• VIDEO

    Ç'ndodhi pas finales së madhe, racizëm ndaj 'mëkatarëve'! Mancini: Ishim të mrekullueshëm, dominuam! Southgate: Penalltitë ishin faji im!

    Në qiellin e shtatë janë protagonistët e triumfit italian në Euro 2020. Trajneri Roberto Mancini thotë se e dominuan Anglinë ndërsa në ishull kanë vërshuar komentet raciste ndaj futbollistëve që humbën penalltitë. Trajneri Sauthgejt merr përsipër përgjegjësinë. Donaruma u shpall lojtari më i mirë i turneut, Pedri i riu më i mirë dhe Ronaldo golashënuesi.

  • VIDEO

    Prangosja nga SPAK e 9 zyrtarëve për tenderin disa miliardësh, Report Tv siguron dosjen e plotë! Ç'ndodhi gjatë prokurimit, inxhinierja që zbuloi gjithçka

    TIRANË-Tre ditë më parë SPAK përmes një operacioni ka prangosur 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzime në tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë. Ndër të arrestuarit ishte edhe drejtoresha Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

    Report Tv ka siguruar dosjen e hetimeve të zhvilluar nga SPAK, ku shpjegohet nga autoritetet hetimore se çfarë ka ndodhur gjatë prokurimit dhe si u arrit deri në hetimet e SPAK që çoi në prangsojen e zyrtarëve që firmosën. Në dosjen e SPAK sqarohet se njoftimi për tender është publikuar edhe në prestigjiozen ndërkombëtare 'Financial Times'. 

    Një prej anëtareve të Njësisë së Prokurimit, inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin, duke ngritur madje shqetësimin për abuzimin që po bëhej. Ajo thotë se nuk ka pranuar t’i nënshkruajë dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti. 

    Siç tregohet në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh, duke shkelur hapur standardet e garës. Një tjetër pikë problematike është fakti se në një nga tenderat thuhej se 35 milionë lekë do të shkonin për sistemin elektronik të shpërndarjes së uniformave, që nuk u realizua kurrë.

    Ky lot i tenderit nënkuptonte që çdo punonjës policie të ishte i pajisur me një kartë që të mund të tërhiqte uniformën e tij, por asnjë prej efektivëve nuk e pati një të tillë, dhe paratë e caktuara në tender janë pervetësuar pa të drejtë nga ana e kompanisë.

    Më 10  korrik u arrestuan  ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

    Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

    Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.  

  • VIDEO

    Zonja zbërthen skemën e korrupsionit tek Trauma: Bëhet pazar, për nipin pagova 3 milion lekë

    E zhgënjyer, e ndier e fyer dhe e nëpërkëmbur një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv denoncoi një skemë korrupsioni tek spitali i Traumës. Ajo tha se para se të bëhet operacioni bëhet pazar dhe se ajo për nipin e saj ka paguar 3 milion lekë. Ndiqeni denoncimin e telefonueses.

  • VIDEO

    Rreziku nga bombolat e gazit, specialisti ngre alarmin: Njerëzit “flenë” me vdekjen, plazhet pikë kritike

    Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit. Një zotëri që telefonoi dhe tha se është specialist i gazit ngriti alarmin kur sqaroi se njerëzit po flenë me vdekjen dhe sipas tij problemi më i madh është në zonat e plazhit.

  • VIDEO

    ''Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 12 korrik 2021,Rreziku nga bombolat e gazit?

    Telefonuesit flasin për rrezikun që vjen nga përdorimi i bombolave të gazit dhe denoncojnë raste korrupsioni në shëndetësi e me pronat.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 12 Korrik 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga a do shkojne me lart hetimet e SPAK te ndiq parane e deri tek Felicita, Europa flet italisht.

  • VIDEO

    Veri Jug - Një Galeri Artesh me 52 mozaikë

    Piktori Myftar Cubi, autor I një ekspozite me 52 mozaikë në Galerinë e Arteve Figurative në Shkodër, zbërthen të fshehtat dhe sekretet e disa prej mozaikëve në ekspozitë

  • VIDEO

    Veri Jug - Malësia e Madhe në jetën time

    Rrëfimet e artistit Myftar Cubi, krijuesit të mijra mozaikëve me gurë shumëngjyrësh që u lind në Malësinë e Madhe dhe krijoi me gurin lidhje të përjetëshme, falë Muzës së tij artistike.

  • VIDEO

    Veri Jug - E bukura në mozaikët e piktorit Cubi

    Erosi në tematikën e disa prej mozaikëve të autorit Myftar Cubi. Intimitetet njerëzore dhe e bukura si kategori estetike në këto mozaikë.

  • VIDEO

    Veri Jug - Mozaikët, dashuria e shpirtit tim

    Një udhëtim impresionues në qytetin e Shkodrës dhe takim me mjeshtrin e mozaikëve, piktorin dhe doktorin e shkencave në artet figurative Myftar Cubin, autor i një ekspozite në Galerinë e Arteve të qytetit verior me 52 punime të tematikave të ndryshme: nga portretet e malësoreve nga Malësia e Madhe, Mati dhe Mirdita, deri tek Nënë Tereza, Dritëro Agolli, Xhorxh Bush xhunior e Bill Klinton. Rrëfime të sinqerta nga jeta e artistit, intimitete njerëzore dhe erosi në mozaikët e Cubit, sekretet e punës dhe udhëtimet brenda dhe jasht vendit për të siguruar gurët e nevojshëm për punimet artistike. Ndiqni reportazhin “Mozaikët, dashuria e shpirtit tim” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Të ligjërojmë bakshishin në mjekësi? Telefonuesi skandalizohet: Në që s’kemi do shkojmë për…

    I skandalizuar dhe nuk la gjë pa thënë një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm. Zotëria mori shkas nga protesta e mjekëve dhe deklarata e njërit prej tyre për të ligjëruar bakshishin në mjekësi. Ne që nuk kemi do shkojmë për lesh tha ndër të tjera qytetari.

  • VIDEO

    Habit telefonuesi: SPAK të mos fusi njerëzit në burg, ku do hanë e ku do flenë, ta kalojë me gjoba

    Një telefonues nga Elbasani habiti jo pak mëngjesin e sotëm kur telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se SPAK nuk duhet të fusë njerëzit në burg pasi nuk kanë ku të hanë e ku të flenë por të gjejë edhe dënime alternative. Ndiqeni qëndrimin e zotërisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv