Supë pule me presh, vezë dhe limon nga zonja Albana

22 Nëntor, 11:27

Supë pule me presh, vezë dhe limon

Përbërësit:

  • 500 gr mish pule
  • 2 presh (pjesa e bardhë)
  • 1 filxhan çaji oriz
  • 2 vezë
  • 1 limon
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper sipas shijes
  • Majdanoz të freskët

Përgatitja:

Vendosim mishin e pulës në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe e ziejmë për 30-40 minuta. Heqim shkumën që formohet gjatë zierjes dhe kur mishi të jetë zier, e largojmë dhe e presim në copa të vogla. Në tenxheren me lëngun e pulës, shtojmë vajin e ullirit dhe preshin e grirë në feta të holla. E lëmë të zbutet për 5-7 minuta. Më pas shtojmë orizin e larë dhe e lëmë të ziejë në lëngun e pulës për 15 minuta. Në një enë rrahim vezët, shtojmë lëngun e limonit ngadalë duke vazhduar përzierjen. Marrim pak nga lëngu i supës së nxehtë dhe e shtojmë gradualisht te përzierja me vezë dhe limon, duke e trazuar vazhdimisht. E hedhim masën në tenxhere duke e trazuar shpejt. E lëmë supën të ziejë në zjarr të ulët për 2-3 minuta, në fund shtojmë copëzat e mishit, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e përziejmë mirë.