Supë me bishta spinaqi me fidhe dhe kos nga zonja Albana

6 Janar, 11:31

Supë me fidhe dhe bishta spinaqi

Përbërësit:

  • 2 qepë
  • 2 lugë gjalpë
  • Bishta spinaqi
  • 1.2 litër lëng mishi ose perimesh
  • 2 lugë gjelle fidhe
  • 1 gotë kos
  • 1 lugë miell
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Grijmë imët qepët dhe i kaurdisim në 1 lugë gjalpë. Shtojmë pak spec të kuq pluhur dhe lëngun e nxehtë të mishit ose perimeve dhe i lëmë qepët të vlojnë për 30 minuta. Në një tenxhere tjetër vendosim në vlim për 5 minuta bishtat e prerë të spinaqit. I kullojmë mirë dhe i hedhim në supë për t'u zier edhe 10 minuta. Shtojmë tek supa dhe 2 lugë fidhe. Në fund shtojmë kosin e trazuar me pak miell dhe me hudhra të shtypura. E lëmë supën të lidhet dhe të trashet dhe e servirim me pak gjalpë të tretur të aromatizuar me piper të kuq.