Tavë brokoli me fileto pule dhe pana, shije speciale nga zonja Albana

7 Janar, 11:30

Tavë brokoli me fileto pule dhe pana

Përbërësit:

  • 500 gr brokoli
  • 400 gr mish pule
  • 200 ml pana gatimi
  • 150 gr djathë pice
  • 1 qepë e vogël
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 majë luge arrë moskat
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Presim brokolin në degëza të vogla dhe e ziejmë në ujë me kripë për 3-4 minuta. Më pas e kullojmë dhe e lëmë mënjanë. Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë copat e pulës, kripën, piperin dhe arrën moskat dhe i skuqim derisa të marrin një ngjyrë të artë. Në një tavë furre, shtrojmë brokolin në bazë dhe vendosim mbi të mishin e pulës. Shtojmë panën duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe më pas e spërkatim me djathin e grirë duke u siguruar që të mbulohen të gjithë përbërësit. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 20-25 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.