Supë patatesh me presh
Përbërësit:
- 1 qepë e madhe
- 1 tufë majdanoz
- 1 thelpi hudhër
- 1 karotë
- 1 kërcell selino
- 5-6 presh
- 6 patate të mëdha
- 1 litër ujë i ftohtë
- 6 gjethe borziloku të freskët
- 4 lugë vaj ulliri
- Kripë, piper
- Bukë e thekur në kubikë
Përgatitja:
Presim hollë qepën, majdanozin, hudhrën, karotën dhe selinonë dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Ndërkohë pastrojmë dhe grijmë preshin dhe e kalojmë në kaurdisje me perimet e tjera për rreth 10 minuta. Më pas shtojmë patatet në kubikë, hedhim ujë, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe borzilok. E lëmë supën të ziejë dhe e shërbejmë të ngrohtë ashtu siç është ose të frulatuar me bukë të thekur në kubikë.