Sallatë me patate të ziera nga zonja Albana

17 Nëntor, 11:28 | Përditesimi: 17 Nëntor, 11:28

Sallatë me patate të ziera

Përbërësit:

  • 4-5 patate mesatare
  • 1 qepë e kuqe
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle uthull molle ose limon
  • Kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • (Opsionale: kastravec turshi ose spec i kuq, vezë e zier, ullinj, majdanoz)

Përgatitja:

Ziejmë patatet me gjithë lëkurë në ujë me kripë derisa të jenë të buta, por jo të shpërbëra (rreth 25–30 minuta). I lëmë të ftohen pak, më pas heqim lëkurën dhe i presim në kubikë ose feta. Shtojmë qepën e prerë hollë dhe e përziejmë lehtë. Në një tas të vogël përziejmë vajin me uthullën (ose limonin), kripën dhe piperin. Hedhim përzierjen mbi patatet dhe e trazojmë me kujdes që të mos shtypen. Në fund shtojmë majdanozin e grirë, vezët e ziera ose përbërës të tjerë sipas shijes.

MC/Shqiptarja.com