Pilaf me perime dhe mish pule / Super shije, super aroma nga zonja Albana

18 Korrik, 12:05

Pilaf me perime

Përbërësit:

  • 50 gr gjalpë/ margarinë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 gjokse pule
  • 1 spec të kuq
  • 1 spec jeshil
  • 300 gr oriz
  • 1 filxhan verë të kuqe
  • 1 ls spec i kuq pluhur
  • 2 ls domate pelte
  • 1 dorë bizele
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 litër lëng mishi
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim qepën e grirë imët, më pas shtojmë gjokset e pulës të prera në kubikë të vegjël dhe i skuqim nga të gjitha anët. Hedhim specat të prera gjithashtu në kubikë të vegjël. I kaurdisim për pak bashkë me to edhe orizin. E shuajmë më pas me verë të kuqe dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë specin e kuq pluhur, salcën e domates, rozmarinën të prerë imët, 2 filxhanë me lëngun e mishit të nxehtë dhe e lëmë të ziejë pa kapak në temperaturë të ulët. E trazojmë vazhdimisht duke hedhur pak nga pak lëngun që ka mbetur. Në minutat e fundit shtojmë bizelet, kripën dhe piperin. Fikim sobën, e lëmë rizoton të qëndrojë në nxehtësi për gati 10 minuta dhe më pas e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.