Italia në finalen e EURO 2020, reagimet e pas sfidës!

7 Korrik 2021, 11:25

Italia arriti mes vuajtjesh në finalen e Euro 2020 pasi eliminoi Spanjën me penallti. Trajneri i “të kaltërve” Roberto Mancini thotë se tashmë është një finale për t’u fituar. I trishtuar por krenar për skuadrën është trajneri spanjoll Luis Enrique që thumbon Italinë kur thotë se mezi priste penalltitë.