Gjellë me patëllxhanë dhe kunguj nga Albana, më e shijshmja që mund të keni provuar

16 Tetor, 11:16

Gjellë me patëllxhanë dhe kunguj

Përbërësit:

  • 3 kungulleshka
  • 2 patëllxhanë
  • 3 qepë
  • 1 spec i verdhë
  • 1 spec i kuq
  • 400 gr domate
  • 1 thelpi hudhër
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Sallam sipas dëshirës
  • Pak vegetë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim perimet në kubikë mesatare, ndërsa qepën e grijmë sa më imët. Kaurdisim fillimisht qepën duke shtuar pak kripë për të ndihmuar zbutjen dhe më pas shtojmë patëllxhanët dhe kungulleshkat. Vazhdojmë kaurdisjen derisa të tjetërsohet ngjyra. Shtojmë hudhrën dhe domatet e grira në rende. E lëmë salcën të përthithë lëngjet dhe më pas shtojmë erëzat dhe specat. Hedhim ujë një gisht më pak se masa e perimeve. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe vegetë, shtojmë sallam sipas dëshirës dhe e lëmë të ziejë avash për rreth 20 minuta (perimet nuk duhet të jenë shumë të ziera në mënyrë që të ruajnë formën e tyre) dhe në fund e spërkasim gatimin me majdanoz.