-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga tallja e Lulzim Bashes me demokratet te bodrumi i pasurise e deri tek Teuta kampione
-
VIDEO
Starova: Kushtetuesja do të marrë vendim pro për shkarkim të Metës! Koçi: Kjo është presidenca më e shëmtuar ndonjëherë
Në emisionin 'Repolitix' të ftuarit folën edhe për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Arjan Starova u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta miratojë shkarkimin që do të votohet në Kuvend.
"Vendimi i Kushtetueses pastaj do të jetë për ta hequr. Por kjo do të ketë një debat shumë të madh më pas"
Ndërkohë që Petro Koçi tha se kjo është Presidenca më e shëmtuar e bërë ndonjëherë.
"Presidenti i ardhshëm mund të vijë edhe nga opozita, ne na duhet një kryeqytetar", u shpreh ai.
Për analistin Enver Bytyçi ky është një parlament i paligjshëm.
"Vendimi i parlamentit duhet të bazohet në Kushtetutë, duhet të bazohet në një nen konkret. Së dyti unë mendoj se parlamenti është i paligjshëm", tha ai.
-
VIDEO
Berisha 'non grata', Starova në Repolitix: Ai nuk vret dot një pulë, s'ka asnjë akuzë zyrtare për të! Koçi: Ka afera konkrete korruptive si kompleksi 'Partizani'
PD mes Berishës dhe SHBA'. Kjo është tema e 'Repolitix' në Report Tv sonte, ku janë të ftuar politikanët Petro Koçi dhe Arian Starova dhe analistët Enver Bytyçi dhe Plator Nesturi.
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, tha se vendimi i SHBA-ve për të shpallur 'non grata' ish-Kryeministrin Sali Berisha është i bazuar në lobingje dhe në lajmet e mediave shqiptare pasi sipas tij Berisha nuk është ccuar para drejtësi për ndonjë akuzë për ccshtje korruptive
-
VIDEO
Ankimet e 25 prillit, Petro Koçi: Në PD e LSI desh u përmbys lista nga shitblerja e votës! Starova: PD ka të dhëna, s’flet në erë për masakër zgjedhore
Ankimet e 25 prillit dhe vulosja e rezultatit zgjedhor për Durrësin sot nga KAS, janë temë diskutimi në emisionin “Repolitix” në Report Tv.
Duke folur për akuzat e opozitës për masakër zgjedhore, deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, ia atashon shitblerjen e votës PD dhe LSI, duke thënë se ata kanë pasur në lisa biznesmenë. Akuzën për përdorimin e administratës në zgjedhje Koçi i hedh poshtë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.
-
VIDEO
Mbyllet Superliga, festë në Durrës dhe trishtim në Shkodër! Teuta, kampione e Shqipërisë pas 27 vitesh, shkatërron Apoloninë! Bylis bie në kategorinë e parë
Mbyllet nën 'ethe' dhe emocione edicioni i 82 i kampionatit të futbollit në Shqipëri. Pas 27 vitesh Teuta është shpallur kampione e vendit. Në Durrës ka nisur festa ndërkohë ka trishtim në Shkodër, ku edhe pse Vllaznia fitoi nuk arriti të shpallet kampione.
-
VIDEO
Kreu i shoqatës së bareve e restoranteve, Jahaj: Presim të hiqet ora policore nesër, jemi ende në rënie të fuqisë blerëse! Pritet ta rimarrim veten në 2025
Përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve në vendin tonë presin që nesër Komiteti Teknik i Ekspertëve të lehtësojë masat anti-COVID. Enri Jahaj kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve në një intervistë për Report Tv tha se presin që të hiqet ora policore dhe të shkojmë drejt normalizimit në këtë sezon turistik.
-
VIDEO
Zhduket gjatë pandemisë nga një spital në Gjermani/‘Pa Gjurmë’ gjen Kristina Dautin në një kamp
Humbi kontaktet me familjen në Shqipëri më 4 nëntor të vitit 2020 gjendet në Hamburg Kristina Dauti. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej një viti ndodhej në shtetin gjerman e vetme, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni. E transforuar, por fatmirësisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore Krisitina flet pas 7 muajve nga humbja me kunatën e saj Vasilika Dauti e ftuar në ’Pa Gjurmë’. Falë emisionit në Report TV, një koleg gazetar nga Kosta Rika, pasi kishte ndjekur videon në kanalin e youtube nisi bashkëpunimin me stafin. Si për koicidencë të tijën, ai ishte personi i cili jo vetëm e kishte njohur shqiptaren në kampin ku jetonte në Hamburg, por edhe i kishte shërbyer. 64-vjecarja kishte përfunduar në një karrocë me rrota, ndërsa pak para se të humbiste kontaktet kishte shfaqur një gjendje të rënduar shëndetesore. Por si arriti ’Pa gjurmë’ në gjurmët e Kristinës ? Një dritë jeshile u ndez, kur me të mësuar se 64-vjecarja që James Pachelli kishte takuar, kërkohej në një program në Shqipëri, si gazetar u tregua i gatshëm për të kërkuar ’nënën’ sic e konsideronte ai Kristinën, me të cilën kishte humbur edhe vetë kontaktet. Gjatë komunikimeve të vazhdueshme, që James pati me stafin e programit premtoi se do ta gjente shqiptaren nga Korça shumë shpejt. Nuk kaloi shumë kur pasi zbuloi adresën James Pachelli dërgoi fillimisht një video ku dukej qartazi dhoma e kampit ku ishte zhvendosur 64-vjecarja prej disa muajsh. E pabesueshme për Vasilika Dautin, e cila u emocionua kur pa kunatën të shtrirë në shtrat, në dhomën e atij kampi në Hamburg, ku jeton aktualisht kunata e saj. Në video Kristina i thërriste ’djali im’, gazetarit që i kishte shërbyer më parë, emocione të cilat u transmetuan live në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’. Një sfidë për të gjithë, mision i cili u finalizua me lidhjen live nga Gjermania me vetë Kristinën. 64-vjeçarja flet për herë të parë pas 7 muajve duke sqaruar dhe arsyet pse ajo humbi kontaktet. Një bisedë e ngrohtë me kunatën Vasilika, Kristina tah se i ishte nënshtuar operacion në shtyllën kurrizore dhe se tashmë ishte në një gjendje të stabilizuar. Vuajtjet e saj i fshehu me buzëqeshjen dhe sytë që i ndritën pasi u lidh me personat që kanë shenjuar jetën e saj.
-
VIDEO
Gazetari i huaj bashkëpunim me ’Pa Gjurme’, gjen adresën e 64-vjeçares korçare të humbur në Hamburg
Humbi kontaktet me familjen në Shqipëri më 4 nëntor të vitit 2020 gjendet në Hamburg Kristina Dauti. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej një viti ndodhej në shtetin gjerman e vetme, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni. E transforuar, por fatmirësisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore Krisitina flet pas 7 muajve nga humbja me kunatën e saj Vasilika Dauti e ftuar në ’Pa Gjurmë’. Falë emisionit në Report TV, një koleg gazetar nga Kosta Rika, pasi kishte ndjekur videon në kanalin e youtube nisi bashkëpunimin me stafin. Si për koicidencë të tijën, ai ishte personi i cili jo vetëm e kishte njohur shqiptaren në kampin ku jetonte në Hamburg, por edhe i kishte shërbyer. 64-vjecarja kishte përfunduar në një karrocë me rrota, ndërsa pak para se të humbiste kontaktet kishte shfaqur një gjendje të rënduar shëndetesore.
-
VIDEO
’Pa Gjurmë’ gjen korçaren e humbur, familja: Është tjetërsuar, të kthehet në Shqipëri
Humbi kontaktet me familjen në Shqipëri më 4 nëntor të vitit 2020 gjendet në Hamburg Kristina Dauti. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej një viti ndodhej në shtetin gjerman e vetme, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni. E transforuar, por fatmirësisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore Krisitina flet pas 7 muajve nga humbja me kunatën e saj Vasilika Dauti e ftuar në ’Pa Gjurmë’. Falë emisionit në Report TV, një koleg gazetar nga Kosta Rika, pasi kishte ndjekur videon në kanalin e youtube nisi bashkëpunimin me stafin. Si për koicidencë të tijën, ai ishte personi i cili jo vetëm e kishte njohur shqiptaren në kampin ku jetonte në Hamburg, por edhe i kishte shërbyer. 64-vjecarja kishte përfunduar në një karrocë me rrota, ndërsa pak para se të humbiste kontaktet kishte shfaqur një gjendje të rënduar shëndetesore. Kristina Dauti: Ju përshendes nga Gjermani Vasilika Dauti, kunata: Vasilika jam Kristina Dauti: Hë mi Lika. Kam bërë operacion, me kishin ikur 4 rruaza nga shtylla kurrizore, por tani jam mirë. Xhorxhi me zor më gjeti, shyqyr që erdhi ai dhe më ndihmoi. Nuk kam mundur të komunikoj me ju pasi nuk kam patur kartë telefonike. Vetë e kisha të pamundur të lëvizja, pasi ti e di jam në një karrocë me rrota tashmë. Odeta Dume: Keni për të bërë operacion tjetër ? Kristina Dauti: Jo bëra vetëm këtë operacioni në shtyllën kurrizore, pasi duhej të më bënin edhe për këmbën, por nuk e morën përsipër se ishte shumë i rëndë. Kristina Dauti: Vasilika si i ke djemtë, ti si je ? Vasilika Dauti, kunata: Mirë më pyesin për ty Kristina Dauti: Sot do më marri Xhorxhi kartë për të folur me jut ë gjithë Odeta Dume: Doni të riktheheni në Korçë? Kristina Dauti: Do kthehem në Greqi, atje ku isha se s’kam ç’bëj më këtu në Gjermani. Vasilika Dauti, kunata: Shumë faleminderit gazetarit, për gjithë punën që ka bërë. Të uroj gjithë të mirat Kristina dhe uroj të vish sa më shpejt me këmbët e tua. Kristina Dauti: Shumë faleminderit, do vi, t’ju takoj
-
VIDEO
Përdhunimi i të miturës në Mirditë, do ekzaminohen celularët e vajzës dhe 5 të arrestuarve!
Telefoni i 15-vjeçare dhe 5 personave të arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e së miturës janë dërguar për ekzaminim të specializuar. Burime nga prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se në aparatin celular të së miturës janë gjetur biseda dhe mesazhe vetëm të ditës kur është bërë denoncimi, pasi ajo i fshinte në vazhdimësi nga frika e prindërve. Gjithashtu pritet përgjigja e analizave që do të vërtetojnë nëse personat e vënë nën akuzë dhe që ndodhen me masë sigurie në burg kanë abuzuar seksualisht me të miturën në Mirditë.
Për prokurorinë përgjigja e këtyre do të konsiderohen si provat kryesore që do të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj 5 të arrestuarve për përdhunimin e të miturës.
Ndërkohë referuar moshës, dëshmia e vajzës nga oficerët e policisë gjyqësore është marrë në prani të njëri prind dhe psikologu. Hetuesit kanë dyshime dhe për të paktën 3 persona të tjerë të përfshirë, por ende nuk ka prova të mjaftueshme. Ata janë marrë në pyetje dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. E mitura e përdhunuar po mbahet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Rasti i abuzimit seksual me të miturën në Tarazh të Mirditës u zbulua pas denoncimit në polici të vajzës dhe familjareve të saj, ndërsa u arrestuan Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla,27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj, 17 vjeç që të pestë të afërm me njëri-tjetrin banues në fshatin Tarash-Mirditë, të cilëve u është dhënë masa 'arrest me burg'.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin me anë të shantazheve kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 15-vjeçare. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik, duke nxitur protesta në disa qytete të Shqipërisë.
-
VIDEO
Nis vaksinimi anti-COVID i rreth 14 mijë punonjësve të transportit publik
#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Ditën e sotme do të nisë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Ndërkohë në ditët në vijim, ky proces do të vijojë edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetas. Ky sektor ka qenë ndër të parët që kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të rrezikut që i kanosej si rrjedhojë e numrit të madh të qytetarëve që udhëtojnë me autobusë, ku është e pamundur që të ruhet distanca fizike. Në total, që nga fillimi i këtij procesi, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.
-
VIDEO
KAS nis rinumërimin e votave për 108 kuti e Qarkut Durrës, ngrihen 8 grupe numërimi
Nis rinumërimi për 108 kutitë në Durrës për votat për partitë politike pas kërkesë së LSI, e cila ka humbur mandatin për 136 vota. KAS ka nisur procesin e rinumërimit dhe brenda sallës së saj janë ngritur 8 grupe rinumërimi.
Rinumërim KAS vendosi edhe për 114 kuti të Beratit, ku LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregoi se proporcioni ishte i papërfillshëm.