• VIDEO

    Ekskluzive/ Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar

    Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se çështja është regjistruar në prokurori prej 1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.Prokurore drejtuese e hetimeve për çështjen e vrasjes së Aleks Nikës është caktuar Marjeta Zaimi. Detaje të tjera në lidhje me hetimin janë sekret hetimor, por prokurorja Zaimi konfirmoi se hetimet kanë filluar nga e para. Hetimet kanë rinisur për veprat penale të vrasjes së Aleks Nikës  dhe plagosjes së dy shtetasve të tjerë nga protesta e 21 janarit.

    Hetimi për vrasjen e Nikës ishte pezulluar pasi nuk kishte asnjë autor të dyshuar për të, ndërsa në janar të 2021 u kërkuar riekspertizë të plumbit që e varu atë. Kjo çështje po shqyrtohet edhe në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut me kërkesë të familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kanë paditur shtetin shqiptar që lidhet me mungesën e një hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe për mohimin e aksesit të familjarëve në fazën hetimore të procesit. Më 20 maj Avokatura e Shtetit ka venë në dijeni Këshillin e Ministrave për procesin gjyqësor dhe ka kërkuar që deri më datë 25 maj t'i vihet në dispozicion e gjithë dosja dhe veprimet hetimore.

    Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë para selisë së Kryesisë së Kuvendit dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi.Aleks Nika është një nga 4 protestuesit e vrarë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në 2011 nga garda e Republikës gjatë protestës së opozitës ku në atë kohë ishte PS.  

    Për vrasjen e  Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi ish kreu i gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vite e pak muaj, ndërsa për Nikën nuk ka ende asnjë të autor.

  • VIDEO

    Festivalet e luleve nëpër botë, një atraksion i veçantë turistik

     

    Teuta Borova është një udhëtarë profesionihste. Ajo prej 20 vitesh I ka kthyer udhëtimet në pjesën më të rëndësishme të jetës së saj dhe nuk ndalon kurrë së udhëtuari. Sapo mbaron një udhëtim, valixhja e saj është gati për destinacionun e rradhës.

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi më tepër për Festivalin e Luleve, një atraksion turistik të cilin e ka ndeshur në shumë vende të botës si Gjermani, Hollandë, Dubai etj.

    Lulet janë një tjetër pasion I saj përpos udhëtimeve jo vetëm për t’I mbajtur si pjesë e dekorit në shtëpi por ajo I ndjek ato edhe në udhëtimet e saj. Ndërsa tregoi për të gjitha festivalet e luleve në të cilat ka marr pjesë dhe rëndësinë e tyre si atraksion I veçantë turistik:

    Festivali i luleve në Kordoba

    Shikoj rastësisht një dokumentar për festivalin e luleve, në Kordoba, magjia, emocioni I luleve vjen ndryshe. Cdo rrugicë, cdo vilë, hap dyert e saj dhe cdo oborr menaxhohet me lule shumëngjyrëshe nga mënyrat më të ndryshme dhe vijnë turistë nga e gjithë bota.

    Kopshti I luleve në Dubai

    Garden Miracle të Dubait, një kopësht gjigandë që hapet në nëntor dhe mbyllet në prill, sepse është edhe me lulen e Petunjës, është një lule që e duron të ngrohtën por ato temperaturat e Dubait mbi 45 gradë ne verë dhe I lënë kohë të marrin veten.

    Festivali I luleve Gjermani, Hollandë

    Bëhet Shoë Parade, Amsterdami me miliona tulipanë krijonë figura të atraksioneve të rëndësishme të Hollandës, e njëjta gjë në Gjermani, krijojnë figura vetëm me lule.

    Ajo theksoi se në Tiranë është rralluar mbajtja e luleve në shtëpi, duket si një zakon që tashmë ka humbur.

  • VIDEO

    Limonatë me luleshtrydhe, recetë e shpejtë për një pije freskuese

    Sot në “ Rreze Dielli” ju sollëm një recetë verore “ Limonatë me luleshtrydhe”.

    Për këtë limonatë ju duhen këto përbërës:

    4 limona

    250 gr luleshtrydhe

    sheqer ose mjaltë

    gjethe mente

  • VIDEO

    Shfaqja online që sjell Gjirokastrën në dimensionin artistik

    Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” balerina Enada Vaso tregoi më tepër për projektin e fundit që ka ndërmarr. Ajo sjell tre klipe të shkutra artisitike ku do të promovohen 4 zona turistike të Gjirokoastrës, me karakteristikat e saj unike, piktoreske dhe arkitektonike.

  • VIDEO

    Sygjerim / Çfarë të lexojmë këtë fundjavë?

    Fundjavat kalohen më bukur në shoqërinë e një libri, prandaj në “Rreze Dielli” Ines Ibrahimi solli disa sygjerime për librat që mund të lexoni këtë fundjavë.

  • VIDEO

    Byrek me kremviçe, speca dhe djath nga zonja Vjollca

    Byrek me kremviçe, speca dhe djath

    Përbërësit:

    1 pako peta

    250 gr kremviçe

    2 speca

    150 gr djath I bardhë

    150 gr djath kaçkavall

    2 kokrra vezë

    200 ml qumësht

    pak vaj ulliri

    kripë dhe piper I zi sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Fillimisht presim kremviçet në rrathë shumë të hollë. Specat dhe djathin I presim në kubikë të vegjël dhe I vendosim në tasa të veçantë:Specat dhe djathin e bardhë bashkë, kremviçet dhe kaçkavallin në një tas tjetër. Rrahim vezët dhe shtojmë 6 lugë gjelle vaj ulliri duke I përzierë së bashku dhe duke shtuar qumësht, kripë dhe piper të zi. Byrekut do ti japim formën e një keku dhe do ta gatuajmë në një tavë për kek. Lyejmë tavën me yndyrë. Vendosim petët duke I rrudhur pak nga anët, I spërkatim me qumësht dhe vajin e tretur.

     

  • VIDEO

    Supë me krahë pule dhe makarona nga zonja Vjollca

    Supë me krahë pule dhe makarona

    Përbërës:

    500 gr krahë pule

    1 thelpi hudhër

    1 qepë

    1 karrotë

    1 filxhan çaj makarona të holla

    1 tufë majdanoz

    kripë dhe piper të zi

    vaj dhe gjalp

    2 lugë gjelle lëng limoni

    Përgatitja:

    Vendosim në zjarr tenxheren me 1.5 litër ujë e lëmë të valojë dhe shtojmë në të copat e pulës, kripë dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë vendosim 1 lugë gjelle gjalp dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri, hudhrën e kaurdisim për 2 minuta dhe shtojmë në të qepën të grirë shumë imët. Kaurdisim qepën sat ë bëhet transparente shtojmë karrotën të grirë në rende nga ana më e trashë dhe e shtojmë në tenxhere e përziejmë sëbashku me qepën. Shtojmë lëngun e pulës, makaronat. Pastrojmë krahët nga lëkura dhe kockat dhe shtojmë mishin në tenxhere dhe e lëmë supër të ziejë për 10 minuta sat ë ziejë makaronat 2 minuta e fundit shtojmë majdanozin e grirë hollë, 2 lugë gjelle limon dhe e shërbejmë.

  • VIDEO

    Korçarja u kthehet telefonuesve: Flijeni mendjen, në Shqipëri 80% janë socialistë e 20% demokratë

    Në diskutime e sipër një zonjë nga Korça që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv iu kthye keq qytetarëve. Ajo zbuloi se sipas saj janë blerë vota në rajonin e Korçës ndërsa e mbylli duke thënë: Flijeni mendjen. Në Shqipëri 80% janë socialist e vetëm 20% demokratë.

     

  • VIDEO

    'Tampon për të hyrë në supermarket', zotëria rrëfen Gjermaninë: Vaksinat të bëhen me detyrim

    Për pandeminë u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri ishte më shumë me idenë që vaksina të bëhet me detyrim në Shqipëri dhe këtë e analizoi me një shembull konkret kur tha: Në Frankfurt ata që nuk janë të vaksinuar duhet të bëjnë tampon para se të futen në supermarket dhe kjo kushton.

  • VIDEO

    Zotëria e ka kaluar dy herë Covid-19: Ekspertët meritojnë tre rroga shtesë, unë mbaj dy maska

    Një telefonues nga Cërriku që u bë pjesë e emisionit të mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se e ka kaluar dy herë Covid-19. Ai sqaron se tashmë mban edhe dy maska me vete kur del dhe propozon: Ekspertët të marrin tre rroga shtesë pasi kanë shpëtuar jetë njerëzish.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 27 maj 2021 / A mbaroi pandemia në Shqipëri?

    Situatë shumë pozitive nga Covid-19 por qytetarët thonë se pandemia nuk ka mbaruar

  • VIDEO

    PD mes Berishës dhe SHBA/ LSI zhgënjen në Durrës, një votë më pak nga rinumërim

    Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë rinumërimin e votave në 108 kutitë e Durrësit që nuk solli asnjë ndryshim rezultati madje solli një votë më pak për LSI që kishte kërkuar rinumërimin. Në pjesën e dytë u trajtua tema “ PD mes Berishës dhe SHBA-së. Të ftuar në studio Petro Koçi, Arjan Starova, Plator Nesturi dhe Enver Bytyçi.

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv