• VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 13 korrik 2021,Rreziku nga variant Delta?

    Telefonuesit flasin për rrezikun nga varianti Delta i koronavirusit dhe skandalizohen me abuzimin në tenderin e uniformave të policisë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 13 Korrik 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga kush është inxhinierja që zbuloi aferën me uniformat te Basha blindon veten në PD e deri tek si e çuan italianët kupën në...krevat.

  • VIDEO

    Arrestimet e SPAK, Tabaku: Drejtësia e re po prek zyrtarët që firmosin dhe jo politikanët që marrin vendime! Kuvendin e ri do e shfrytëzojmë për hetimin e krimeve zgjedhore dhe korrupsionit

    Dy operacionet e SPAK, të cilët goditën zyrtarët e lartë shtetërore për abuzimet me fondet publike, për deputeten e zgjedhur të Partisë Demokratike Jorida Tabaku, janë një fillim i mirë, por nuk është e mjaftueshme.

    E ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet e Babaramos’, në Report Tv, Tabaku tha se është një drejtësi e cila po prek zyrtarët që firmosin dhe jo politikanët që marrin vendime, duke shtuar se ende nuk është treguar guximi. Sipas Tabakut, drejtësia e re do të tregojë veten kur të preken zyrtarë të lartë dhe politikanë të lartë që marrin vendime. Tabaku shton se në të dyja rastet drejtësia ka qenë selektive, dhe se nuk janë hetuar përgjegjësit e vertetë të abuzimit me fondte publike.

  • VIDEO

    Pretendon se i tradhëtoi vëllanë, përballet në “Pa Gjurmë’me nusen/Plas sherri, ndërhynë gazetarja

     

    Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjece e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike ish-kunatës së saj Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit i ka dhënë fund cdo lloj komunikimi të saj me të, duke mos lejuar që babai të takohet me të bijën. Haxhi Lami u martua me Jonidën në vitin 2017, ndërsa një vit më pas më 16. 10. 2018 erdhi në jetë edhe gëzimi i parë i tyre. Konfliktet e vazhdueshme mes dy krushqive përfunduan në ndarjen përfundimisht të ciftit nga Tirana. Nusja u largua për herë të parë nga shtëpia një ditë pasi lindi vajzën. Ish-bashkëshorti ia fali këtë, duke i kërkuar të kthehej sërisht pranë familjes së tij. Pak ditë do të zgjaste paqja mes ciftit kur sërish, për shkak të ndërhyrjes së vjehrrit cifti përfunduan në debate të vazhdueshme. Jonida mbledh rrobat për herë të dytë dhe në gusht të vitit 2020 me vajzën në krah largohet për të mos u kthyer më. Për muaj me radhë vetëm pak herë e pa të bijën. Madje inati dhe hakmarrja për ish-bashkëshortin coi deri në denoncimin në polici për dhunë. Ish-nusja e larguar me dëshirën e saj kërkoi urdhër mbrojtje për një vit, të cilën gjykata nuk ia dha pasi nuk kishte prova për dhunë të ushtruar ndaj saj. Pak ditë pasi vajza u lind, nëna e regjistroi të bijën me mbiemrin e saj. Kjo është arsyeja që babai Haxhi Lami prej kohësh ka hapur një process gjyqësor ku kërkon t’I japë atësinë të bijës, jo vetëm edhe të paguajë cdo detyrim financiar që i takon. Së fundmi 36-vjecari ka zbuluar se është ish-nusja është martuar me një tjetër person në Kucovë dhe se bashkë me vajzën kanë ikur në Greqi ilegalisht. Për këtë arsye ai ka kërkuar të bëjë denoncimin në polici për rrëmbim fëmije, demnoncim i cili nuk është pranuar.

  • VIDEO

    Anëtari i Këshillit kombëtar të PD: Propozimet e Bashës për statutin rregullime gramatikore, si nata me ditën nga ato të Kadillit! Me Kuvendin Kombëtar do spastrojë kritikët e tij

    Ndryshimet e propozuara nga Lulzim Basha në statutin e PD, anëtari i Këshillit Kombëtar Dritan Shano i ka cilësuar si rregullime ortografike dhe sintaksore, që nuk sjellin frymën e re që sipas tij është e domosdoshme brenda kësaj force politike, pas disa humbjeve radhazi. 

  • VIDEO

    Përplasen live ish-kuantat/Akuza për ndarjen e ciftit, deri tek dhuna fizike

     

    Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjece e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike ish-kunatës së saj Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit i ka dhënë fund cdo lloj komunikimi të saj me të, duke mos lejuar që babai të takohet me të bijën. Haxhi Lami u martua me Jonidën në vitin 2017, ndërsa një vit më pas më 16. 10. 2018 erdhi në jetë edhe gëzimi i parë i tyre. Konfliktet e vazhdueshme mes dy krushqive përfunduan në ndarjen përfundimisht të ciftit nga Tirana. Nusja u largua për herë të parë nga shtëpia një ditë pasi lindi vajzën. Ish-bashkëshorti ia fali këtë, duke i kërkuar të kthehej sërisht pranë familjes së tij. Pak ditë do të zgjaste paqja mes ciftit kur sërish, për shkak të ndërhyrjes së vjehrrit cifti përfunduan në debate të vazhdueshme. Jonida mbledh rrobat për herë të dytë dhe në gusht të vitit 2020 me vajzën në krah largohet për të mos u kthyer më. Për muaj me radhë vetëm pak herë e pa të bijën. Madje inati dhe hakmarrja për ish-bashkëshortin coi deri në denoncimin në polici për dhunë. Ish-nusja e larguar me dëshirën e saj kërkoi urdhër mbrojtje për një vit, të cilën gjykata nuk ia dha pasi nuk kishte prova për dhunë të ushtruar ndaj saj. Pak ditë pasi vajza u lind, nëna e regjistroi të bijën me mbiemrin e saj. Kjo është arsyeja që babai Haxhi Lami prej kohësh ka hapur një process gjyqësor ku kërkon t’I japë atësinë të bijës, jo vetëm edhe të paguajë cdo detyrim financiar që i takon. Së fundmi 36-vjecari ka zbuluar se është ish-nusja është martuar me një tjetër person në Kucovë dhe se bashkë me vajzën kanë ikur në Greqi ilegalisht. Për këtë arsye ai ka kërkuar të bëjë denoncimin në polici për rrëmbim fëmije, demnoncim i cili nuk është pranuar.

  • VIDEO

    Aurela Gaçe sonte në Fan Zone! Tirana, ‘turizëm’ koncertesh në korrik

    Sheshi 'Skënderbej' në Tiranë ka qenë për 30 ditë një 'stadium' i vogël europian ku emocionet e futbollit kontinental janë ndier sikur të ishim në arenat më të shquara të Evropës ku u zhvilluan betejat futbollistike të EURO 2020. Ester Likaj, specialistev në Drejtorinë e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, tregon detajet e organizimit.

  • VIDEO

    Tur me motorr, nga Kosova drejt Shqipërisë

    Për herë të parë në histori dy djemt e grupit Motocross Theranda nga Suhareka e Kosovës Luan Shala dhe Agron Kelmendi ngjisin majën  e Çikës në Vlorë me motorra .

    Ngjitja për në majën e Çikës zakonisht eshtë bërë në këmbë per shkak të terrenit të thepisur por dy të rinjët  kan sfiduar terrenin e vështirë shkëmborë dhe kanë arritur në majën e Çikes. 
    Udhetimi i tyre ka filluar nga Qafa e Llogarasë ne drejtim të majës  së Çikes e cila ju ka zgjatur 7 orë. 

    Të rinjët  e Suharekes malin  e Çikes e kanë vizituar edhe një muaj më parë por për shkak të mjegullës  dhe borës nuk mundën të arrijnë majën e Çikës

  • VIDEO

    Merr fund skandali me plehrat në Kavajë, bashkia firmos marrëveshjen me landfillin! Drejtori i Shërbimeve, Hysa për Report Tv: Deri nesër situata është normalizuar

    Problemi i mbeturinave dhe plehrave në qytetin e Kavajës dhe zonën e plazhit të Spille dhe Golemit kanë gjetur zgjedhje pas javësh të tëra që kishin ‘pushtuar’ rrugët dhe ishin kthyer në bombë ekologjike për qytetarët dhe pushuesit gjatë sezonit turistik veror. Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë, Ledio Hysa në një intervistë për Report Tv tha se Bashkia Kavajë dhe landfilli kanë firmosur sot marrëveshjen ku  i hapet rrugë vend-depozitimit të plehrave për përpunim.

  • VIDEO

    Ç'ndodhi pas finales së madhe, racizëm ndaj 'mëkatarëve'!

    Në qiellin e shtatë janë protagonistët e triumfit italian në Euro 2020. Trajneri Roberto Mancini thotë se e dominuan Anglinë ndërsa në ishull kanë vërshuar komentet raciste ndaj futbollistëve që humbën penalltitë. Trajneri Sauthgejt merr përsipër përgjegjësinë. Donaruma u shpall lojtari më i mirë i turneut, Pedri i riu më i mirë dhe Ronaldo golashënuesi.

  • VIDEO

    'Mua po më ikën truri, jam tifoz me Anglinë'! Përjetimi i finales së madhe në 'Fan Zone Tirana', ironia e italianëve: Po vjen në Romë

    Një pjesë e mirë e këtij kampionati europian janë ndjekur edhe në ‘Fan Zone’ ku shumë tifozë kanë mbështetur ekipet e tyre edhe pse kjo dukej shumë e vështirë për shkak të pandemisë. Në përfundim të finales kishte tifoz të zhgënjyer, por edhe të lumtur.

  • VIDEO

    Basha 11 propozime për statutin e PD, hesht për mandatin e kryetarit! Nga zgjerimi i kryesisë, sekretariatit deri tek përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie

    Report tv zbardh 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike, që pritet që të diskutohen ditën e enjte në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas Fatbardh Kadillit, edhe Basha propozon ristrukturim të Partisë Demokratike. Por në ndryshim nga Kadilli, i cili propozon kufizim të mandatit të kryetarit të PD në katër vite në rast humbje në zgjedhje, Basha nuk ka asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit. Propozimet e Bashës lidhen kryesisht me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme  të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

    Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv