• VIDEO

    Humbje e Kurtit, politologu në Report Tv: E papritur dhe e paralajmëruar njëkohësisht! Ka mbushur administratën me militantë, s'ka mbajtur premtimet

    Humbja e Albin Kurtit, për politologun, Bedri Islami ishte e papritur, po aq sa edhe e paralajmëruar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv , Islami tha se votuesit janë treguar të zgjuar që nuk kanë lejuar një pushtet partiak, qoftë në qeverisje qendrore ashtu edhe në vendore. Për këtë, Islami tha se Kurti, duhet të nxjerrë mësim.

  • VIDEO

    Lapaj te ‘5 Pyetjet’: 3 arsyet kryesore se përse në protestën e sotme kishte më pak pjesëmarrës, disa janë me partinë, të tjerët kanë valixhet gati për të ikur nga Shqipëria

    Protesta e tretë kundër rritjes së çmimeve u “zbeh” dhe sot u vu re një numër më i ulët i pjesmarrësve. Ky fakt është pranuar nga vetë aktivisti, një prej personave kryesor të kësaj proteste, Adriatik Lapaj, në studion e Report Tv. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, Lapaj ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij ndikojnë që në protesta të tilla qytetare të ketë një numër të vogël pjesëmarrësish, në ndryshim nga protestat e thirrura nga partitë.

  • VIDEO

    Beteja Berisha-Basha, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Luftë mes ‘shefit të ri dhe të vjetër’ kush do kontrollojë PD, debati po shkon në akuza personale që po dëmtojnë opozitën

    TIRANË- Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo luftë me akuza personale po e dëmton PD-në. Këto deklarata Shehi, i bëri në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.

    “Nuk ka asnjë debat të brendshëm, kush është e mira e kush është e keqja. Debat mes shefit të vjetër dhe shefit të ri, dhe po bëhet kush po kontrollon oborrin, për sa kohë që mund të mbetet në rrafshin politik, për mua është e pranueshme, sa kohë do të diskutohet kush e gabuar, kush ka qenë pikat më të rënda, e konsiderojë të pranueshme, kur debati shkon në akuza personale, gjykojë që opozitës do i bëj dëm. Nuk jemi më në rrafshin politik”, tha Shehi.

  • VIDEO

    Gjendet pas 27 vitesh në Itali Bukurie Dervishi, shpërthen në lot e bija: Nuk e njoha zërin dhe imazhin e saj

    57-vjecarja Bukurie Dervishi u zhduk në shtator të vitit 1994 duke lënë në Shqipëri 3 fëmijët e vegjël. E pabesueshme kjo histori, atëherë kur shpresat kishin humbur, një zile telefoni zbuloi vendodhjen e Bukries, e cila sot jeton në Sicili të Italisë dhe është martuar me një shtetas Italian. Moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’,Odeta Dume, realizoi intervistën ekskluzive me vetë Bukurien, e cila u ndje e prekur në momentin që rrëfeu të vërtetën. Luciana ( siç njihet në shtetin Italian) tregoi arsyet e zhdukjes në këto 27 vite. Emocione dhe lot gëzimi edhe për vajzën të cilën e la 6 vjece kur iku përgjithnjë nga Shqipëria.

  • VIDEO

    Trafikohet dhe zhduket në 1994,flet ekskluzivisht pas 27 vitesh nga Sicilia

    57-vjecarja Bukurie Dervishi u zhduk në shtator të vitit 1994 duke lënë në Shqipëri 3 fëmijët e vegjël. E pabesueshme kjo histori, atëherë kur shpresat kishin humbur, një zile telefoni zbuloi vendodhjen e Bukries, e cila sot jeton në Sicili të Italisë dhe është martuar me një shtetas Italian. Moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’,Odeta Dume, realizoi intervistën ekskluzive me vetë Bukurien, e cila u ndje e prekur në momentin që rrëfeu të vërtetën. Luciana ( siç njihet në shtetin Italian) tregoi arsyet e zhdukjes në këto 27 vite. Emocione dhe lot gëzimi edhe për vajzën të cilën e la 6 vjece kur iku përgjithnjë nga Shqipëria.

  • VIDEO

    Gjendet pas 27 vitesh Bukurie Dervishi në Itali, e bija shpërthen në lot

     

    ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen pas 27 vitesh në Sicili të Italisë Bukurie Dervishin. Shfaqet imazhi dhe biseda telefonike, e bija shpërthen në lot.57-vjecarja Bukurie Dervishi u zhduk në shtator të vitit 1994 duke lënë në Shqipëri 3 fëmijët e vegjël. E pabesueshme kjo histori, atëherë kur shpresat kishin humbur, një zile telefoni zbuloi vendodhjen e Bukries, e cila sot jeton në Sicili të Italisë dhe është martuar me një shtetas Italian. Moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’,Odeta Dume, realizoi intervistën ekskluzive me vetë Bukurien, e cila u ndje e prekur në momentin që rrëfeu të vërtetën. Luciana ( siç njihet në shtetin Italian) tregoi arsyet e zhdukjes në këto 27 vite. Emocione dhe lot gëzimi edhe për vajzën të cilën e la 6 vjece kur iku përgjithnjë nga Shqipëria. ’Pa Gjurmë’ me kërkesë të 57-vjecares vuri në kontakt nënë e bij, pa bërë publike detaje të kësaj bisede, pasi problemet në familjen Dervishi që solli zhdukja e Bukuries ishin shumë delikate. Ajo ka humbur edhe një nga dy djemtë e saj në një aksident me motor, foshnjën 6-muajshe, që ajo e la në kasollen e lopës natën e asaj date shtatori të vitit 1994. Bukurie Dervishi: Alo! Odeta Dume: Alo, Bukurie përshëndetje! Bukurie Dervishi: Qysh je ti, mirë? Odeta Dume: Mirë, ju si jeni? Bukurie Dervishi: Unë mirë, këtu jam në Siçili. Odeta Dume: Të të thërras Bukurie apo Luçiana, si thërritesh aty ? Bukurie Dervishi: Unë këtu thirrem Luçiana, në Albania Bukri, Bukurie. Odeta Dume: E dashur Bukurie, kërkohesh tek emsioni im nga vajza juaj Matilda Bukurie Dervishi: Eehh Matilda, ma thuaj çik… Odeta Dume: Të ka marrë malli për fëmijët, që ke lënë në Shqipëri ? Bukurie Dervishi: Ehh, po më ka marrë, por ata më thanë kur ika në Itali, që nuk më donin më, se kuptuan që unë bëja kur*ë rrugësh dhe nuk më donin më, as burri nuk më donte, më nxorrën jashtë, e unë ç’a do bëja erdha këtu në Itali, bëra jetën time, nuk e di çfarë do bëni ju ? Odeta Dume: Ju jeni martuar, jeni bërë prapë nënë aty në Itali ? Bukurie Dervishi: Jo unë nuk jam martuar, unë rri qysh thonë këto, bashkëjetoj këtu sepse jam akoma e martuar, nuk jam e ndarë me atë të Shqipërisë. 26 vjet kam këtu dhe nuk kam vajtur asnjëherë në Shqipëri. Kam dy çuna Odeta Dume: Me jetë ti kesh! Çfarë moshe i ke fëmijët? Bukurie Dervishi: Çunin e madh e kam 20 vjeç, të voglin e kam 17 vjeç. Odeta Dume: Bukurie, të ka marrë malli për vajzën dhe për djalin që ke në Shqipëri? Bukurie Dervishi: Më ka marrë malli shumë. Kur i mora në telefon, kur erdha këtu këtu në Itali më thanë jam kur*ë rrugësh, nuk më donin më, më thanë ti do bësh jetën tënde unë do bëj timen më tha burri në Shqipëri. Odeta Dume: Po fëmijët kanë qenë të vegjël atëherë kur ike ti, vajza ishte 6 vjeçe. Bukurie Dervishi: Eee, të vogla ishin, por moma e xhajes e bëri gjithë këtë që u ndava unë me të, se ato më thoshin mua që do bëj jetën time, unë i çoja lekë. Burri që kam këtu nuk e din që kam fëmijë në Shqipëri. Odeta Dume: E kuptoj, por ju sa fëmijë keni në Shqipëri ? Bukurie Dervishi: Në Shqipëri, unë tre Odeta Dume: Po e keni marrë vesh lajmin që një prej fëmijëve ka ndërruar jetë? Bukurie Dervishi: Si, (po), ma pruri ajo Teuta një herë atë, çuni i madh më ka vdekur, Bledi. Odeta Dume: Jo ka vdekur i vogli. Bukurie Dervishi: Dritani?! A jo Bledi?! Odeta Dume: Jo Bledi Bukurie Dervishi: Ai qysh vdiq? Odeta Dume: Bëri aksident me motor dhe ka ndërruar jetë. Bukurie Dervishi: Mama mia! (nëna ime) Odeta Dume: Dhe i ka lënë amanet motrës që të të gjejë. Bukurie Dervishi: Ehh unë nuk kam vajtur në Shqipëri se kam frikë se më vrasin, që do gjejë ato, kupton ? Odeta Dume: Kush do të të vrasi?! Bukurie Dervishi: Ai burri im, moma xhajës tim, ajo Lumja, gjithë ato… Odeta Dume: Bukurie, nuk është më Shqipëria e vitit 1994, jemi në 2021 kanë ndryshuar gjërat në Shqipëri. Bukurie Dervishi: Po burri im çfarë bën? Odeta Dume: Ai jeton në Lushnjë Bukurie Dervishi: Është martuar s’është martuar nuk më duhet më, tani unë bëra jetën time, ai foli ashtu, ç’a do bëja unë, do rrija vetëm ? Ata më thane, unë bëj kur*ë rrugësh. Unë tani u lidha me atë, bëj jetën time kam dhe dy fëmijë me italianin. Eh çfarë të bëj më dhemb zemra, du t’i shoh mo qysh t’i shoh moo? Unë rri me një vend me këtë italianin Odeta Dume: E kuptoj, bashkëjeton, po pak rëndësi ka ajo është jeta jote… Bukurie Dervishi: Ai don të martohet me mua, unë nuk dua të martohem të. Unë nuk martohem me të, se zemrën e kam plagë, unë i bëra dy fëmijët. Unë qaj gjithë ditën, i kam dy çunat, se po të mos kisha dy çunat që kam me italianin, u në nuk e di si do bëhesha budallaqe… Odeta Dume: Po dy çunave që ke lindur aty në Itali u ke treguar që kanë motër dhe vëlla në Shqipëri ? Bukurie Dervishi: Jo jo nuk i kam thënë. Odeta Dume: Nuk e ke treguar te askush këtë histori?! Bukurie Dervishi: I kam të gjithë këtu në zemrën time. Odeta Dume: Ti që prej 1994 nuk ke ardhur kurrë në Shqipëri? Bukurie Dervishi: Jo jo jo, asnjëherë.

  • VIDEO

    Zv.dekania e FHF-së: S’bëhemi gardianë në dyert e fakulteteve! Studenti: Testi PCR të jetë falas! Eksperti arsimit: Qeveria s’kishte një strategji si do të zhvillohej mësimi

    Sot dhjetëra studentë mbetën përkohësisht jashtë dyerve të universiteteve, pasi nuk kishin një certifikatë vaksnimi apo një test PCR që të futeshin në auditorë, masa këto të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.Por shumë prej studentëve të pavaksinuar, u futën në fakultet edhe më urdhër të rektorëve të cilët sfiduan Ministrinë e Shëndetësie.

    Zëvendës dekania e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se ato nuk do të bëhen gardianë në dyert e fakulteteve, por shpresojnë që vetë studentët të sensibilizohen për detyrën e tyre qytetarë dhe të vaksinohen. Skënderi tha kjo javë duhet të shërbejë për sensibilizm dhe të vaksinohen sa më shumë studentë, por se vendimet e fakultetit nuk do të jenë detyrues. Zv.dekania tha se ato nuk kanë as kapacitet për të kryer kontrollin e gjithë studentëve.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Kolit ulçeroz apo jo? Ja mënyrat si mund ta kuptoni

    Kolit ulçeroz ose jo? Në një intervistë në ‘Rreze Dielli’, mjeku popullor ylli Merja ju shpjegon se si mund ta kuptoni nëse vuani nga kjo sëmundje.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Dhimbje barku, shtrëngim? Kujdes! Vuani nga…

    Mjeku popullor Ylli Merja thotë se nëse keni simptomat si shtrengim apo dhimbje barku vuani nga një sëmundje që mund t’ju dëmtojë rëndë.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Mendra e butë zhduk fryrjet e barkut dhe gazrat në zorrë

    Mjeku popullor Ylli Merja ju tregon përse mendra e butë zhduk fryrjen e barkut dhe gazrat e zorrëve.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Si të kuroheni plotësisht nga koliti me bimë medicinale

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popull Ylli Merja tregoi gjithçka që duhet të dini për kolitin, çfarë është, cilat janë simptomat dhe si mund ta kuroni përmes bimëve medicinale.

  • VIDEO

    E operuar 3 herë nga tumori në kokë. Historia e dhimbshme e Alketës që i shpëtoi vdekjes: Si më ndihmuan kurat e Ylli Merjes

    Alketa Schindla është një tjetër paciente e doktor Ylli Merje-s e cila tregon historinë e saj se si u shërua përmes bimëve medicinale. Ajo jeton prej më shumë se dy dekadave në Gjermani, ndërs gjatë jetës së saj është përballur me shumë sëmundje. Kryesore mbeten 3 herë diagnostikim me tumor në kokë. Operacionet dhe sëmundja e tumorit bënë që Alketa të merrte shumë ilaçe të cilat I lehtësonin dhimbjen e kokës, por nga ana tjetër kishin efekte anësore, duke I dëmtuar zorrën dhe stomakun:

    ‘’Kam ikur që në 2 korrik të 90’-së në Gjermani dhe jetoj aty, kam pasur shumë sëmundje të komplikuara. Po e filloj me tumorin e parë, para 15 vjetësh, I cili duhej operuar, tumori ishte në kokë sikurse kishte edhe një pjesë kisti likuid I themi ne, I cili duhej operuar, për këtë arsye e kam të paralizuar gjysmën e fytyrës. Mbas një viti më doli prap tumor në thelbin e trurit, kishte kapur pjesën e trurit të madh. Mbas 15 vjetësh  më del prap tumor në kokë, hera e tretë që më shfaqej tumori, pata marrje mendsh u sëmura shumë. Unë merrja shumë medikamente, shumë ilaçe, shumë tableta në ditë, me këto ilaçe që më ndihmonin për këtë pjesë, më shkatërronin zorrën dhe stomakun dhe më shfaqet koliti ulçeroza, plagë në zorrë’’ rrwfeu ajo.

    Pasi dëgjoji për kurat bimore të mjekut popullor Ylli Merja, ajo vendosi që t’i provonte në mënyrë që të qetësonte të paktën sëmundjet e shkaktuara në zorrë dhe stomak, të cilat rezultuan shumë të sukseshme duke e ndihmuar atë, të kuronte këtë problem shëndetësor me të cilin ka habitur edhe mjekët gjermanë.

    “Unë i besova produkteve të dr. Yllit se më thanë që janë pa efekte anësore.Fillova kurën me një çaj të thjeshtë , I ndarë në paketa të vogla 2 minuta zierje njëkohësisht me vajin e lule basanitdhe vajin e farave të egra.Ndërsa për veshin se kisha dhimbje,  aplikoja vajin e ilikrisit me pika, ishte një qetësues shumë I mirë sepse ilacet që merrja më trullosnin” tha ajo.

    Nga ana tjetër pas diagnostikim me tumor, Alketa kishte edhe një kist në kokë, të cilin sipas saj e kishte shëruar përmes disa bimëve si dredhëza që ia kishte sygjeruar dr. Ylli, duke bërë që kisti të përthahej pa nevojën për operim

    “Më 17 Mars unë jam operuar në Gjermani, në rezonancë që duhet ta bëja para se të operohesha, pata një kist në kokë dhe mbasi u operova, 9 orë operacion  më thotë doktori ‘Kistin nuk ta gjeta, tumorin e hoqa, po kisti ku ishte’? . Unë isha lidhur ndërkohë me doktor Yllin dhe më thotë që ‘ ne kemi dredhëzën dhe aloaarboreshente’ kështu që unë I mora këto kura dhe skishte shans që mjeku ta gjente më kistin që kisha në kokë dhe I thash ‘ marr gjëra shumë të mira bimore që atë kist që kisha në kokë ma përthau’ domethënë një sukses që vetë doktorat I habiti” u shpreh ajo ndwr tw tjera.

    Tashmë ajo gëzon shëndet të plotë, duke munduar tumorin dhe gastritin uleçeroz.

    “Para tre javësh shkoj në një spital në Gjermani dhe I them doktorit që dua të shikoj zorrën dhe dua të bëj një koloskopi me kamera dhe nuk e dua me narkoz dhe kur e kam parë zorrën time si bluza jote e bardhë ai me thotë ‘ cfarë ka ndodhur me kolitin’ I thash doktorit që unë marr disa cajra dhe kam dy vjet e gjysëm që nuk I marr më ilacet. Por e pash me sytë e mi që zorra ishte e bardhë, e pastër  pa plagë dhe ndjehem mire” pwrfundoi ajo.

    SHËNIM I REDAKSISË: Cdo i semurë ka vecoritë e tij, ndaj për raste të semundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sygjeruar një kurim për çdo person.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv