Biftek shtëpie me domate dhe djathë bebe
Përbërësit:
- 500 gr mish tul
- 3 copë djathë bebe
- 100 ml qumësht
- 100 ml ujë të vakët
- 1 kokërr vezë
- 1 fetë bukë të bardhë
- 2-3 domate të kuqe
- 500 gr bizele
- 500 gr patate të vogla
- 1 tufë koper
- Vaj ulliri / gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim bukën në ujë. Ndërkohë pastrojmë mishin, e kalojmë në grirëse dhe e hedhim në një tas ku shtojmë vezën, qumështin, bukën, kripën e piperin. Formojmë biftekët dhe i skuqim në tigan sa të marrin ngjyrë. Ndërkohë përvëlojmë domatet, u heqim cipën dhe i presim në dy pjesë. Në çdo biftek vendosim gjysmë domate dhe sipër domateve pak djathë bebe të prerë në dy rripa. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e vendosim në furrë të ngadaltë, që djathi të shkrijë sipër domateve. Gjellën e shërbejmë të nxehtë duke vendosur biftekët në mes të pjatës dhe në anë bizelet dhe patatet e ziera në çast të spërkatura me gjalpë dhe kopër të grirë shumë hollë.