Sonte në “Wembley” përcaktohet rivalja e Italisë, Anglia favorite ndaj danezëve për të realizuar ëndrrën 'po kthehet në shtëpi'

7 Korrik 2021, 12:36

Sonte luhet Angli-Danimarkë gjysmëfinalja e dytë e Euro 2020 që do të përcaktojë edhe rivalin e Italisë në finale. Anglezët janë favoritë dhe trajneri Sauthgejt flet për një shans të artë për të bërë histori. Ndërsa në kampin e danezëve kanë besim se mund të bëjnë surprizën.