-
VIDEO
Veri Jug - Shkëlqim Hajno, Saranda dashuria e jetës sime
Një udhëtim impresionues në qytetin e bardhë të Sarandës, qytetin me histori dhe identitet qysh prej shekullit të 5 - 6 pas krishtit. Personazh i reportazhit është Shkëlqim Hajno, gazetar, shkrimtar për fëmijë, intelektual dhe drejtues I agjensisë Mjedisore AJMMI në qytetin e Sarandës. Sinagoga dhe bazilika e lashtë hebraike, zbuluar nga arkeologët tanë në vitet ’60 të shekullit të kaluar, Saranda si qytet turistik buzë detit Jon, me një fluks prej 400 - 500 mijë turistësh për vitin 2021 dhe në fund, gazetari Hajno në një komunikim të drejpërdrejtë me ekspertë të mjedisit dhe qytetarë sarandiotë në radio Saranda. Ndiqni reportazhin: “Shkëlqim Hajno, Saranda dashuria e jetës sime” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 18 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Atdheu flirton publikisht duke shprehur dashurinë për Bora Zemanin te 7 prova për korrupsionin e Berishës e deri tek çfarë brezi përgatisim.
-
VIDEO
''Lufta'' Basha-Berisha, çfarë humbet PD-ja?
-
VIDEO
Njerka m’i mban peng fëmijët 3 vite asnjë lajm.Shkodranja rrëfen dhunën/ Apel për gjetjen e fëmijëve
Mesditën e kësaj të premte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u trajtua historia e dhimbshme e një nëne nga Shkodra, me vendbanim në Zvicër, e cila kërkon të takohet me dy fëmijët, Mateon 13-vjeçar të cilin nuk e sheh që prej vitit 2018 dhe Gianlucan 10 vjeç që s’e ka parë prej 6 vitesh. Pas ndarjes së prindërve, në vitin 2016, ata jetojnë në Itali bashkë me babain biologjik dhe bashkëjetuesen e tij, ndërsa nëna e tyre (Era) bën apel në program. Ajo thotë se dy djemtë i ’mbahen peng’ nga njerka, ndërsa i është mbyllur çdo mundësi kontakti me ta. “Unë i bëj thirrje ish-burrit tim, nuk jam xheloze se ai ka lidhur jetën me dikë tjetër, por dua vetëm fëmijët të mos i ndajë nga unë. Unë kam patur kontakte deri para 3 viteve, ndërsa komunikoja me njerkën e tyre, por ajo mbylli çdo komunikim me mua krejt papritur. Madje unë kam dërguar edhe para për fëmijët e mi. Ndërsa ish-bashkëshorti është betuar, që do mi lër t’i shoh djemtë”. Por si ka rrjedhur e gjitha jeta e 33-vjeçares, e cila pas 10 viteve martesë u nda nga bashkëshorti për arsye xhelozie, ndërsa sot ai i privon të takohet me fëmijët. Një grua e cila u martua në moshën 16-vjeçare, imponuar nga mentaliteti në fshatin ku jetonte në veri të Shqipërisë. “Jam martuar 16 vjeçe. Ju e dini se si ka qenë mentaliteti në Shkodër. Që të mos mbetesha në shtëpi u martova me një burrë 10 vite më të madh në moshë. Më pas ikëm në Itali vetëm me bashkëshortin. Në jetë erdhën edhe dy djemtë. Nuk ishim keq, por unë i kërkoja të dilnim, por ai nuk donte. Nuk më linte as të dilja nga shtëpia. Ai kishte përkrahje familjen, ndërsa unë nuk kisha askënd. Ngrindjet filluan kur lindi djali ynë i dytë Gianluca. Herë ndaheshim dhe herë riktheheshim bashkë për hir të fëmijëve. Kur u ndava të gjithë në fshat më gjykonin, duke i thënë nënës simë, si u nda vajza jote”. 33-vjeçarja rrëfen për emisionin “Pa Gjurmë” se burri i saj kishte luhatje humori, herë e donte marrëzisht duke ia shfaqur dashurinë, dhe herë të tjera e dhunonte. Ai më rrihte shpesh dhe unë e pyesja: A më do?. Ai më thoshte po, por e mbaj përbrenda. Nuk ishte i hapur, ishte shumë i mbyllur. Më thoshte kam dy djem dhe një gocë, më trajtonte gjithnjë si të vogël. Kur linda djalin e dytë u ndjeva e lumtur, kur ai më puthi në ballë për herë të parë. Më tha bravo, se më bëre baba të dy djemve. Pastaj u egërsua. Kisha frikë kur vinte në shtëpi, se gjithmonë mendoja çfarë do të më bënte. Më kërcënonte me thikë. Një ditë u zumë gjithë natën dhe në mëngjes më puthi. I thashë a të duket lojë ? Ai më tha kështu e do ti dhe më rrahu. Më bëri copash. Njoftova policinë e cila erdhi më mori dhe kunata erdhi më tha: s’të vjen marre me e çu në burg burrin tat ? Më pas e tërhoqa denoncimin dhe ai doli. Një ditë mori babën tim në telefon dhe i tha se doja të kthehesha. Më solli në Shqipëri dhe i tha babait se gjithçka kishte marrë fund. Ai mori fëmijët dhe iku në Itali. Fëmijët u rritën nga ai, ndërkohë që bashkëjeton me një tjetër grua”, rrëfen 33-vjeçarja Çifti u divorcua ligjërisht në vitin 2016, ndërsa 33-vjecarja sot jeton në Zvicër dhe punon si këngëtare. Dëshira e madhe që ka për të takuar fëmijët e ka sjell në emision ku kërkon ndihmë. Ajo shpreson të takohet sa më shpejt me dy djemtë. “Gjyqi vendosi që ish-bashkëhsorti të më jepte 600€ në muaj për fëmijët, por nuk dilnin. Unë nisa punë edhe ne një restorant, por fëmijët sëmureshin shpesh dhe unë shkëputesha nga puna. Nga pamundësia ime fëmijët i mori i ati dhe çdo fundjavë unë shkoja i takoja. Ai pastaj njohu dikë tjetër dhe më kërkonte të largohesha nga Italia. Fillova prapë nëpër gjyqe, ndërsa ai më kërkonte të ikja duke më thënë së në të kundërtën fëmijët do na i merrte shteti. U largova në Gjermani. Nuk e mbaj mend kur kam folur për herë të fundit me fëmijët. I shoh vetëm nëpër rrjete sociale. Burri më tha vazhdo jetën tënde. Por nuk mundem të jetoj pa i parë fëmijët e mi, i bëj thirrje: Të lutem të më lejojë t’i shoh. Kaq dua”, përfundoi me lot në sy 33-vjeçarja nga Shkodra.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Ngjela për Report Tv: 1500 firmat e tij për referendum, s'rrëzojnë Bashën! Nëse ai s'do godiste Berishën, do rrëzohej si Ramiz Alia
Avokati Spartak Ngjela tha në Report Tv se Berisha e ka të pamundur të rrëzojë Bashën dhe aq më pak me referendum pasi nuk e lejon statuti i PD. Ngjela tha se Basha është zgjedhur me parimin “një anëtarë, një votë” dhe se sulmet e Berishës se do ngrejë demokratët kundër Bashës nuk pinë ujë por shërbejnë vetëm për të krijuar pështjellim shoqëror. Në lidhje me takimet e shpeshta që ambasadorja Yuri Kim ka bërë me SPAK, për Ngjelën janë paralajmërime për ish liderin e PD-së për proces penal për korrupsion.
-
VIDEO
'Njerka ‘mban peng’ fëmijët e mi, në 3 vite asnjë lajm', e reja shkodrane rrëfen dhunën dhe dëbimin nga shtëpia, apel për gjetjen e fëmijëve
Mesditën e kësaj të premte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u trajtua historia e dhimbshme e një nëne nga Shkodra, me vendbanim në Zvicër, e cila kërkon të takohet me dy fëmijët, Mateon 13-vjeçar të cilin nuk e sheh që prej vitit 2018 dhe Gianlucan 10 vjeç që s’e ka parë prej 6 vitesh.
-
VIDEO
Epidemiologia e ISHP, Qirjako: Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit të lejohen në auditore pa u vaksinuar
#reportTV #lajmeshqip #lajme Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit duhet të lejohen të futen në auditore edhe nëse nuk kanë bërë vaksinën. Kështu sugjeroi epidemiologia e ISHP Gentjana Qirjako në një intervistë për Report Tv, e cila nënvizoi se duhet të rishikohet rregjulli i nxjerrë deri më tani nga Komiteti Teknik i Ekspertëve i cili detyron të gjithë studentët që të kryejnë vaksinën përpara se të futen në auditore. Sipas saj një person që e ka kaluar COVID, jo detyrimisht duhet ta bëjë menjëherë vaksinën. "Ne nuk besojmë se kërcënimi madhor është te studentët që kanë kaluar COVID. Kërcënim për komunitetin e studentëve dhe pedagogëve janë studentët që nuk e kanë kaluar COVID dhe nuk janë të vaksinuar. Rregulli i qartë që ka dalë deri tani është që të gjithë studentët duhet të vaksinohen por kjo gjë kërkon një lloj rishikimi të rregullave të mëtejshme për ato që e kanë kaluar se një person që e ka kaluar jo detyrimisht duhet të bëjë vaksinën menjëherë. Nëse kjo gjë është e shoqëruar me një dokument zyrtar besoj se do ketë një caktim të rregullores", tha ajo. Sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë ajo nënvizoi se nuk është alarmante pasi rritja e rasteve është nën kontroll. "Të githë jemi koshient që ka një rritje të numrit të rasteve. Kjo rritje është e qëndruehsme, situata po mbahet në të njëjtin kontroll. Jemi në një situata që nëse mbahet nën kontroll shpejt pritet të kemi dhe përmirësime", shtoi më tej epidemiologia. Ndërsa bëri apel për t'u vaksinuar, Qirjako tha se 95% e të infektuarve me COVID që janë shtruar në spitale janë të pavaksinuar. "Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar atëherë kuptohet se sjellja jonë ndaj covid lidhet me rregullat dhe masat që mund të parandalohet. Numri i të shtruarve është 206 nga të cilët mbi 95% janë të pavaksinuar. Vaksinimi ka pasur efeikasitet efekt mbrojtjës kjo sigurisht te personat e vaksinuar. Nuk mjaftojnë vetëm rregullat e njohura si distancimi dhe higjiena, por kemi dhe një alternativë tjetër që është vaksinimi. Kurse ata që janë në kushte shtëpie ka më pak të pavaksinuar. Vaksina është një mjet shumë i mirë për të parandaluar format e rënda dhe vdekjen. Nuk të mborn 100% sikurse çdo vaksinë tjetër. Dhe në rastin e mundësisë për tu infektuar, nëse je i vaksinuar ekziston mundësia, por nëse je i vaksinuar e kalon më lehtë, këtë e tregojnë faktet", nënvizoi ajo.
-
VIDEO
'Hakmarrja' e Berishës pas përjashtimit nga PD, analistja Gjikondi: Drejtësia ta procedojë penalisht! Lëvizja emocionale për guximin e Bashës
Përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të liderit historik të saj Sali Berisha, analistja Brizida Gjikondi e quan një vendim të guximshëm të kreut të PD Lulzim Basha.
"Unë që jam një kritike e Bashës, vlerësoj sjelljen e tij politike përgjatë këtij harku kohor që nga momenti që vendosi për të nxjerrë Berishën nga grupi parlamentar. Fakti që ai pati kurajon për ta nxjerrë nga grupi i PD, mendoj se është guxim. Kurse armiqtë e Bashës të përjashtuar nga ai, i janë bashkuar Berishës. Sa i përket strukturës aktuale të PD, është më modernja, janë figura avangardë me arsim të shëndetshëm dhe që nuk janë shumë të bëra pis".
-
VIDEO
‘Thasët e ambalazhit i ktheja në veshje’ Anila Konomi rrëfen kaosin e modës në vitet ‘96-‘97
Emri i Anila Konomit është një nga më të njohurit në fushën e modës dhe jo vetëm. Ajo ka qenë ngushtësisht e lidhur me modën që në moshë fare të vogël, duke bërë kështu që pasioni dhe profesioni të bëheshin një.
Pas mbarimit të studimeve në këtë fushë Anila realizon ëndrrën e saj për të hapur atelien e parë të veshjeve në një periudhë shumë të vështirë si ajo e viteve 96-97 në Shqipëri.
Rrugëtimi drejt krijimit të një marke nuk ka qenë aspak i thjeshtë por puna dhe pasioni bënë që ajo të arrinte suksesin duke u kthyer një nga stilistet më të mira shqiptare. Në një rrëfim në ‘Rreze dielli’ ajo tregon rrugëtimin drejt modës, stilit dhe krijimit të biznesit.
“Mendoj që e vogël unë kam qenë në këtë profesion edhe kur blija një fustan unë e tjetërsoja, më duket sikur kam lindur me këtë profesion. Është një profesion i bukur më ka ndryshuar jetën,kam jetuar bukur.
Fillesat e para i kam pasur në një atelie të vogël por që kam qenë vetëm unë dhe nja dy lokale, kanë qenë vitet 96-97’ . Është shumë interesante sepse materiale nuk kishte, nuk dispononim materiale fare dhe mund të them që kam qepur veshje me thasë domethënë merrja thasët që ishin në ambalazh dhe i tjetërsoja i ktheja në veshje dhe them cfarë cmendurie ka qenë si I kanë mbartur klientët” tha ajo.
-
VIDEO
Trendet e vjeshtës/ Stilistja Anila Konomi tregon çfarë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj për këtë sezon
Ndryshimet e shpeshta të cdo sezoni bëjnë që sidomos zonjat dhe gratë të ndryshojnë garderobën e tyre shumë shpesh. Por për stilisten Anila Konomi kjo është e panevojshme pasi mjafton të bësh blerje të zgjuara dhe do të zgjasin për një kohë të gjatë në garderobë:
Prandaj ajo këshillon që të minimizojmë garderobën sa më shumë duke mbrojtur kështu edhe mjedisin nga kimikatet me të cilat prodhohen materialet që përdoren për të stiluar veshje të ndryshme, duke zgjedhur sidomos materialet organike.
-
VIDEO
Në atelienë e Anila Konomit, stilistja rrëfen rrugëtimin 30 vjeçar në profesion
Emri i Anila Konomit është një nga më të njohurit në fushën e modës dhe jo vetëm. Ajo ka qenë ngushtësisht e lidhur me modën që në moshë fare të vogël, duke bërë kështu që pasioni dhe profesioni të bëheshin një. Pas mbarimit të studimeve në këtë fushë Anila realizon ëndrrën e saj për të hapur atelien e parë të veshjeve në një periudhë shumë të vështirë si ajo e viteve 96-97 në Shqipëri. Rrugëtimi drejt krijimit të një marke nuk ka qenë aspak i thjeshtë por puna dhe pasioni bënë që ajo të arrinte suksesin duke u kthyer një nga stilistet më të mira shqiptare. Në një rrëfim në ‘Rreze dielli’ ajo tregon rrugëtimin drejt modës, stilit dhe krijimit të biznesit.
-
VIDEO
Pavlova sipas Sabit
Pavlova
Përbërësit për marengën
4 te bardhat e vezeve
250g sheqer te imet
1 lugë gjelle leng limoni
1 lugë gjelle niseshte misri
1 lugë kafeje esence vanilje
Për dekorimin:
• 350 ml krem I fresket pana për ëmbëlsira
500g fruta (boronica dhe mjedra)
Përgatitja:
Rrihni 4 të bardhat e vezëve me një mikser dore derisa shkuma te qendroj e ngrire, më pas përziejini me 250 g sheqer pak nga pak
Përhapeni marengen ne forme rrethit, duke krijuar nje forme te rrumbullaket, por duke i bërë anët pak më të larta se mesi.
Piqeni për 50-60 minuta me 100 grade, pastaj fikni nxehtësinë dhe lëreni qe Pavlova të ftohet.
Rrihni 350 ml krem dhe përhapeni mbi marengën e pjekur. Vendosni frutat siper kremit e i hidhni pak sheqer pluhur