Pite me patëllxhanë pa petë në furrë, recetë super e shijshme nga zonja Albana

15 Korrik, 12:30

Pite me patëllxhanë pa petë

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lgj salcë domate
  • 250 gr domate pelte
  • 100-150 ml ujë
  • 150 gr miell
  • 15 gr pluhur pjekës
  • 100 ml vaj
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 300 gr kos
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ngrohim vajin, kaurdisim patëllxhanët të cilët i kemi prerë në kubikë dhe i kemi marinuar. Shtojmë qepën e grirë, hudhrën dhe salcën. Më pas shtojmë domatet dhe gjithë produktet e tjera pasi tiganin e largojmë nga zjarri. Shtrojmë një letër pjekje në tepsi, vendosim masën e përgatitur, e spërkasim me djathë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.