Mish me bamje nga zonja Albana / Kjo gjellë ka shije të përkryer, ja sekreti

16 Tetor, 11:42

Mish me bamje

Përbërësit:

  • 600 gr bamje
  • 4 racione mish viçi
  • 1 kokërr qepë
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 2-3 kokrra domate /2 ls salcë
  • 2 karota
  • 1 tufë majdanoz
  • Pak gjalpë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë bamjet nga bishtat, në mënyrë të tillë që të mos zbulohen kanalet e brendshme të bamjes. Në një tenxhere me fund të gjerë, skuqim mishin e pastaj qepën e grirë imët. Shtojmë domaten e grirë duke e kaurdisur, sa të pijë lëngun. I hedhim 1 litër ujë dhe e lëmë që të ziejë pak mishi. Shtojmë në tenxhere karotat dhe përsipër hedhim bamjet, gjalpin dhe piperin e zi. Lëngu duhet të jetë në nivelin e bamjeve. Provojmë për kripën dhe e lëmë të vlojë në zjarr të ngadaltë, derisa të ziejnë mishi dhe bamjet. Gjella nuk duhet trazuar, sepse dëmtohen bamjet. Në përfundim, gjella duhet të mbetet me pak lëng, që të ketë më shumë trajtën e tavës, sesa të gjellës. Shërbehet nëpër pjata, duke e marrë me një lugë të nderë e jo me garuzhde. Nëse dëshirojmë, që bamjet t'i bëjmë tavë, duhet ta mbulojmë me një letër alumini, që të mos thahen gjatë pjekjes.