• VIDEO

    Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë', takimi emocionues i babë e bir

    TIRANË- "Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur M.Z., babai i B. Z., i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, M., që kishte humbur kujdestarinë, në kushte të vështira shëndetësore, pasi është e diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. 

    "Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariatin nr.2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtoi në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika. Takimi u karakterizua me habinë e djaloshit për mënyrën se si e kishte gjetur i ati, pasi nëna ia kishte mbushur mendjen se "fshihen për gjithë jetën".Djali është i trembur, ka dy vite pa shkollë. Ai ka ndryshime të mëdha këto ditë që ka qëndruar me mua. Ka qëndruar dy vite në izolim. Ishte shumë i trishtuar, dhe unë vetë u trishtova kur e pashë. Vetë djali më thotë si më gjete. Ajo ia ka mbush mendjen djalit se "babai do me na rrahur me na mbyt". Djali mu duk tamam si vajzë, ajo ka dashur që djali të mos identifikohej. Kur arrita ju gjeta ju jashtë komisariatit dhe ju falenderoj pa masë. Më pas u futa në komisariat. Mirela i ishte shprehur djalit "se ne do fshihemi për gjithë jetën dhe babai nuk do na gjejë kurrë". Më ka akuzuar për shumë gjërash, por falenderoj zotin që ka vazhduar mjekimet", rrëfeu babai.

    Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë"  një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    "Telefonat që nëna i ka dhënë kanë qenë pa numra vetëm për të lozur dhe nuk ka patur mundësi të me marrë, ai e mbante mënd numrin e telefonit", ka thënë ai.

    Përtej gjithçkaje, Bledi rrëfen se nuk do e ndalojë për asnjë moment djalin që të komunikojë me nënën e tij, ndonëse ka një kusht, "që në biseda ajo t'i flasë si një nënë" dhe të mos ndikojë negativisht në edukimin dhe rritjen e tij.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Flet nëna e 9-vjeçarit që u gjet nga 'Pa Gjurmë': Do punoj që të marrë kujdestarinë e djalit

    Në prani të psikologes, moderatorja Odeta Dume, realizoi një intervistë më nënën e djalit 9-vjeçar Mirela Zefin. Në prani të psikologes, moderatorja Odeta Dume, realizoi një intervistë më nënën e djalit 9-vjeçar Mirela Zefin. E  diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. 35-vjeçarja zbuloi ekskluzivisht për ’Pa gjurmë’ arsyen e zhdukjes dhe pse në protektoratin e saj mbajti të izoluar edhe djalin e mitur. Mësuese në profesion, për të marr pagesën ajo kishte hapur edhe një llogari bankare në një bankë amerikane të nivelit të dytë në Shqipëri. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të burrit të saj.

    Odeta: Me mua mos ki frikë fare, ta them me sinqeritet sepse jam vetë nënë

    Mirela: E ka zënë makina

    Odeta: Ju ka zënë makina. Bledi u lodhe.

    Mirela: E ka zënë makina

    Mirela: Problemi është se…

    Odeta. E ke menduar se çdo bësh

    Mirela: Tani unë do vazhdoj punën dhe të mundohem të marr kujdestarinë e djalit është e domosdoshme sepse ky s'mund të shkojë tek dhunuesi i tij. Ky e ka dëshmuar që në pjesën e mbrapme të tij ka tentuar ta dhunojë, në 12 të natës e kam dëgjuar unë.

    Odeta: Ka tentuar ta dhunojë?

    Mirela: Ka tentuar ta dhunojë djalin seksualisht, gjykata si mund ta kthej nën ato kushte.

    Odeta: Babai ka fituar kujdestarinë ai thotë…

  • VIDEO

    Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë' takimi emocionues i babë e bir: Doli prej burgut të nënës së vet

    "Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur Bledi Zefi, babai i Marjan Zefit, i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, Mirela, që kishte humbur kujdestarinë. "Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariat numër 2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtuar në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika.

    Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë"  një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

  • VIDEO

    Pa Gjurmë gjen 9-vjeçarin! Nëna e rrëmbeu dhe e vishte si vajzë! Pas pak takimi i shumëpritur me babain

    Merr fund saga e zhdukjes prej dy vitesh, së nënë e bir gjenden Mirela dhe Bledi Zefi. Këtë të premte policia ka ndaluar 35-vjecaren bashkë ne të miturin në banesën në zonën e Laprakës në Tiranë, ku fshiheshin prej kohësh. 9-vjecari humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019 nga Amerika, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se të dy kishin hyrë në Shqipëri.

  • VIDEO

    Sfidat e prindërimit/ A duhet t’I lëmë fëmijët të pashoqëruar në këndet e lojërave?

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” folëm për një sfidë tjetër të prindërimit. A duhet t’I lëmë fëmijët të pashoqëruar në këndet e lojërave në qendrat e ndryshme tregtare? Psikologia Jonida Haxhiu u shpreh se janë krijuar si një ndihmë për prindërit por duhen vendosur rregulla të qarta.

  • VIDEO

    Sot nis kolaudimi i mjeteve, drejtori i Përgjithshëm për Report Tv: S'ka më korrupsion! Duhet patjetër aplikim në e-Albania

    Drakuli Lumi, drejtor i Përgjithshëm i Kontrollit Teknik ka sqaruar se me aparaturat e reja dhe trajnimin e personelit, do të shmanget korrupsioni, një prej ankesave më të mëdha të bëra nga drejtuesve të mjeteve.

  • VIDEO

    I dyshuar se porositi vrasjen e babë e bir/ Florenc Çapja i ndaluar në Dubai! Avokati i familjes ekskluzivisht për Report Tv: Ka kërkuar azil, autoritetet shqiptare s'kanë asnjë provë

    Florenc Çapja, autori që dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit ka kërkuar azil në Dubai. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, avokati i familjes Çapja, Neshat Fana.

  • VIDEO

    Videot në 'TikTok' të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, ILD hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin

    Videot me sjellje skandaloze, të publikuara së fundmi në rrjetet sociale të kryetares së gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, do të jenë objekt hetimi nga ana e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor.  

    "Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E. K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin", thuhet në njoftimin e ILD.

  • VIDEO

    "2 Luane drejt Venecias", filmi më i ri shqiptar me një kast të veçantë aktorësh

    Nga data 8 qershor, për publikun e Tiranës do të shfaqet në amfiteatrin e Tiranës, filmi “2 Luanë drejt Venecias “ me regji dhe skenar të Jonid Jorgjjt. Një komedi dramatike me nuanca   inteligjente humori dhe me element artistik  të veçantë që nuk i kishim hasur më parë, ka bërë bashkë 5 produksione ndërkombëtare.

    Me një kast të veçantë aktorësh si Vasjan Lami, Kastriot Çaushi, Alissa Huzar, Natalia De Maria, Alesandra Bonarota, Dario Di Diana, Marjana Kondi, Albana Sançolli, Luli Hoxha, Ina Gjoni, Erion Hodo, Alfred Zeneli, Armand Xhuli.

  • VIDEO

    Kulaç me miell misri dhe djathë nga zonja Vjollca

    Kulaç me miell misri dhe djathë

    Përbërësit:

    3 vezë

    1 gotë kos

    1 filxhan çaji vaj bimor

    kripë

    350 gr miell misri

    100 gr miell gruri

    1 pako pluhur pjekës

    150 gr djath

    Përgatitja:

    Në një tas rrahim vezët, shtojmë kosin, vajin dhe I përziejmë mirë sëbashku, kripë, shtojmë të dy llojet e miellit përzierë sëbashku pak nga pak, pluhurin pjekës, I përziejmë sat ë na formohet një masë homogjene, shtojmë djathin e përziejmë me spatula.

    Lyejmë tepsinë me vaj dhe e pudrosim me pak miell nivelojmë brumin në tepsi dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta. Furra duhet të jetë e nxehtë kur të vendosim tavën. Pasi e nxjerrim nga furra e mbulojmë 10 minuta me një pecetë e më pas e presim e shërbejmë.

  • VIDEO

    Turli me thjerrza dhe perime nga zonja Vjollca

    Turli me thjerrza dhe perime

    Përbërësit:

    400 gr mish pule

    1 gotë thjerrza

    4 lugë gjelle vaj ulliri

    3 karrota të vogla

    4 thelpi hudhra

    1 tufë qepë të njoma ( 6 copa)

    3 patate

    4 domate të vogla

    1 lugë gjelle salcë

    50 gr pure domate

    2 lugë gjellle lëng limoni

    kripë dhe piper të zi 

    1 lugë kafe piper të kuq dhe 1 lugë kafe kurkum

    1 lugë kafe xhinxher dhe 1 tufë majdanoz

    1 litër lëng pule dhe 2 speca jeshil dhe 2 speca të kuq

    Përbërësit:

    Vendosim mishin dhe kaurdisim dhe shtojmë ujë të nxehtë të ziejë. Fillimisht shpëljmë thjerrzat dhe I vendsoim në një tenxhere me 3 gota ujë dhe I lëmë në zjarr mesatar të ziejnë për 20-25 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë në 4 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim karrotat të rpera në kubikë të vegjël rreth 1 cm I kaurdisim sëbashku deri sa volume I qepëve të ulet, patatet në kubikë 1 cm I përziejmë sëbashku dhe domatete në kubikë dhe 1 lugë gjelle salcë dhe 50 gr pure domate dhe 2 lugë gjelle lëng limnoi dhe erzat, thjerrzat e gatuara dhe 1 litër lëng perimesh ose pule, kripë dhe 2 speca jeshil, 2 speca të kuq e lëmë turlinë të ziejnë ën fund shtojmë mish pule të copëtuara dhe 1 tufë majdanoz të grirë e lëmë të zeijë 15 minuta dhe e sërvirim.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 31 maj 2021, Kush e mund Bashën për kreun e PD-së?

    Analizë e thellë e qytetarëve për situatën në PD. Telefonuesit thonë se Agron Shehaj ka më shumë mundësi për të fituar ndaj Bashës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv