Sallatë jeshile me një marinadë speciale nga zonja Albana

16 Tetor, 11:21

Sallatë jeshile

Përbërësit:

  • 1 tufë sallatë jeshile / rukola
  • 1 kastravec
  • 3-4 domate të vogla
  • ½ limoni ose portokalli
  • Ullinj sipas dëshirës
  • Pak majdanoz
  • Kripë dhe vaj ulliri
  • Uthull molle ose limon

Përgatitja:

Pastrojmë sallatën jeshile ose rukolën dhe ia heqim ujin me kullesën rrotulluese. Sallatën e këpusim me dorë në copa të mëdha dhe i vendosim bukur në pjatancë. Nëse kemi rukola gjethet i vendosim pa i prerë. Përsipër shtojmë kastravecin e prerë në kubikë, domatet e vogla, ullinj, disa kubikë portokalli ose limoni dhe majdanozin. Në një filxhan hedhim pak kripë, 1 lugë supe uthull, 2 lugë supe vaj ulliri dhe i përziejmë derisa të tretet kripa. Ia hedhim sallatës sipër.