Gozleme, Pite turke pa vaj, mbushur me gjizë, kos e vezë nga zonja Albana

21 Nëntor, 11:49

Gozleme, pite turke pa vaj

Përbërësit:

  • 5 gota miell
  • 1 lugë e gjysmë maja
  • 1 lugë e gjysmë kripë
  • Ujë

Për mbushjen me djathë:

  • 400 gr djathë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 qepë e vogël
  • Pak vaj ulliri
  • Piper i kuq

Për mbushjen me patate:

  • 3 patate mesatare
  • Gjalpë
  • Erëza

Për mbushjen me gjizë:

  • 400 gr gjizë
  • 4 lugë kos
  • 2 vezë
  • 2 lgj gjalpë

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e ndajmë në kuleçë, të cilët i punojmë mirë me duar dhe i hapim sa pëllëmba e dorës ose pak më të mëdha. Përgatisim disa lloje mbushje sipas dëshirës dhe vendosim mbushje deri te gjysma e petës. Gjysmën tjetër të petës e hedhim mbi mbushje duke i shtypur anësoret. I kalojmë në tavë për pjekje ose i skuqim pa vaj, por duke i lyer me gjalpë me anë të një furçe.