Hormonet janë dirigjentët e heshtur të trupit tonë. Çfarë ndodh kur ato dalin jashtë ekuilibrit? Në këtë episod, mjeku endokrinolog shpjegon sinjalet që trupi na dërgon – nga lodhja e papritur, tek ndryshimet në peshë, humor dhe cilësinë e gjumit. Mjeku i sporteve na tregon pozicionin optimal të gjumit, përfitimet që sjell dhe si çdo pozicion mund të ndikojë në shëndetin tonë. Një rrëfim personal nga një prind na fton të reflektojmë mbi pyetjen: A mësohet prindërimi? Një kombinim njohurish mjekësore dhe reflektimesh personale që nuk duhet humbur.





















