• VIDEO

    Telefonuesi zbulon difektin e madh të rivalëve të Bashës: E kanë idhull, nuk heqin dorë nga Berisha

    Garën për kreun e PD-së komentoi mëngjesin e sotëm një qytetar që u bë pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai zbuloi difektin e madh që kanë rivalët e Bashës kur tha: Kanë idhull Berishën, nuk heqin dot dorë prej tij dhe kjo i penalizon.

  • VIDEO

    Zotëria shpjegon me dy fjalë garën në PD: Basha është kobure në brezin e Sali Berishës,ja pse

    Gjatë diskutimeve në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zotëri që telefonoi nga Fieri shpjegoi sipas mënyrës së tij garën në PD. Ai tha se Basha është kobure në brezin e Sali Berishës dhe nënvizoi se kandidatët e tjerë nuk kanë shanse duke shpjeguar edhe pse.

  • VIDEO

    Jo vetëm ngjarjet e bujshme të pas 90-tës, korçari kërkon me ngulm: Të hapen dosjet e komunizmit

    Një telefonues nga Korça kërkoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv që të hapen edhe të gjitha dosjet e komunizmit. Ai tha se jo vetëm ngjarjet e bujshme të pas 90-tës por të hapen dhe të hetohen edhe ngjarjet e periudhës së komunizmit pasi sipas tij në atë kohë janë vrarë njerëz dhe ekzekutorët janë në parlament.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 29 maj 2021, Debate për politikën dhe orën policore.

    Diskutimet për politikën si “bukë e përditshme”. Telefonuesit të ndarë për heqjen fare të orës policore.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 29 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga Flor Mumajesi hap zemren te shperthimi i papritur i mesnates i Lulzim Bashes e deri tek mos kaloni nga tuneli i Elbasanit.

     

  • VIDEO

    'Dritëhijet e dosjes së 21 janarit'

    Gazetari Fatos Mahmutaj tha se pas ngjarjes, prokurorët të cilët kishin në dorë hetimet, i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali "Nën Tereza" ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë. Ai sqaron se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje, por thekson se një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, i cili është dhunuar gjatë protestës së 21 janarit 2011, i ftuar në 'Pa Protokoll' në Report Tv, u shpreh se me rihapjen e hetimeve është shansi që të vendoset drejtësia deri në fund. Në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv u diskua nga të ftuarit çështja e rihapjes së hetimeve të 21 janarit. Të ftuar ishin avokati Genc Gjokutaj, juristi Indrit Vokshi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari i plagosur më 21 Janar Fatos Mahmutaj, nëpërmjet një lidhje me Skype. Ndërkohë që një tjetër lidhje me skype do të ketë me Gilberto Jaçe, ish-kryetar i Bashkisë Përmet, edhe ky i dhunuar me 21 janar.

  • VIDEO

    U dhunua më 21 janar, ish-kreu i Bashkisë Përmet: Rihapja e hetimeve, shans për drejtësi! Të rinj protestues u morën dhe dhunuan nga policia

    Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, i cili është dhunuar gjatë protestës së 21 janarit 2011, i ftuar në 'Pa Protokoll' në Report Tv, u shpreh se me rihapjen e hetimeve është shansi që të vendoset drejtësia deri në fund.  

    "Drejtësia është ajo që pritet të vendoset. Dhe kjo rihapje është një shans për këtë. Tashmë është krijuar një drejtësia e re. Tashmë është shansi që të dëgjohen të gjitha palët. Drejtësia të shkohet deri në fund, deri te urdhëruesit.  Unë nuk jam thirrur ndonjëherë në organin e akuzës. Ne jemi thirrur nga policia dhe nga OPGJ-të për të bërë deklarime për pjesëmarrës në tubime. 2 djem të rinj i morën dhe bënë 21 ditë burg pa bëtë asgjë fare në protestë. Të fillojë përgjegjësia nga zinxhiri komandues i Gardës së Republikës, ministri i Brendshëm i atëhershëm, Kryeministri i atëhershëm", tha ai.

  • VIDEO

    '21 janari'/ Gazetari Fatos Mahmutaj: Drejtësi do ketë kur në bankën e të akuzuarve të shkojnë Berisha e Meta!

    Për gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili u qëllua me plumb në dorë më 21 janar, drejtësi do të jetë vetëm kur në bankën e të akuzuarve të shkojnë Sali Berisha dhe ilir Meta. Në një lidhje me Skype për "Pa Protokoll", Mahmutaj tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti aktual Ilir Meta janë dy shkaktarët e vërtetë të "21 Janarit".

    "Unë jam shumë skeptik për hetimet për 21 janarin. Nëse drejtësia do ta ketë me seriozitet, atëhere pres që t'i dalë në fund dhe të shkojnë në bankën e të akuzuarve dy shkaktarët e vërtetë të 21 janarit, Sali Berisha dhe Presidenti aktual Ilir Meta. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia. Nëse këta nuk do të jenë të akuzuar, është e kotë", tha ai.

  • VIDEO

    'Dritëhijet e dosjes së 21 janarit' në 'Pa protokoll'! Gazetari që u qëllua me plumb në dorë: Mjeku ligjor tha që isha goditur me çekiç! Prokurorët nuk më thirrën për të dëshmuar

    Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Belgjikë, thotë se pas ngjarjes, prokurorët të cilët u morën me hetimet pë rngjarjen i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali "Nën Tereza" ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë dhe se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje. Megjithatë ai thekson se nuk u thirr kurrë më për të dëshmuar.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD/ Ralf Gjoni: Lulzim Basha 'nuk do të zgjidhet' por do ta mbajnë kryetar për t'i lënë demokratët në opozitë! Berisha ta lërë partinë të lirë

    Gjoni deklaroi se deklaroi ka ardhur koha që Sali Berisha t'i bëjë një nder partisë që krijoi dhe ta lërë të lirë një herë e mirë që të bëjë zgjedhjet e saj. Ai foli edhe për çështjen shumë sensitive të abuzimeve seksuale në vend, nisur nga ajo që ndodhi Mirditë disa javë më parë. Gjoni apelon që shoqëria duhet të reagoi si e tërë për këtë problem shumë të rëndë që po kalon.

  • VIDEO

    Zjarri në fabrikë e tullave në Maminas, kryebashkiaku i Shijakut: Punonjësi 57 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë! Ka pësuar djegie të shkallës së tretë

    Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të 57-vjeçarit Besnik Bojaku, i cili mbeti i plagosur ditën e sotme si pasojë e zjarrit që përfshiu një fabrikë të re tullash në Maminas.

    Në një lidhje me Skype për "Report TV", Arbana tha se 57-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë te reparti i djegieve në QSUT dhe se ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

    " Në orët e para të ditës sot një zjarr i madh përfshiu fabrikën e tullave. Morëm lajmin dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe më pas na u bashkuan grupe nga Durrësi dhe Tirana. Për 1 orë e 15 minuta situata ishte në kontroll. Fatkeqësisht mbeti i plagosur Besnik Bojaku, i cili punonte prej 5 vitesh në fabrikë, gjendja e tij është e rënduar, ka pësuar djegie të shkallës së tretë", tha ai.

  • VIDEO

    Roli i Bankës Shqiptare në rolin e kredisë, i ftuar Fatos Çoçoli

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv