Tavë me lulelakër plot shije nga zonja Albana

10 Maj, 11:24

Tavë me lulelakër dhe misër

Përbërësit:

  • 1 lulelakër e ndarë në lule
  • 2 lgj vaj luledielli
  • 25 gr miell
  • 350 ml qumësht
  • 320 gr misër
  • 2 lgj majdanoz i grirë
  • 1 lk trumzë e grirë
  • 140 gr djathë i grirë
  • Kripë, piper

Shtresa e sipërme:

  • 55 gr miell
  • 25 gr gjalpë
  • 25 gr tërshërë
  • 25 gr bajame të grira

Përgatitja:

Në një enë me ujë të kripur e të vluar ziejmë lulelakrën për 5 minuta, më pas e kullojmë mirë dhe ruajmë ujin e zierjes. Ngrohim vajin në një tigan, shtojmë miellin dhe e skuqim për 1 minutë duke e përzier vazhdimisht. Heqim tiganin nga zjarri dhe shtojmë pak nga pak (150 ml) nga uji i zierjes së lulelakrës. E vendosim sërish tiganin në zjarr dhe gatuajmë salcën duke e përzier për 3 minuta, derisa të fitojë dendësi. E largojmë nga soba dhe shtojmë misrat, majdanozin, trumzën, gjysmën e djathit, kripën dhe piperin. E trazojmë mirë, në fund shtojmë lulelakrën dhe e hedhim masën në një tavë për pjekje. Përgatisim shtresën e sipërme duke përzier në një enë pak miell dhe gjalpë. E punojmë me duar derisa të fitojmë një masë homogjene, shtojmë tërshërën, bajamet dhe pjesën e mbetur të djathit. E  vendosim në tavë, e hapim mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të ngrohur në 190°C për 30 minuta.