-
VIDEO
Rikthehen masat e nxehta ajrore nga Afrika
-
VIDEO
‘1500 persona të helmuar në Deçan’, flet për Report Tv shefi i mjeksisë Familjare: Viktimat jo prej ujit, analizat treguan se nuk ka kontaminim
Deri më tani 1500 persona kanë shfaqur simptoma helmimi nga situata e emergjencës në Deçan. Lajmin e bëri të ditur, në një lidhje telefonike drejtori i Qendrës së Mjekësisë familjare në Deçan, Selmon Berisha për Report Tv. Drejtori Berisha u shpreh se dy rastet e vdekjes nuk kanë lidhje me helmin, por ata kanë shafqur probleme kardiake.
-
VIDEO
SPAK çoi në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD për pengim zgjedhjesh, Kulluri: Përgjegjësi kryesor është Basha, ai u kërkoi të bllokojnë procesin
Edvin Kulluri, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, thotë se është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili u ka kërkuar kryebashkiakëve që të bllokojnë procesin zgjedhor. Kulluri tha në një intervistë për Report Tv, se përgjegjësi kryesor është Lulzim Basha, pasi bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor dhe më pas i hedh në rrugë
-
VIDEO
Drogë në Portin e Durrësit, dyshohet për 150 kg kokainë në kontejnerin me banane! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë dhe u mbajt nën vëzhgim nga autoritetet
Një sasi kokaine, që dyshohet se bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë, është kapur në Portin e Durrësit pasditen e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, ku edhe u gjet më pas e fshehur droga.
-
VIDEO
Drogë në Portin e Durrësit, dyshohet për 150 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë dhe u mbajt nën vëzhgim nga autoritetet
Një sasi kokaine që dyshohet se bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë është kapur në Portin e Durrësit pasditen e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, ku edhe u gjet më pas e fshehur droga.
-
VIDEO
'Venecia' shqyrton 30 qershorin në 14 tetor! Shqipëria e vetmja me kërkesë nga Gjykata Kushtetuese, shtetet e tjera nga ministra e deputet
Me datën 14 tetor, Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një opinion për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas Komisionit të Venecias, çështja do të shqyrtohet, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të adresuar juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, për zgjedhjet e vitit 2019. ‘Më 9 korrik 2021 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kërkoi një opinion “amicus curiae” për të adresuar në veçanti juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kjo çështje do të trajtohet në seancën e 129 të Gjykatës (dhe seanca me datat 14-16 Tetor)’,- thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias.
-
VIDEO
Rreth 900 të helmuarit në Dreçan, komuna shpall gjendjen e emergjencës! Shefja e kabinetit për Report Tv: Po kërkojmë staf mjekësor, rastet po rriten
Teksa numri i personave që përfundojnë në spital për shkak të helmimit, po rritet dhe janë raportuar 2 viktima, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shpallur gjendjen emergjente.
E pyetur nga Report Tv, Shefja e kabinetit të komunës Deçan, Dafina Cacaj lidhur me situatën në vend, u shpreh se aktualisht po kërkojnë të zgjerojnë stafin mjekësor për shkak se numri i qytetarëve të helmuar po rritet dhe nevoja për shërbim po shtohet.
-
VIDEO
Tentativa për pengimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe abuzimi me tenderin e druve, SPAK dërgon në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD të Pogradecit dhe 5 vartësit e tij
SPAK ka dërguar sot në Gjykatë ish-kryebashkiakun PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, të cilët do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.
-
VIDEO
Spastrohet Ksamili nga shelzogët pa leje, pushuesit 'ngulin' çadrat personale dhe shijojnë detin
Plazhi i Ksamilit është pastruar nga shezlongët e pronarëve të bizneseve që i kishin vendosur nga leje. Report Tv sjell pamje nga operacioni i efektivëve të Policisë teksa po largojnë shezlongët. Ndërkohë që ky operacion ka sjellë jo pak bezdisje te pushuesit që po shijonin rrezet e diellit të mëngjesit të kësaj të martë.
-
VIDEO
Arrestimet e Spak dhe historia e Ali Pashë Tepelenës. Të ftuar Jorida Tabaku dhe Irakli Koçollari
Dy operacionet e SPAK, të cilët goditën zyrtarët e lartë shtetërore për abuzimet me fondet publike, për deputeten e zgjedhur të Partisë Demokratike Jorida Tabaku, janë një fillim i mirë, por nuk është e mjaftueshme. E ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet e Babaramos’, në Report Tv, Tabaku tha se është një drejtësi e cila po prek zyrtarët që firmosin dhe jo politikanët që marrin vendime, duke shtuar se ende nuk është treguar guximi. Sipas Tabakut, drejtësia e re do të tregojë veten kur të preken zyrtarë të lartë dhe politikanë të lartë që marrin vendime. Tabaku shton se në të dyja rastet drejtësia ka qenë selektive, dhe se nuk janë hetuar përgjegjësit e vertetë të abuzimit me fondte publike.
-
VIDEO
350 euro kapelja e policit? Zonja skandalizohet: Korrupsion e hajni në arsim,shëndetësi e gjithandej
Një zonjë nga Shkodra që u bë pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u skandalizua nga çmimet që kishin veshjet e policisë pas abuzimit me tenderin e uniformave. Ajo tha se ka korrupsion e hajni gjithandej ndërsa ajo vet nuk merr as edhe një ndihmë ekonomike.
-
VIDEO
“Korrupsioni virusi më i rrezikshëm”,bindja e zotërisë: Vendi bëhet kur kryeministrat futen në burg
Një i moshuar nga Lezha u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se ka një virus më të rrezikshëm se Covid-19 që është korrupsioni. Shpresën e ka tek Amerika dhe thotë se Shqipëria bëhet kur në burg të futen të gjithë ata që kanë qënë kryeministra.