Biskota të kripura -Kafshatëza me pançetë
Përbërësit:
- 3 gota e gjysmë miell
- 2 gota pançetë
- 2 vezë
- 1 lgj djathë parmixhano
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 1 lgj vaj ulliri
- 1/2 lgj rozmarinë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Rozmarinën e kalojmë në blender dhe pançetën në kubikë të vegjël. Përziejmë të gjithë përbërësit dhe zëmë një brumë të plotë të cilin e hapim në tryezën e punës. Me anë të një forme të vogël e ndajmë në pjesë të vogla sa një kafshatëz. I vendosim në një tavë me letër pjekje në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.