Ëmbëlsirë me mandarina, kek super i shpejtë e i shijshëm nga zonja Albana

13 Dhjetor, 11:22

Ëmbëlsirë me mandarina

Përbërësit:

  • 4 mandarina
  • 200 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 100 ml vaj luledielli /ulliri
  • 200 gr miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge kripë
  • Sheqer pluhur ose feta mandarinash për dekor

Përgatitja:

Ziejmë mandarinat në ujë për 10-15 minuta derisa të zbuten. Më pas, i heqim nga uji, i lëmë të ftohen dhe i presim në copa (me gjithë lëkurë). I kalojmë në blender derisa të bëhen pure. Në një enë rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë e fryrë dhe e lehtë. Shtojmë vajin dhe e përziejmë mirë. Në fund shtojmë purenë e mandarinave dhe e përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Përziejmë miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën. Shtojmë përbërësit e thatë gradualisht në masën e vezëve dhe mandarinave, duke i përzier ngadalë. Vendosim brumin në një tavë të lyer me pak vaj ose të mbuluar me letër furre dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 35-40 minuta.