Llukanik me oriz dhe perime, super recetë në 5 minuta nga zonja Albana

3 Tetor, 11:56

Llukanik me oriz dhe perime

Përbërësit:

  • 3 copë llukanik
  • 1 qepë e thatë
  • 1 gotë oriz
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 3 qepë të njoma
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 domate
  • 1 spec
  • 1 gotë perime të ngrira
  • 1 tufë majdanoz
  • Salcë domate
  • Kripë, piper
  • Turmerik ose kerri

Përgatitja:

Fillimisht skuqim llukanikun ose mund të zgjedhim suxhuk apo sallam turist sipas dëshirës. E largojmë nga tigani dhe në atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë, më pas specat në kubikë dhe bishtat e qepëve të njoma. Shtojmë orizin (pasi e kemi shpëlarë me pak ujë) bashkë me salcën e kuqe. E lëmë për disa minuta në zjarr dhe më pas shtojmë perimet. E lëmë në vlim duke rregulluar shijen me erëza dhe bimë aromatike.