• VIDEO

    Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Salianji në ‘5 Pyetjet’: Dëmton imazhin e Shqipërisë, e paraqet si vend i botës së tretë

    Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ me gazetarin Ilir Babaramo thotë se marrëveshja me Italinë për emigrantët dëmton imazhin e Shqipërisë. Salianji tha se e paraqet Shqipërinë si një vend të botës së tretë, pasi qëllimi kryesor i marrëveshjes është dekurajimi i emigrantëve me qëllim që të mos nisen drejt Italisë pasi do përfundojnë në një vend si Shqipëria.

     
  • VIDEO

    Kombëtarja prag Euro 2024/ Mirel Josa në Report Tv: Po grumbulluam 3 pikë, sukses i madh! Ernest Koçi: Do më pëlqente të shihja Hoxhën dhe Muçin

    Përgatijet e kombëtares kuqezi për Euro 2024 ishte diskutimi në Studio Live me trajnerin Mirel Josa dhe gazetarin Ernest Koçi.

  • VIDEO

    Ikën me tjetrën,lë gruan shtatzënë/I biri: Shkëmbehemi në qytet, nuk më njeh që jam i tij

    Një nënë e katër fëmijëve është dhunuar nga bashkëshorti i saj për vite me radhë. Edhe pse sot ata janë ndarë fizikisht, 40-vjeçarja nga qyteti i Shkodrës, Albina Guri përndiqet nga ai dhe po ashtu nuk pranon t’i jap divorcin. Vetëm 16-vjeç Albina martohet me shkuesi me Gjovalin Gurin. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për jetën kurrë nuk e kishte menduar se jeta e saj do të merrte një kthesë të errët. Pas ardhjes në jetë së dy fëmijëve të parë, Albina është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo i është drejtuar disa herë rajonit të policisë në Shkodër për të denoncuar të shoqin dhe pse më vonë i ka tërhequr ato. Nëna e katër fëmijëve tregon se ai ishte përdorues i alkoolit dhe të gjithë paratë e familjes i humbiste në bixhoz. 40-vjeçarja është tradhëtuar disa herë nga babai i fëmijëve dhe nga frika që kishte nga ai, nuk mundej të largohej. E gjendur pa asnjë rrugëdalje nga një martesë e kthyer në ferrin e jetës, ka tentuar edhe të lëndoj veten... Kur Albina ishte në muajin e 6-të shtatzanisë me fëmijën e tretë Gjovalini e braktis të shoqen së bashku me fëmijët. E vetme ajo kujdesej për të vegjëlit e saj dhe punonte për t’iu siguruar vaktin e bukës. Babai i fëmijëve kishte krijuar një tjetër familje dhe nuk u interesua kurrë për ata.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Qershor 2024 – Receta/ Lulet e blirit ‘arma’ më e fortë bimore për shëndetin

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me perime me beshamel/ Gjellë me perime dhe thjerrëza / Perime të skuqura me susam.

    Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Aromën dehëse të blirit do ta ndjeni pothuajse në çdo rrugë të qytetit. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell kryesisht gjatë muajit qershor. Lulet e blirit për shkak të përbërësve kimik të pasur me antioksidantë, flavonoide, tanine dhe acide organike kanë efekte terapeutike për një sërë sëmundjesh. Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë si të përdorim lulet e blirit në çajra të ndryshme për qetësimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.

  • VIDEO

    20.000€ për beben e tretë?! Të qeshurat në studio/ Ekspertja: Fjalë në ajër, plan elektoral

    Ekspertë dhe aktivistë diskutuan në Përballje lidhur me propozimin e Bashës dhe PD-së për të dhënë 20 mijë euro familjeve që lindin fëmijën e tretë.

  • VIDEO

    Koha e Luleve të Blirit/ Ilaç për shumë sëmundje, Ylli Merja tregon përdorimin

    Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Aromën dehëse të blirit do ta ndjeni pothuajse në çdo rrugë të qytetit. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell kryesisht gjatë muajit qershor. Lulet e blirit për shkak të përbërësve kimik të pasur me antioksidantë, flavonoide, tanine dhe acide organike kanë efekte terapeutike për një sërë sëmundjesh. Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë si të përdorim lulet e blirit në çajra të ndryshme për qetësimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.  

  • VIDEO

    Musaka me perime dhe beshamel, shumë shije nga zonja Albana

    Musaka me perime dhe beshamel

    Përbërësit:

    • 1 fk vaj ulliri
    • 2 qepë
    • 4 thelpinj hudhër
    • 500 gr mish i grirë
    • 3 domate
    • 2 patëllxhanë
    • 2 kunguj
    • 2 patate
    • 1 majë luge sheqer
    • 1 majë luge kanellë
    • Kripë, piper
    • Borzilok

    Beshameli:

    • 2 lgj gjalpë
    • 2 lgj miell
    • 4 gota qumësht
    • 250 gr djathë i grirë
    • Kripë, arrë myshk

    Përgatitja:

    Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë hudhrën dhe më pas mishin e grirë. Presim domatet në kubikë të qëruara nga lëkura. Shtojmë me domatet kanellën, kripën dhe piperin. I lemë të thithin lëngjet. Me thikë pastrojmë patëllxhanin nga lëkura një jo një po. I vendosim në ujë me kripë për 15 minuta, më pas i kullojmë, i presim në rondele dhe i skuqim. Në po atë yndyrë skuqim pak kungujt dhe patatet. Shtrojmë shtresën me patëllxhanë, më pas kungujt dhe kimën dhe ne fund patatet me kimë. Beshamelin e realizojmë në një tenxhere ku kaurdisim gjalpin me miellin. I shuajmë me qumësht dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, arrë myshk dhe djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius dhe e servirim pasi tava të jetë ftohur dhe mpiksur mirë.

  • VIDEO

    Perime të skuqura me susam nga zonja Albana

    Perime të skuqura me susam

    Përbërësit:

    • 3 lgj vaj kikiriku / luledielli
    • 1 lgj vaj susami
    • 12 thelpinj hudhër
    • 220 gr brokoli
    • 100 gr bishtaja
    • 200 gr giethe spinaqi
    • 6 qepë të njoma
    • 2 lgj salcë soje
    • 2 lgj verë orizi
    • 3 lgj ujë
    • 1 lgj fara susami

    Përgatitja:

    Ngrohim vajrat në një tigan të madh dhe kalojmë thelpinjtë e hudhrës për 30 sekonda. Shtojmë brokolin dhe e skuqim për 3 minuta. Hedhim bishtajat dhe i skuqim për 2 minuta, më pas shtojmë spinaqin, qepët e njoma dhe i skuqim për 2 minuta të tjera. Bashkojmë me masën salcën e sojës, verën e orizit, ujin dhe i gatuajmë për 3-4 minuta duke i përzier vazhdimisht. Hedhim perimet në një pjatë për servirje, i spērkatim me farat e pjekura të susamit dhe e shërbejmë menjëherë.

  • VIDEO

    Gjellë me perime dhe thjerrëza nga zonja Albana

    Gjellë me perime dhe thjerrëza

    Përbërësit:

    • 1 qepë mesatare
    • 10 rrënjë karafili
    • 225 gr thjerrëza
    • 1 gjethe dafine
    • 1.5 litra lëng perimesh
    • 2 presh
    • 2 patate
    • 2 karota
    • 3 kunguj të vegijël
    • 1 degë selino
    • 1 spec i kuq
    • 1 lgj lëng limoni
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ngrohim furrën në 180°C. Ngulim rrënjët e karafilit rreth qepës. Në një tavë të thellë për pjekje vendosim thjerrëzat, shtojmë qepën, gjethen e dafinës, lëngun e perimeve dhe i gatuajmë në furrë për 1 orë. Heqim tavën nga furra, nxjerrim qepën dhe largojmë rrënjët e karafilit. Presim qepën në copa dhe e hedhim sërish në tavë së bashku me preshin, patatet, karotat, kungujt, selinonë dhe specin. E përziejmë mirë, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë në furrë të piqet. Heqim gjethen e dafinës, spërkatim gjellën me lëngun e limonit dhe e shërbejmë të ngrohtë.

  • VIDEO

    Report TV - 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 3 qershor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga dueli i Edi Ramës me gazetarin e Rai 3 te qeveria konsulencë nga SHBA për anti-korrupsionin e deri tek Kryemadhi jep mesazh të koduar.

  • VIDEO

    Esencë - Ja çfarë më thonin turistët e huaj kur vinin në Shqipëri! Bujar Lybesha (02.06.2024)

    Çuditë e turistëve të huaj në Shqipërinë moniste! Ja si i shoqëroja dhe çfarë më thonin ata shpesh. Histori të çuditshme tustësh në Shqipërinë e ngujuar në diktaturë! Përshtypje, kujtime, biseda dhe debate! I ftuar në Esencë Bujar Lybesha, ish udhërrëfyes i Albturist i cili flet për herë të pare për këtë çështje. Esencë, çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv në orën 21:00.

  • VIDEO

    Veri Jug - Puna në vreshtat e Baldushkut

     

    Hamdi Shabani, agronom I vjetër, tregon të gjitha sekretet e punës për mbajtjen e vreshtave të rrushit në prodhimtari të lartë. Nga krasitja e hershme, deri tek kujdesi për spërkatjen e hardhive për t’I shpëtuar vreshtat nga sëmundja e vrugut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv