Thjerrëza me perime
Përbërësit:
- 160 gr thjerrëza
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 patëllxhan
- 6 domatina
- 4 lgj vaj ulliri
- 3 lgj uthull
- 1 lç kripë
- 1 limon
- 1 tufë majdanoz
- Pak piper të zi
- Pak rigon
Përgatitja:
Presim në kubikë të vegjël patëllxhanët. I kriposim dhe i vendosim në furrë të piqen. Ziejmë thjerrëzat për sallatë. Domatinat i presim përgjysëm, ndërsa qepën e kuqe në gjysëmhëne dhe karrotën në rende. I vendosim të gjithë përbërësit në një tas. Përziejmë uthullën, vajin, limonin dhe e shtojmë në sallatiere mbi perimet duke bërë një spërkatje në fund me majdanoz dhe erëza.