‘Iku nga krevati, dyshonte se kisha dashnor’/Gruaja:Fshesën ma theu në trup,e futa në burg

16 Tetor, 18:03

 

Një nënë 35 vjeçe, Bajame Shkëmbi me origjinë nga Pogradeci, denoncoi pasditen e sotme historinë tronditëse të saj. Me një xhelozi të sëmurë shpesh bashkëshorti e ka dhunuar në sy të fëmijëve ndërsa pak ditë më parë për shkak të dhunës ajo e ka denoncuar Ermal Shkëmbin. Ndërsa ai ndodhet pas hekurave, 35-vjeçarja kërcënohet nga kunati i cili kërkon ta nxjerrë nga shtëpia me fëmijët nëse nuk tërheq denoncimin. E frikësuar Bajame Shkëmbi kërkon ndihmë në “Pa Gjurme”.