jo të deleguarve. Haklaj tha se mbledhja e firmave nga ana e Berishës nuk është legale, pasi nëse do të ishte legale do të dilnin kryetarët e degëve në rrethe dhe t'i raportonin. Më tej Haklaj tha se kuvendi se shkarkon dot Bashën, pasi është votuar me votën 1 anëtare një votë
-
VIDEO
Eugena Tomini: Situata me COVID në vend, nën kontroll! Ka rritje të të prekurve në moshë të re, të shtruar në spital edhe 11 fëmijë! Pasaportë vaksinimi në bare e restorante? Opsion që po diskutohet
Prej 10 ditësh, në vend lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe i atyre mbi 16-vjeç, por ende nuk ka një shifër mbi numrin e vaksinimeve të kryera në këtë kategori. Tomi u shpreh se të dhëna do të publikohen në ditët në vijim dhe se aktualisht po kryhet sensibilizim. Ajo theksoi po ashtu se të shtruar në spital janë edhe 11 fëmijë.
"Jemi në përqindjet e para të vaksinimit të moshës pediatrike dhe asaj adoleshente. Për moshën pediatrike dhe adoleshent, kemi përqindjet e para pasi paralelisht po bëhet sensibilizim në strukturat mësimore dhe në qendrat shëndetësore ndaj prindërve. Përqindjet e para ne i vlerësojmë në kuadër të 12-14 ditëve dhe do ketë updetim të shifrave. Fëmijë të shtuar në spital me COVID janë 11. Vala e katërt e COVID po qarkullon edhe në Shqipëri. Stina e vjeshtës dhe dimrit sjellë prishje të distancimit fizik ndaj theksohet që respektimi i masave duhet të vijojë për shkak se jemi më shumë në ambiente të mbyllura. Mobilizimi i fashës 18-24 të vijojë për vaksinimin me të dyja dozat", u shpreh Tomini.
E pyetur nëse do të ketë ndryshim të masave kufizuese, Tomini theksoi se deri më tani do të mbesin masat që janë ende në fuqi. Për paralajmërimin e Ministres së Shëndetësisë për pasaportën e vaksinimit si kusht për t'u futur në bare e restorante, Tomini tha se është një opsion që po diskutohet.
"Ne jemi duke monitoruar dhe situata është dinamike dhe deri më tani janë po ato masa. Pasaporta e vaksinimit në bare dhe restorante nuk është një opsion i padiskutuar, janë disa që po diskutohen, por duke u vlerësuar situata e dimrit, vjeshta po kalon dhe jemi në një pre dimër dhe vaksinimi që duhet të përvijojë dhe monitorimi i të gjithë indikatorëve të pandemisë janë një sërë faktorësh që po vlerësohen në mënyrë dinamike, kjo shkon paralelisht edhe me masat që do të merren për të patur pozitivistet të ulet. Mbetet opsion i diskutueshëm përveç diskutimeve të tjera", theksoi zv.ministrja.
-
VIDEO
Ka shpresë për shpëtimin e Valbonës! Pas 4 muajsh më në fund zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit! Report Tv e denoncoi skandalin
Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report Tv për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës prezullohet betonizimi dhe shkatërrimi. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem nga kompanitë “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt, i cili duhet nënvizuar se është një nga oligarkët që Lulzim Basha ka “harruar” ta përmendë në denoncimin politik që ka bërë në Kuvend.