Sallatë e freskët në shtrat gaspaço / Super shije nga zonja Albana

15 Korrik, 12:41

Sallatë e freskët në shtrat gaspaço

Përbërësit:

Për gaspaçon:

  • 3 domate qershi
  • 2 speca të ëmbël
  • 1 kastravec
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 fetë buke
  • 4 kubikë akulli

Për sallatën:

  • 500 gr domate qershi
  • 1 qepë e njomë
  • 200 gr pjepër
  • 200 gr djathë feta
  • Mente, borzilok
  • Pak ullinj
  • Uthull molle
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

I kalojmë në blender produktet e gaspaços dhe i lëmë në frigorifer. Produktet e sallatës i presim në kubikë, i përziejmë mirë dhe i marinojmë me kripë, bimë aromatike, vaj ulliri dhe uthull. Servirjen e bëjmë duke vendosur në pjatancë shtratin e gaspaços dhe sipër sallatën.