Reçel kumbullash
Përbërësit:
- 1 kg kumbulla
- 500 gr sheqer
- 2 lugë rum
Përgatitja:
Kumbullat lahen, largohen bërthamat, pastaj rradhiten në tenxhere, hidhet sheqer dhe ashtu qëndrojnë tërë natën. Të nesërmen i vendosim të ziejnë në zjarr të fuqishëm duke i përzier vazhdimisht (reçeli është i zier kur bie pjesë pjesë nga luga). Në fund, sipas dëshirës mund të hedhim pak rum. Reçelin e hedhim në kavanoz të nxehtë, pastaj e mbyllim me cellofan të dyfishuar. Ky është një variant i përgatitjes, por ka dhe një mënyrë tjetër nëse do të përgatisim një masë më të madhe. Kumbullat e pjekura i lajmë, i kullojmë dhe pastrojmë nga bërthamat. I vendosim në tenxhere të gjerë dhe i futim në furrë të nxehtë, ose mbi sobë i ziejmë duke i përzier kohë pas kohe derisa të trashet masa. Në fund të zierjes hedhim sheqer në raport 5 kg kumbulla të ziera : 1 kg sheqer. Sipas dëshirës mund t'i hedhim më tepër sheqer. I lëmë të ziejnë për rreth 1 orë e gjysmë. Pasi është gati, reçelin e nxehtë e hedhim në kavanoz të nxehtë.