Sallatë festive me panxhar nga zonja Albana

18 Dhjetor, 11:22

Sallatë festive me panxhar

Përbërësit:

  • 600 gr panxhar i kuq i zier
  • 200 gr sallatë jeshile
  • 75 gr bajame
  • 75 gr fistikë
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë uthull
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

U heqim lëkurën panxharëve, të cilët i kemi zier më parë dhe i presim në kubikë rreth 2 cm. I vendosim në një tas dhe i spërkasim me vaj ulliri, uthull, kripë, piper dhe thelpin e plotë të hudhrës. I lëmë të marinohen për rreth 15 minuta dhe më pas largojmë hudhrën. Pasi e kemi larë dhe tharë mirë sallatën, e shtrojmë në pjatancë dhe sipër vendosim kubikët e panxharit. Hedhim sipër bajame të prera në feta dhe fistikë.