• VIDEO

    '14 vjeç dhëndërr'! Fejohet me djalin nga Kosova, nëna e nuses: Vjehrri tentoi të abuzonte seksualisht

    '14 vjeç dhëndërr'. Në shekullin e 21-të, kjo është një nga historitë më të pazakonta. 18-vjeçares K.S, nga Elbasani e cila u fejua me shkuesi shtatorin e vitit 2020, me djalin 14-vjeçar M.F, pa e ditur moshën e tij. Megjithatë, fejesa u krye dhe çifti u zhvendosën në Gjermani tetorin e 2020, aty ku jeton familja e dhëndrrit nga Kosova. Kjo histori vjen e rrëfyer nga nëna e vajzës, e cila në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV erdhi pasditen e kësaj të premte të denoncojë familjarët e dhëndrrit, pasi sipas saj po i mbajnë ’peng’ të bijën, duke mos e lejuar të ketë asnjë kontakt me ta në Shqipëri. Kjo nënë nga Elbasani trondit edhe më shumë me rrëfimin e saj, kur akuzon vjehrrin e vajzës se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të bijën, dhjetorin e vitit të kaluar, kur në gjendje të dehur i hyri në dhomën e gjumit. K.S, është katër muajshe shtatzënë, por familja e saj në Elbasan jeton ende me frikën se 18-vjeçarja është e rrezikuar. Nëna e saj i bëri apel publikisht, për t’u kthyer në Shqipëri, duke e kërkuar live nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’. Prej një javë e gjysëm ajo nuk ka asnjë kontakt me të bijën.

    Madje, nëna nuk beson se fëmija që vajza e saj pret të jetë i 14-vjeçarit, duke ngritur dyshimet për ngjarjën që ndodhi mbrëmjen e Vitit të Ri, me vjehrrin e saj.

    Edhe pse i ka kërkuar disa herë të kthehet, vajza mban mëri. Stafi ’Pa Gjurmë’ kontaktoi me 18-vjecaren K.S, e cila iu drejtua me tone të ashpra nënës në studio. Në reagimin e saj gjatë transmetimit live, ajo nuk pranoi të vij në Shqipëri, me pretendimin se tashmë e kanë martuar dhe se pret një fëmijë.

    Gjatë telefonatës në ’Pa Gjurmë’, nusja foli prani të vjehrrës, ndërsa kjo e fundit kërkoi të fliste, dy fjalë mbi çdo akuzë të pretenduar nga nëna.

  • VIDEO

    Nëna denoncon live se vajza e saj 'mbahet peng' në Gjermani/Reagon e bija:Turp t'i vij,ajo më martoi

    ’14 vjeç dhëndërr’. Në shekullin e 21-të, kjo është një nga historitë më të pazakonta. 18-vjeçares K.S, nga Elbasani e cila u fejua me shkuesi shtatorin e vitit 2020, me djalin 14-vjeçar M.F, pa e ditur moshën e tij. Megjithatë, fejesa u krye dhe çifti u zhvendosën në Gjermani tetorin e 2020, aty ku jeton familja e dhëndrrit nga Kosova. Kjo histori vjen e rrëfyer nga nëna e vajzës, e cila në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV erdhi pasditen e kësaj të premte të denoncojë familjarët e dhëndrrit, pasi sipas saj po i mbajnë ’peng’ të bijën, duke mos e lejuar të ketë asnjë kontakt me ta në Shqipëri. Kjo nënë nga Elbasani trondit edhe më shumë me rrëfimin e saj, kur akuzon vjehrrin e vajzës se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të bijën, dhjetorin e vitit të kaluar, kur në gjendje të dehur i hyri në dhomën e gjumit. K.S, është katër muajshe shtatzënë, por familja e saj në Elbasan jeton ende me frikën se 18-vjeçarja është e rrezikuar. Nëna e saj i bëri apel publikisht, për t’u kthyer në Shqipëri, duke e kërkuar live nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’. Prej një javë e gjysëm ajo nuk ka asnjë kontakt me të bijën.

    Madje, nëna nuk beson se fëmija që vajza e saj pret të jetë i 14-vjeçarit, duke ngritur dyshimet për ngjarjën që ndodhi mbrëmjen e Vitit të Ri, me vjehrrin e saj.

    Edhe pse i ka kërkuar disa herë të kthehet, vajza mban mëri. Stafi ’Pa Gjurmë’ kontaktoi me 18-vjecaren K.S, e cila iu drejtua me tone të ashpra nënës në studio. Në reagimin e saj gjatë transmetimit live, ajo nuk pranoi të vij në Shqipëri, me pretendimin se tashmë e kanë martuar dhe se pret një fëmijë.

    Gjatë telefonatës në ’Pa Gjurmë’, nusja foli prani të vjehrrës, ndërsa kjo e fundit kërkoi të fliste, dy fjalë mbi çdo akuzë të pretenduar nga nëna.

  • VIDEO

    Merr flakë fabrika në Maminas, po bënte prova për të nisur punën! Plagoset person, dërgohet në spital

    Fabrika që ka marrë flakë në qendër të Maminasit, ishte gati pë të hyrë në punë dhe sot po bënte prova kur ka marrë flakë. Dyshohet se është plagosur një person i cili është dërguar në spital. Dyshohet se brenda saj mund të ketë një depozitë gazi. Dëmi është mjaft i madh, ndërsa farbika kapte vlerën prej 2 milion eurosh.

    "Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas,  Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.

  • VIDEO

    Shkarkimi i Metës, Gjikondi në Report TV: Mesazh i qartë për këdo që shkel Kushtetutën

    Ndërsa në Komisionin Hetimor është duke u lexuar raporti përfundimtar për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i tij si President dhe më pas t'i dorëzohet Parlamentit, aktivistja Brizida Gjikondi e cilësoi këtë si një hap të vonuar por të domosdoshëm si një mesazh të qartë në të ardhmen për këdo që mund të sillet në mënyrë të papërgjegjshme si ai. Në një intervistë për Report Tv, Gjikondi tha se si Ilir Meta si Sali Berisha janë ripërsëritës të mëkateve të tyre dhe kjo ka ndodhur pasi ata nuk janë dënuar dhe ndëshkuar për krimet dhe korrupsionet e bëra.

    "Ilir Meta është ripërsëritës i mëkateve dhe gjynaheve të vetes së tij si me korrupsionin si me të folurin dhe njerëzit  e pandëshkuar bëhen ripërsëritës si për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Ky është komisioni i dytë i ngritur kundër tij. Parlamenti është i vonuar për të shkarkuar Metën, ky është komisioni i dytë, komisioni i parë  e anuluan e nisën me bujë dhe më pas e përfunduan me heshtje. Mendoj se kjo radhë është ë vërteta", tha Gjikondi.

    Ngritjen e komisionit të dytë për shkarkimin e Metës për Gjikondin këtë herë ka sjellë dhe vendosmërinë  e socialistëve pasi ky rrugëtim është në harmoni edhe me ndërkombëtarët.

    "E shikoj si vullnet të ndërkombëtarëve për t'i shkuar këtij komisioni deri në fund. Është harmonia e mazhorancës me ndërkombëtarët në këtë rrugëtim që po bëjnë ndaj presidentit. Nuk është i turpshëm por i nevojshëm për të qenë si një mesazh për çdo president të papërgjegjshëm që do të vijë më pas", tha Gjikondi.

     

  • VIDEO

    Kek me kakao nga zonja Vjollca

    Kek me kakao

    Përbërësit:

    4 vezë

    200 gr sheqer

    70 gr gjalp

    1 filxhan çaji kos

    1 lugë çaj pluhur pjekës

    250 gr miell 

    2 lugë gjelle kakao dhe 2 lugë gjelle ujë

    Përgatitja:

    Në një tas rrahim vezët sëbashku me sheqerin deri sa sheqeri shkrin shtojmë gjalpin e tretur dhe vazhdojmë përzierjen, kosin dhe pluhurin pjekës dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar miellin e situr formojmë një brum të lidhur jo shumë të trashë. Ndajmë brumin në 2 pjesë të barabarta. Në njërin tas shtojmë vaniljen, 1 lugë gjelle miell dhe në tasin e dytë shtojmë 20 gr kakao, pak ujë e përziejmë deri sa kakao dhe brumi lidhet. Në një tepsi me letër pjekje e shtojmë 1 garuzhde brum të bardhë dhe mbi të 1 garuzhde brum me kakao në fund bëjmë ca vijëzime me stikadent vendosim tepsinë ën furrë në temperaturë 170 gradë Celsius për 40 minuta.

     

  • VIDEO

    Musaka me patëllxhanë nga zonja Vjollca

    Musaka me patëllxhanë

    Përbërësit:

    1.2 kg patëllxhanë

    3 qepë mesatare

    500 gr mish të grirë

    4 domate mesatare

    5 thelpi hudhër

    kripë, piper të zi, majdanoz, dafinë

    pak vaj ulliri

    Beshamel

    50 gr gjalp

    2 lugë gjelle miell

    400 ml qumësht

    1 të verdhë veze

    kripë dhe arrëmoskat

    1 lugë gjelle parmixhano

    Përgatitja:

    Pastrojmë patëllxhanët I presim ato në feta dhe sipas preferencës tuaj I pjekim në zgarë apo në furrë ose I skuqim duke I pudrosur me pak miell. Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim pak vaj dhe kaurdisim qepët, mishin e grirë I përziejmë sa mishi të ndërroj ngjyrë dhe shtjomë domaten në kubikë, hudhrat e copëtuara, kripë, piper të zi, dafinë, majdanoz, Shtojmë 1/2 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë pak. Përgatisim beshamelin shkrijmë gjalpin e kaurdisim me miell për 5 minuta. E shuajmë me qumësht dhe sat ë marrë valë e largojmë duke I dhënë shijen me kripë, arrëmoskat dhe 1 të verdhë veze. Lyejmë tavën me pak beshamel dhe shtrojmë një bazë me fetat e patëllxhanit mbi këtë shtresë shtrojmë një shtresë me kimë dhe mbi kimë vendosim përsëri një shtresë me patëllxhanë dhe në fund shtrojmë një shtresë me beshamel. Pasi e nivelojmë mirë shtresën me beshamel e psërkatim me pak djath parmixhano. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

     

  • VIDEO

    “Shënime për një qytet”, një libër për detajet e mëdha e të vogla të një qyteti

    Shkrimtarja dhe blogerja Evis Cerga, e apasionuar në rrëfimin e historisë së Tiranës dhe personazheve që jetuan e jetojnë në kryeqytetin tone ka botuar së fundmi librin “Shënime për një qytet”, me skica letrare që flasin për Tiranën por jo vetëm.

    Historitë janë të gjith histori të krijuara por sigurisht një pikënisje e kanë domethënë kjo pikënisje mund të jetë në individ që kalon në rrugë, dikush që bën përshtypje, mund të jetë një person që nuk e di se do të bëhet personazh por që në kokën time ashtu krijohet. Për mua çdo ecje në qytet është një burim informacioni, cdo rrugë e qytetit është një burim informacioni dhe mund të kthehet në një skicë letrare dhe çdo histori që dikush tregon padashje, histori personale apo histori e dikujt tjetër dhe që mendoj se duhet shpërndarë tek të tjerët unë e kthej në një skicë letrare.

    Shënime për një qytet në fakt nuk janë shënime vetëm për Tiranën, është shënime për shumë qytete. Një qytet ka mbetur i papërcaktuar për vet faktin që në vendet që ne shkojmë në qytetet që ne shkojmë të gjitha na sjellin një provojë dhe kjo provojë është unike për secilin nga ne. Unë kam zgjedhur këtë formë të skicave të shkurtra duke pasur parasysh që edhe njerëzit e kanë kohën shumë të shkurtër për të të ndjekur. Vëmendja është e shkurtër dhe preferojnë gjëra të vogla për të mbajtur vëmendjen e përqëndruar.

     

     Me çfarë e lidh kafen turke ajo?

    Kafen turke e lidh me gjyshet sidomos në ato kohët që nuk kishte kafe, ishte problem për kafe, sepse kafja kushtonte 6 qind lekë dhe 9 qind lekë. Ajo kafja 6 qind lekëshe ishte një kafe e tmerrshme thoshin atëherë se unë nuk është se e kam provuar kafen në atë kohë. Por ishte qejfi që kur gjyshja pinte kafe të fusje biskotën brenda në kafe. Njërës gjyshe I pëlqente kjo gjë, gjyshen tjetër e nervozonte se I binin biskotat brenda në kafe por nuk kam pirë më kafe turke pëlqej ekspresin.

    Por a ka elementë nostalgji ky libër?

    Që ti referohemi elementëve patjetër që duhet t’I referohem nostalgjisë por pa e sjellë atë, më shumë I referohemi antropologjisë  për të ruajtur atë që ka qenë pozitive dhe për të mos harruar në mënyrë që të shërbejë kujtesës së brezave dhe të ndërtohet mbi të, sepse duke u ndërtuar ne e mësojmë dhe brezin e ri me punën, me një dëshirë që qyteti të bëhet I tyre…

    Ndërsa flasim për librin, flasim për skicat që Evis Cerga ka përshkruar në librin e saj. Një ndër to është për mamatë shqiptare por si I përshkruan ajo mamatë:

    Janë si mamatë greke, mamatë shqiptare pëlqejnë të ushqejnë fëmijët dhe të krenohen për fëmijët e tyre, duke thënë që fëmija I tyre nuk është aq I mirë, por fëmija I asaj shoqes tjetër është shumë I mirë por nndërkaq duke treguar historitë për fëmijët e tyre që I bëjnë  fëmijët më të mirë se fëmijët e shoqeve

    Aj tregoi edhe për gjërat e rralla që mungonin në atë kohë dhe kishte mundësi që ndryshe nga fëmijët e tjerë t’I kishte

    Një nga gjërat që unë kisha ishte cëmcakizi, sot është një gjë që njerëzit as e perceptojnë, por cëmcakizi ishte një nga gjërat që fëmijët donin më shumë se cdo gjë tjetër dhe kjo ishte gjëja që më bënte mua të lakmueshme përball fëmijëve të tjerë të pallatit, unë e përdorja madje edhe si për të komanduar madje

    Kjo ishte një pjesë e detajeve të shënimeve për një qytet që nuk ka mbarim.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 28 maj 2021 / Rihapen hetimet për '21 janarin'

    Rihapja e dosjeve të bujshme. Telefonuesit flasin për Gërdecin dhe 21 janarin

  • VIDEO

    Protestuesja e 21 janarit kujton momentet e tmerrit: Njerëzit e pafajshëm u vranë kur mitingu mbaroi

    Pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes së 21 janarit për vrasjen e Aleks Nikës një zonjë nga Lezha telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo tha se ka marrë pjesë në protestën e 21 janarit dhe rrëfeu edhe njëherë tmerrin që kishte përjetuar kur tha se: Njerëzit e pafajshëm u vranë kur mitingu mbaroi.

  • VIDEO

    Zonja rrëfen historinë e protestuesit të 21 janarit: Sot është si i vdekur, e helmuan në komisariat

    Një zonjë që telefonoi nga Fieri në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv rrëfeu historinë e djalit të tezes që ishte një nga protestuesit e 21 janarit dhe tha se edhe sot e kësaj dite ai është si i vdekur. Qytetarja zbuloi edhe arsyen: Sipas saj atë e kanë helmuar kur e shoqëruan në komisariat.

  • VIDEO

    Hallet e banorëve të Gërdecit s’kanë fund, zotëria denoncon: Nuk kemi ujë, jemi shumë keq

    Një zotëri nga zona e Vorës afër Gërdecit telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe denoncoi një shqetësim të madh për banorët. Ai tha se nuk kanë ujë dhe situata është shumë keq. Duket se pas ngjarjes tragjike të vitit 2008-të hallet e këtyre banorëve s’paskan fund.

  • VIDEO

    Bovilla, një mrekulli turistike shumë pranë Tiranës

    Sot në emisionin “Rreze Dielli” sollëm Bovillën si një destinacion turistik afër Tiranës tepër I bukur dhe tërheqës për turistët shqiptarë dhe të huaj. Ai vjen si një sygjerim për të gjithë ta që dëshirojnë të kalojnë një ditë ndryshe në natyrë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv