Trishkë e sherbetosur, revania e traditës me shurup nga zonja Albana

21 Mars, 10:49

Trishkë e sherbetosur

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë
  • 2 filxhanë kafe sheqer
  • 2 filxhanë kos
  • 1 fk lëng portokalli
  • 2 fk gjalpë të tretur
  • 1 fk vaj
  • 250-300 gr miell
  • 1 lugë çaji sodë
  • 1 bustinë vanilje
  • Lëkurë portokalli

Sherbeti:

  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë ujë

Përgatitja:

Në një tas rrahim me pirun vezët me sheqerin, me kosin e me lëngun e portokallit. Shtojmë gjalpin e tretur, vajin, sodën, vaniljen, cipat e portokallit dhe e përziejmë mirë. Më pas hedhim pak nga pak miellin duke e përzier derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe e shkrifët. E hedhim në tavë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pasi të ftohet pak e presim në nuska. Më tej përgatisim shurupin dhe kur të jenë vakur të dyja bëjmë sherbetosjen.