Gjellë e freskët vere nga zonja Albana

20 Maj, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2024-05-20 13:35:07

Gjellë e freskët vere

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 kungulleshkë
  • 2 patate
  • 2 speca jeshil
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj vaj
  • 200 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 2 lgj kos
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën që e kemi grirë hollë në vaj, shtojmë hudhrën dhe patatet e prera në kubikë. Më pas shtojmë kungulleshkat dhe pas një kaurdisje të mirë shtojmë specat duke rregulluar dhe shijen me kripë e piper. Mbas kaurdisjes shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë pak. Në fund rrahim një vezë me pak kos dhe ia shtojmë gatimit dhe e lëmë derisa të mpikset pak