Peshk merluc me perime në furrë nga zonja Albana

7 Janar, 11:36

Peshk merluc me perime në furrë

Përbërësit:

  • 4 fileto peshku
  • 2 speca
  • 1 kungulleshkë
  • 1 karrotë
  • 1 patëllxhan
  • 2 thelpinj hudhër
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Kripë, piper
  • Rigon, trumzë

Përgatitja:

Fillimisht presim specat në shirita të hollë, gjithashtu kungulleshkën, karrotën dhe patëllxhanin në feta të holla ose forma gjysmëhëne. Copëtojmë hudhrat në feta shumë të holla. Më pas shpëlajmë filetot e merlucit dhe i thajmë me letër kuzhine. Lyejmë filetot me vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë dhe piper. I lëmë të marinohen për 10 minuta. Vendosim në tryezën e punës një fletë metalike ose letër furre. Vendosim një fileto merluc në qendër. Sipër saj, shtojmë një sasi të vogël të perimeve të përgatitura duke i spërkatur me hudhër, rigon ose trumzë. Mbledhim fileton së bashku në formë roleje dhe e fiksojmë me një fije kuzhine. E paketojmë mirë me folien e aluminit ose letrën e furrës. I vendosim roletë në një tepsi të piqen në furrë të parangrohur në 180°C për 25-30 minuta.