Pite tigani me spinaq që shkrin në gojë / Receta e shpejtë nga zonja Albana

12 Nëntor, 11:59 | Përditesimi: 12 Nëntor, 11:59

Pite tigani të mbushura me spinaq

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 1 Iç sodë
  • 1 Iç kripë
  • 200 ml ujë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 300 gr spinaq
  • 100 gr djathë

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin me miell, sodë buke, pak kripë dhe ujë. E lëmë brumin të pushojë për rreth 30 minuta. Ndërkohë në një tigan kaurdisim spinaqin me pak vaj ulliri. Pasi të ulet vëllimi shtojmë kripën dhe e lëmë të ftohet. Brumin e ndajmë në 2 pjesë, të cilat i hapim në dy peta. Hapim petën e parë në tryezën e punës, shtojmë mbushjen dhe djathin dhe sipër vendosim petën tjetër. Shtypim pjesët anësore dhe piten e mbushur e vendosim në një tigan të madh lyer me vaj dhe e pjekim nga të dyja anët.

MC/Shqiptarja.com