Lakër me miell misri dhe kos në furrë nga zonja Albana

22 Nëntor, 11:21

Lakër me miell misri dhe kos në furrë

Përbërësit:

  • 1 lakër e bardhë
  • 3 vezë
  • 2 gota kos
  • 1 filxhan çaji vaj
  • 2 gota miell misri
  • 1 gotë miell gruri
  • 1 lç sodë buke / pluhur pjekës
  • 1 tufë kopër / majdanoz
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Lajmë dhe presim lakrën në feta shumë të holla dhe e skuqim pak në një tigan me 2-3 lugë vaj derisa të zbutet. Hedhim kripë dhe piper sipas shijes. E lëmë të ftohet. Shtojmë miellin e misrit dhe miellin e grurit gradualisht, duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë sodën e bukës ose pluhurin pjekës dhe e përziejmë përsëri. Shtojmë lakrën e ftohur, koprën ose majdanozin e grirë. Lyejmë një tavë me vaj ose përdorim letër pjekjeje. Shtrojmë përzierjen në tavë, e nivelojmë me lugë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 40-50 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.